Djali i Remzi Hoxhës: Informacionin që babai njihte detajet e takimeve sekrete, Berishës ia dha Pjetër Arbnori

May 1, 2015 12:40

Djali i Remzi Hoxhës: Informacionin që babai njihte detajet e takimeve sekrete, Berishës ia dha Pjetër Arbnori

DITA po sjellë sot një intervistë me djalin e Remzi Hoxhës, shqiptaro-maqedonasin që u rrëmbye nga drejtuesit e SHIK-ut në Tiranë më 1995 dhe më tej u zhduk pa asnjë gjurmë për të fshehur provat.

Intervistë është bërë katër vite më parë pas zhdukjes së çuditshme të një prej të akuzuarve (Kumbaros) që deri në atë kohë ishte në duart e drejtësisë britanike.

Ardiani pohon lidhjen e “pafajshme” të të ndjerit Pjetër Arbnori që duke shfrytëzuar miqësinë me Remzi Hoxhën i servir informacionin Berishës se Remziu dinte detajet e takimeve me Gligorovin e Maqedonisë dhe Arkanin e Serbisë.

Zoti Ardian, si e shikoni sjelljen e fundit të autoriteteve britanike të drejtësisë me çështjen “Kumbaro”. Përse nuk iu vendos një çip përgjues në këmbë, siç veprohet me të tjerët?

Në fakt çipi i ishte vendosur atij fillimisht, por më vonë si duket ia kanë hequr ketë çip dhe për këtë jemi duke hulumtuar se si ka ndodhur. Ky veprim duket si një veprim i qëllimshëm dhe amator, duke pasur parasysh sa i ndjeshëm është rasti. Ne mendojmë se autoritetet britanike qëllimisht kanë ndihmuar ikjen e Ilir Kumbaros për arsye që ende nuk i dimë, të cilat mund të jenë të shumta, dhe nëse ata duan ta dëshmojnë të kundërtën ata duhet ta arrestojnë Ilir Kumbaron dhe ai të sillet para drejtësisë. Nuk janë aq naive dhe amatore institucionet e Britanisë së Madhe, të një shteti që është model për të gjitha vendet e botës.

A keni kontaktuar me autoritetet e këtij vendi për të marrë sqarime rreth këtij skandali nëse mund ta quajmë kështu dhe çfarë ju kanë thënë ?

Ende nuk kemi kontaktuar me ta zyrtarisht, përveç se jemi njoftuar nga mediat. Jemi duke u angazhuar në këtë drejtim dhe do ta zbardhim të gjithë këtë deri në fund. Nuk është e mundshme të bëhen lëshime të këtilla pa qëllim. Ky do të jetë ndër skandalet më të mëdha që autoritetet britanike janë involvuar kohëve të fundit.

A mendoni se dhe Gjykata e Lartë vonoi zbardhjen e vendimit për ekstradim me qëllim që t’i jepte kohë avokatit mbrojtës të lironte nga disa kushte Kumbaron dhe më tej gjykatën që ai të arratisej?

Më në fund u dëshmua se Gjykata e Lartë qëllimisht e kishte zvarritur zyrtarizimin e vendimit të datës 14 tetor, 2011, ku mbeti në fuqi masa e “arrestit me burg” për Ilir Kumbaron për më tepër se 1 muaj, duke qenë e precizuar me ligj që çdo vendim i gjykatës duhet bërë zyrtar brenda 2 javësh. E kam thënë edhe më herët që Drejtësia në Shqipëri ndikohet shumë nga klanet mafioze shtetërore, dhe kjo edhe një herë e dëshmon këtë.

Artikuj të shtypit britanik mbi lirimin dhe zhdukjen e Ilir Kumbaros

Artikuj të shtypit britanik mbi lirimin dhe zhdukjen e Ilir Kumbaros

A keni informacion nëse Kumbaro ka dalë nga Britania e Madhe dhe çfarë mendoni për gjetjen dhe kapjen e tij në të ardhmen? A do të ketë ndonjë përgjegjës për këtë skandal?

