Ardian Bitraj harxhoi 2 miliardë lekë në lloto?

December 15, 2014 19:26

Ardian Bitraj harxhoi 2 miliardë lekë në lloto?

I akuzuari për vjedhjen e Bankës se Shqipërisë, Ardian Bitraj, dyshohet se ka lene ne lloto sportive deri ne 2 miliard leke te vjetra, ndërkohë që shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është vetëm 713 milion.

Kjo shumë nebdihet se është harxhuar gjate kohës kur po zhvillohej Kampionati Botëror i futbollit.

Ky është përfundimi në të cilin ka dale prokuroria lidhur me destinacionin kryesor te parave te vjedhura nga thesari i Bankës se Shqipërisë, raporton Vizion Plus.

Pra, nje pike e erret për akuzën, është shuma e vërtete e parave të vjedhura, per te cilen prej nje muaji po punojnë 3 eksperte te caktuar nga prokuroria.

Ata pritet te dorëzojnë raportin përfundimtar qe do t’i japë fund edhe hetimeve per vjedhjen ne banke.

Ndërkohë, mësohet se te akuzuar direkt për vjedhjen, duke rrezikuar dënime te renda do te jene Ardian Bitraj, nipi i tij Kleves Bejtja si dhe Mimoza Bruzia.

Ndërsa ish-guvernatori Ardian Fullani do te shkoje më vete para bankës se te akuzuarve, vetëm per akuzën e shpërdorimit te detyrës.

Prokuroria ka marre te pandehur për ngjarjen, 15 persona për 10 prej te cilëve nje jave me pare u kërkua dënimi me 55 vite burg, ndërkohë qe pese te tjerë do te gjykohen me vete.

December 15, 2014 19:26
Komento

2 Komente

  1. SuloKapedani December 15, 20:15

    Po pronari i kazinos çfaŕe ka bere me keto para kur dihet qè per shuma tè medha duhet tè njoftojè policine.Edhe ai di shume per tè folur pèr kète problem.

    Reply to this comment
  2. plaku i mocem December 16, 13:04

    Si tatim fitimit te pakten 10% te kesaj shume duhet te derdhej ne buxhet,pra rreth 20 miljon leke te reja,vetem per muajin e kampinatit.Mirpo valle e pranojne ata te llotove kete “perfundim” te prokuroreve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*