Nuk kemi informacion nëse ai ka dalë nga Britania e Madhe apo jo, por jam i bindur se Shërbimet Sekrete të Britanisë së Madhe e kanë këtë informacion. Është e pamundur që gjithçka që ndodhi të kalojë aq lehtë dhe aq naivisht. Sidoqoftë, përgjegjësinë për këtë e merr Policia e Londrës dhe Gjykata, me të cilat normalisht se do të merremi në të ardhmen e afërt.

Familja juaj dhe ju vetë vazhdimisht keni hetuar rreth fatit të të dashurit tuaj, babait, bashkëshortit, vëllait, Remzi Hoxha. Deri ku keni arritur me gjurmët e ndjekura? Po për kërkimet rreth trupit, që mund të ishte dhe një provë e fortë ndaj autoriteteve të asaj kohe?

Ne kemi hetuar vazhdimisht, qysh nga dita e parë dhe të gjitha faktet tregojnë se babai im, Remziu, është torturuar aq shumë sa që në javën e parë ka vdekur nga torturat, që fillimisht mund të mos ketë qenë qëllimi i kriminelëve të SHIK-ut të asaj kohe. Më pas, nuk kanë ditur se çfarë të bëjnë janë munduar t’i humbin gjurmët dhe e kanë zvarritur të gjithë këtë proces me mënyrat e veta, dhe tash mbas 16 viteve, kur pretendojmë të kemi demokraci dhe të përgatitemi të hyjmë në Europë, shihni se si vepron shteti kriminel dhe drejtësia e vendit.

Kush mendoni se ka dhënë urdhrin e rrëmbimit të babait tuaj?. Përse ai u mor me forcë në atë mënyrë?. Në atë kohë u hodhën pista se babai juaj biznesmen bënte punë antikombëtare ndaj dhe u mor për verifikim… Si është e vërteta?

Urdhri për zhdukjen e babait tim ka ardhur nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë të asaj kohe, dhe e gjithë kjo u bë që të mos dalin në publik bizneset sekrete në mes udhëheqësve të lartë shtetëror të Shqipërisë dhe atyre të Serbisë, që më vonë i bëri publike edhe ish-kryetari i Malit të Zi, siç ishin furnizimet me naftë, armatim, etj.

Çfarë mbani mend nga ajo ngjarje e 16 viteve më parë?

ID e falsifikuar e Kumbaros

ID e falsifikuar e Kumbaros

Për disa vite ishim të hutuar fare, sepse nuk dinim se çfarë është duke ndodhur. Me kalimin e viteve i kuptuam të gjitha dhe i verifikuam ato. Është me të vërtetë e rëndë të kujtoj ato momente sepse më rikujtojnë të gjithë atë “film” rrënqethës. Nuk di se si mund të përshkruhet ndjenja kur një fëmije i zhduket babai dhe nuk dihet për vite për fatin e tij. Le ta imagjinojë secili për veten e tyre. Çfarë do të ndjenit? Ka shumë pak gjëra në jetë më të rënda se kjo.

Si u vendos familja juaj në Tiranë pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990. A keni jetuar në ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë?

Ne erdhëm në Tiranë, duke u larguar nga regjimi serb dhe shërbimet sekrete që ishin të shtrira edhe në Maqedoni. Ne erdhëm në mëmëdhe për të filluar një jetë të re, ku do të jetonim të gjithë së bashku dhe në liri, duke mos i përjetuar më dhunat që kishim nga Serbët, deri tek shpërthimi me bombë në oborr të shtëpisë.

Gjatë kësaj kohe, a keni pasur kërcënime direkte apo indirekte, teksa kërkoni drejtësi?

Nuk kemi pasur kërcënime direkte apo indirekte nga askush. Ne jemi familje shumë e madhe dhe mjaftë e fuqishme dhe nuk na ndal dot asnjë kërcënim. Për më shumë, ne jemi duke kërkuar për fatin e jetës së më të afërmit tonë dhe nuk ka asnjë forcë që mund të na ndalojë për të gjetur drejtësinë për fatin e babait tim.

Si mendoni, përse është zhdukur në këtë mënyrë babai juaj? U torturua për informacionet që kishte, apo kishte zbuluar ndonjë skandal qeveritar të madh?

Çfarë do të kishte skandal më të madh se Sali Berisha duke i shitur naftë dhe armatim Sllobodan Millosheviçit, ose takimit të Bashkim Gazidedes me Arkanin? Dhe e gjithë kjo kur në Kosovë po persekutoheshin me mijëra shqiptarë. Këto informata i shkuan Sali Berishës përmes Pjetër Arbnorit, që ishte mik shumë i mirë i babait tim, dhe zyrës së LDK-së në Kosovë, të cilën e kishin njoftuar për këto takime. Një lajm i tillë për publikun në Shqipëri do të rrezikonte pafund karrierën politike të udhëheqësve të asaj kohe.

Sefgjini, i cili bashkë me Kumbaron dyshohet se kanë torturuar Hoxhën

Sefgjini, i cili bashkë me Kumbaron dyshohet se kanë torturuar Hoxhën

Nëse po, për çfarë bëhet fjalë. Pasi në media gjatë këtyre viteve është folur për një takim të ish famëkeqit që shfaroste kosovarët, Arkanit, me ish-presidentin Sali Berisha dhe të ndjerin Gazidede në Shkodër. A është e vërtetë?

Është e vërtetë. Takimi i Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin kishte ndodhur më 30 maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, kurse takimi i Bashkim Gazidedes me Arkanin ka ndodhur në vitin 1995, në Shkodër.

A mund ta mbyllë qeveria shqiptare këtë skandal duke e zvarritur, me fshehje të Kumbaros, deri në këto vdekje misterioze apo sëmundje te personazheve te dyshuar në rrëmbimin e babait tuaj? Apo më në fund do të vendoset drejtësia?

Unë mendoj se kjo është politika të cilën është duke e ndjekur qeveria shqiptare, siç kishte ndodhur edhe me Bashkim Gazideden, për të cilin mendoj se “i është shpejtuar vdekja”, dhe ka tentime që të shtyhet sa më shumë verdikti i fundit. Sidoqoftë, unë megjithatë shpresoj që ata burra dhe gra që ndjejnë se kanë dinjitet dhe që nuk duan të trashëgojnë një shtet dhe ardhmëri të këtillë për fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, të punojnë në zbardhjen e këtij rasti dhe të çojnë drejtësinë në vend.

A keni ndonjë mesazh për qytetarët shqiptarë, drejtësinë, autoritetet dhe institucionet?

Unë apeloj tek të gjithë njerëzit që mund të kontribuojnë në zbardhjen e rastit të babait tim, në çfarëdo mënyre, sado e vogël të jetë, që të japin kontributin e tyre për zbardhjen e të vërtetës dhe në gjetjen e trupit të babait tim. Nëse nuk veprojmë tani, një gjë e tillë mund t’i ndodh secilit nga ju, dhe fëmijët apo nipërit e mbesat tuaja të kenë të njëjtin fat të cilin e kisha unë dhe familja ime. Gjeni pak guxim dhe veproni, sepse vetëm në këtë mënyrë do të luftojmë kriminelët dhe krimin i cili e pengon shumë zhvillimin e vendit dhe standardin jetësor të çdo qytetari. Janë mbi 16 vite, nga 365 ditë, që jetojmë me dhembje të jashtëzakonshme. Vetëm mendoni se si do ta përjetonit ju në rast se juve ju kishte ndodhur një gjë e tillë dhe do ta kuptonit sado pak se si ndihemi ne.

 

*************

Intervistë e botuar online te ama-news.al, më 13 dhjetor 2011

May 1, 2015 12:40
Komento

38 Komente

  1. robert May 1, 14:22

    Or ti djali i Remziut e di qe te ndjerit Remzi i dridhen koskat edhe pas vrasjes makabre qe i beri Saliu me shikun e Gazidedes me denglat e tua qe derdellis vazhdimisht neper Gazeta dhe kudo ? A ke pak gjak Shqiptari ti ? Saliu rron dhe kakaris , femijet e tij rrojne dhe kakarisin kurse ti derdellis mer hakun e babait mor idiot etehere do prehet i qete Remziu i shkrete .me beso i gjithe populli do jete me ty do jete per te miren e kombit njelloj si vrasja e Esat Pashe Toptanit .

    Reply to this comment
    • askushi May 1, 17:40

      Ja Roberti,tipik idiot qe i fryn zjarrit duke bere sehir nga pc,cfare pretendon ti o rrote,te ngrihet ky te vrasi salen e ti thote jetes se tij ik pirdhu?cna gjeti me kta teveqelet,ngrihu ti o Robert e beje po ke bole,se kti i ka vrare baban,ty te ka vrare te ardhmen,dhe do te kendojme dhe kenge trimash mo deshe mè mbas.ik o rrote mulliri

      Reply to this comment
      • robert May 1, 18:35

        Askush analfabeti po te me kishte vrare mua Sala ndonje te familjes do e shuanja si familje sa per te ardhmen time Sala me rruan trapin se jame aq i zoti sa ta siguroj te ardhmen e familjes time . Po e perseris se do ishte hero i Shqiperise se do qeronte nje hale nga kurizi i ketij populli .Ai e ka nje shkak ……..

        Reply to this comment
      • ivani i madh May 1, 18:41

        Atëherë mos derdellite kot jo jemi fis i madh jo pordhe me rigon ne po e mbështetim moralisht se me këtë drejtësi ske për ta gjetur varin e titeti kurë.Dhe ti threse mendjes si malësor që është se gomarin e nxjer i zoti nga balta .Po ky do jetë ndonjë qullash e frikaman dhe pret te bjerë drejtësia nga qelli.

        Reply to this comment
    • Aqifi May 1, 18:45

      Redaksia! Hiqini keto komente hajdaresh se do t’i hapni pune vetes…

      Reply to this comment
    • Rust emi May 1, 21:12

      Fis i mash dhe gjelle me patate…..

      Une nuk e imagjinoj te kem nje nje fat te tille. Por edhe qe te kalojne 16 vite dhe me nga 365 dite dhe gjith ajo familje e madhe dhe e fuqishme te jetoj me duar kryq as qe mund ta mendoja.

      Burr ishte fatmir haklaj dhe jo ju spurdhjaker qe edhe pas 16 vjetesh i luteni publikut qe te kete meshire dhe te vertetoje vrasjen e babait tuaj kur dihet qe ata qe e vrane.

      Familje e fuqishme ishte familja e haklajve, ju jeni kope e madhe delesh, se ai qe do ta coje drejtesine ne vend nuk pret qe kete pune ta bejene ata qe bene padrejtesine.

      Reply to this comment
  2. Prec Ulaj May 1, 14:28

    Pse nuk e merrni edhe ju Sefgjinin dhe i beni te njejten gje qe i bene babait?
    Te shikojme do tregoj apo jo. Ne disa momente duhet treguar edhe forca, me keta ndyresira qe marrin jete njerezish pa faj.

    Reply to this comment
    • Toni May 1, 16:05

      Po pse vetem sefgjni ke akoma shikun famekeq te famkeqit gazidede sot qe eshte visho lika-ajazi ka qene krahu djatht i kermes gazidede,sefgjini-kumbaro-visho lika-ajazi kane qene dhe jane dora e zeze e filoserbit sali ram berisha…

      Reply to this comment
  3. Kol Bali May 1, 15:13

    O djali i nderuar i Remziut asgje nuk behet pa OK Anglise https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww she te Amerikes

    Reply to this comment
  4. lili May 1, 16:13

    Ndoshta ai’anglezi’ qe ishte n’ate takim sipas Izetit di ma shume edhe ka ndikuar ne ‘ikjen’ e kumbaros!Ambasada britanike ka ndoshta dicka me thane per kete rast apo edhe ajo do’dekriminalizimin’e politikes shqiptare duke ndihmuar kriminelet?…
    Ose kur sherbimte e fsheta ladrojne si te duan ne shqiperi…

    Reply to this comment
  5. e verteta May 1, 16:42

    Ketij djalit te Remziut, qe here pas here na del ne kete gazete, dua ti them nje te vertet rreth babait, remziut……babai yte ishte nje pronar i nje dyqani apo punishte alumini dhe bente kontrabande me doganieret e atyehereshme duke u dhen nga 100$ per kamijonin qe binte….kur ja u ndali parat ata e gjobiten dhe ky u largua nga dursi dhe erdhi ne tirane….atje u kontatua me njerez te UDBs por jo vetem, edhe me greket por edhe me ata te matan antllatikut, keshtu qe per disa dollare me shume, u be spiun i te gjitheve qe e paguanin, kur u muar veshte mire kjo pune qe bente babai yte, dhe pasi kishte marre shume njerez me qafe te cilet u bene armiqte e tija, atehere me i fuqishmi i ketyre sherbimeve, e terhoqi dhe deri ne Bari eshte pare i shoqeruar nga disa persona ku kishte edhe me ngjyre……pra ti djale i mbare kerkojua ketyre babain dhe leri pordhet kur thua se Pjeter Arbnori ishte miku i babait tende se nuk ja vinte ne pordhe ai babait tende….babai yte ishte nje spiun i te gjitheve qe e paguanin dhe nuk i dhimbsej askush qe i bente varrin per disa dollare……ke byth, kerkojua amerikaneve dhe mos u bjer ne qafe shqipove….e kupton tani perse nuk ka ardhur Kumbaro apo qe Sefgjini u lirua nga akuzat tuaja absurde….apo edhe ju e beni kete pune per disa dollare…..

    Reply to this comment
    • Linda May 1, 22:25

      ” e verteta”
      Kush ta ka treguar kete history????
      Se na cuditet me keto hipoteza Te Gazidedes & Co.

      Reply to this comment
      • e verteta May 2, 07:57

        injorantet dhe militantet gjithmon habiten sepse vete nuk dine gje por nuk vene as trurin ne pune te aresyetojne ate qe u thone te tjeret…..

        Reply to this comment
    • hakif May 3, 02:39

      ,,E verteta,,Une kam mendim se ti munde te jeshe i perzier direkt ne vrasjen e Remziut.

      Reply to this comment
      • e verteta May 3, 12:04

        Akif, po une jam i perzier ne kete, qe ju po e beni ngjarje bashke me kete pinjollin e nje spiuni te te gjitheve, mjaftoi ti jepnin disa dollare, por jo ne vrasjen e tije sepse ne teritoret shqiptare ai nuk eshte vrare dhe une ju them se deri ne Bari te Italise ka dale nen shoqerim te sigurte, me andej nuk di cfar ka ndodhur edhe per aresyen se ky njeri kishte shume gjynahe…..

        Reply to this comment
  6. ? May 1, 17:06

    Ja fut kot ne fakt se babai yt rrinte gjithe diten me nje person me mbiemer krasniqi dhe me ali spahine. Asnje nga palet nuk ishte e paperlyer me sherbimet serbe ne kete histori dhe….hengren njeri-tjetrin

    Reply to this comment
  7. politika shqiptare May 1, 17:14

    OR MIK,,, DIHET QE BABAIN TE KA VRARE BERISHA ME KLANIN E TIJ,,,, MOS SHPRESO NGA PROKURORIA SHQIPTARE DHE GJYKATAT,,, RESPEKTO KANUNIN,,, NDRYSHE MBYDHE KAPITULLIN SI SHUM. NENA, VELLEZER, E BIJ SHQIPTARWE,,, QE JU JANE VRATE TE AFERMIT E TYRE. NGA MOSTRA SALI,,,, NE SHQIPERI NUK KA DREJTESI,, E KUPTOJ DHIMBEJEN TENDE,,,, POR????????!!!!!!??????!!!!!TE TJERAT KUPTOJ VETE

    Reply to this comment
  8. agostin May 1, 17:15

    (E verteta.)Ti dukesh qarte nga shpirteligesia qe demostron kunder nje te pafajshmi,se je nga pjestaret e turmave agresive te felliqesires Gazidede.Ti, dhe felliqesira si ti ,jane pjelle e njerezve pa moral e dinjitet.Felliqesira si tipi juaj, dhe islamikut fanatik Gazidede e Berisha jane jashteqitja e shqiptareve.

    Reply to this comment
    • e verteta May 1, 18:12

      Agostin, une te prura disa fakte, ti po pate fakte per te kunderten, thuaji dhe jo te shpalosesh fjalorin tende prej budalli dhe horri……ta dish ti se sa njerez ka mare me qafe ky fare soi dhe kujt i ka sherbyer, por kujt ja them ti je bidalle dhe tru shpelare……..nuk kupton ajo koka jote perse nuk e pruri anglia Kumbaron, per syte e bukur apo se e ndaloi ai miku i madhe, amerikan….por ta thashe ti dhe disa te tjere ketu jeni pa tru dhe njerezit pa tru jane si cop mishi me dy sy…..

      Reply to this comment
  9. Emigrant SHBA May 1, 17:22

    Prandaj Saliu u prish perfundimisht me Pjetrin dhe nuk i shkoi as ne varim?

    Reply to this comment
  10. Emigrant May 1, 17:27

    Per mua tre persona jane pergjegjes per vrasjen e Remzi Hoxhes Sali Berisha eshte urdheruesi ndersa ekzekutoret jane Gazidede dhe Arben Zefgjini gjithe te jteret duke perfshire edhe Kumbaron jane thjesht persona qe kane qene ne vendin dhe ne kohen e gabuar.

    Reply to this comment
  11. Dardan May 1, 17:28

    Pusho or cun, pusho se nuk mund te degjohesh kaq gjate me ankesat per babane tend, Ne je djale i babes tend, qepe gojen, cohu mos rri ne vend, shko, gjeje ate qe kerkon dhe kerkoji llogari deri ne elektronin e fundit te atomeve dhe molekulave te gjakut. Ne se nuk e ben dot, hesht nje here e mire! Nuk e shikon ti se cfar perbindesah te ndyre ke perpara?

    Reply to this comment
  12. leshi May 1, 17:43

    ca mut djali je e ti kush ta ka vrar baban dhe rri si legen

    Reply to this comment
  13. SADIJA May 1, 18:00

    NE SE KE PAK GJAK COU RIPI SI KECA KETO DY BAJGA QE KAN NGELUR SALI BERISHEN DHE SEFGJININ BEJ QE MOS TI NJOHIN FEMIJET E TYRE PLERAT E MUTIT QE KAN NDYR SHQIPRIN

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi May 1, 18:27

      Në një mendje me shumë ide të komentuesve por,mua më shqetëson një tjetër gjë,- gjaku i asnjë patrioti shqiptar nuk duhet të humbasë dhe duhet gjetur një mënyrë që familjes së Remzi Hoxhës t’i lidhet një pension për merita patriotike nga shteti shqiptar ose në bashkëpunim me shtetin e tij të origjinës ose,ose me shoqatat patriotike kudo ku janë! Një patriot kurrë nuk duhet harruar! Kurrë nuk duhet t’i humbasin meritat dhe mirënjohja nga historia! Në të kundërtën ky vënd do të sundohet nga morali i antipatriotëve dhe i atyre që i kanë futur Remziut dhe Çështjes Shqiptare thikën pas shpine! Tung!

      Reply to this comment
  14. Nona nga Tirana May 1, 18:13

    Ata qe e nxisin djalin e te ndierit Remzi ,per te marr hakun sipas kanunit,bejne gabimin me te madh ,dhe pse jo, duan ndoshta te nxierin geshtenjat me doren e tjetrit. JO. Po keshtu edhe komenruesi ” e verteta’ ne raste se ka fakte t’i botoi .ashtu si ka botuar nepermjet intervistave Izet haxhia e te tjeere. Lerii I nderuar “E verteta ” fjale pa fakte . Thenie per ko ntrabande me dogat eshte qesharake,pasi nuk te zhdukte Saliu per kontrabande,pasi ajo kontrabande e pasuroi. E shumta do t’i vinte nje gjobe. POr I dashur djale I te ndierit. mblidhi te gjitha intervistat e personave , dhe te atyre qe ndoshta te kane vene ne dieni.dhe hidhe ne gjyq Sali Berishen ,e zbatuesit te urdherit te saliut. PO nuk pate besim te gjykata shqiptare,e jam e bindur se nuk ke ,drejtohu Strazburgut. Ne qoftese nuk ke te ardhura kerko ndimen e popullit Shqiptare edhe ne diaspora e ndoshta kam besimin e plote qe do te ndihmojne. Kjo eshte rruga me e drejte.. Te dy versionet e dhena per zhdukjen e babait tuaj qendrojne,po ajo e para edhja ne det mund te jete me e sakta……,duke u nisur nga fakti qe ngjarja ka ndodhur afer detit……………………

    Reply to this comment
  15. fteri May 1, 18:19

    *****per 24 ore S.B e gjene trupin e te ndjerit Remzi Hoxha ,DUHET TE FUTET NE HETUESI ME TORTURE dhe tregon te verteten .Kjo eshte e vetmmja rruge,dhuna me dhune ,plumbi me plumbe,kjo eshte jeta dhe shteti brumi qe gatoi S.B.dhe vazhdon tani ,ky sistem I kalbur I prokurorve dhe gjykatsve rrine sehirgji ,keta jane sadista te mdha ndaj vuajtjeve te djalit dhe familjes se RR.Hoxhes.Sa per ato komente prej idjotesh ose bashkepuntoresh ne krim ,duke baltosur figuren e te ndjerit RR.Hoxha ,se ai eshte marre me abuzime ,kjo nuk justifikon ne asnje menyre vrasjen dhe zhdukjen e trupit ,vetem Hitleri mund ta kete bere e jo sistemi I qeverisjes S.Berishes.S.Berisha duhet te nderhyje me gjitha forcat te pastroi veten e tije nga ky krim makaber,kjo akuza Rendon gjithe shoqrine dhe mjedisin ku jetojme si shqiptar.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  16. korabi May 1, 18:53

    Ky djali i te ndjerit Remzi,rri erri e jep intervista,athue se do te marre ca honorare.Mor bir,merru me gjtjen e kockave te babait,e jo me pallavra.Sa here qe intervistohes,thua do merremi me kete ,do merremi me ate,etj,etj.Ti mor voc thua(po te citoj):” Ne jemi familje shumë e madhe dhe mjaftë e fuqishme dhe nuk na ndal dot asnjë kërcënim. Për më shumë, ne jemi duke kërkuar për fatin e jetës së më të afërmit tonë dhe nuk ka asnjë forcë që mund të na ndalojë për të gjetur drejtësinë për fatin e babait tim.” Kesaj i thone te shesesh pordhe.20 vjet qe babai yt eshte zhdukur,dhe dihet shume mire se kush e ka zhdukur,e ti fryhesh maje plehut.Si me kanun,si me ligj,haku merret tek dhenesi i urdherit dhe jo te doresi(i paguari).Kjo qe po te them nuk eshte thirrje per padrejtesi ,por gje drejtesine per baban tend,e mos o merr me hajgare

    Reply to this comment
  17. agostin May 1, 20:14

    (E verteta)! Une nuk e njohe fare kushe ishte i ndjeri Remzi Hoxha, por une di shume mire poshtersite ,dhe krimet e kelyshit te arabeve Gazidede me shoke si ti .Meqense Ai i ndjeri ,paska marre ne qafe shume njerez,atehere perse plehrat si Gazidede me shoke ,si perfaqesues te shtetit shqiptare ,nuke e nxoren para drejtesise dhe ti jepenin denimin e merituar,por si te pa bese, dhe si kriminela te nje shteti mafjoze ,e vrane ,dhe zhduken dhe kufomen. Keto jane veprimet e mafjozeve, qe duhet te shqetesojne shoqerine e civilizuar ,por jo injorantat dhe kriminelat si ti.

    Reply to this comment
    • e verteta May 1, 20:45

      Agostin, ti akoma vazhdon ne te njejten linje, e vrane etj……ta thashe, e moren me te fuqishmit e botes qe nuk i kundershton njeri……ti akoma……ai ka shume krime mbi vehte dhe kishte shume llogari per te dhene dhe kete patjeter qe do tja jepte atyre matan atllantikut dhe keta tanet nuk kishinkellqe ta mbanin….ai munde te jete akoma i gjalle dhe si te gjithe kosovaret apo maqedonasit, martohen atje ku jetojne……lereni kete djale te qete se edhe ky nen ate dardhe do te bjere….

      Reply to this comment
  18. Ibrahim Kelmendi May 1, 20:53

    Një histori që ndoshta relakson “robertin”.

    Në një fshat malor në Rreth të Ferizajt në Kosovë, i quajtur Jezercë, para rreth 100 viteve mbretëria serbe filloi të ndërtonte kishë, edhe pse në atë krahinë nuk jetonte asnjë besimtar ortodoks.
    Një mbrëmje, mbledhur në një odë të njërit nga malësoret, kryeplaku i fshatit ofshau:
    – Si nuk ka qëlluar një djalë nane, që vret kryemjeshtrin që po ndërton këtë kishë, që të ndërpritet ndërtimi i saj?
    Të nesërmen djali i atij kryeplaku vret kryemjeshtrin. Sapo informohet kryeplaku, i bërtet djalit:
    – Përse e ke vrarë kryemjeshtrin, je i vetëdijshëm se ke rrezikuar gjithë familjen?
    Djali ia kthen:
    – A nuk the ti mbrëmë, si nuk ka qëlluar një djalë nane që ta vriste?
    – Po, ashtu thash, por mendova për një djalë tjetër dhe nuk të kisha parasysh ty, për të rrezikuar ty dhe gjithë familjen…
    Tani, nëse ndokush shkon për vizitë në atë fshat, do të shoh vetëm themelet e kishës.

    Reply to this comment
  19. niazi May 1, 21:15

    I LEXOVA TE GJITHA KOMENTET ….DO TE JAP EDHE UNE MENDIMIN TIM….I THEM ARDIANIT DJALIT TE TE NDJERIT….ESHTE KOHA PER TE MARE HAK PO TE DREJTOHEM SI PRIND….BESOJ SE SKENA DHE E VERTETA TASHME ESHTE MARE VESH DHE KUSH JANE AUTORET DHE EKZEKUTORET E BABAIT TEND…MOSHA E TIJ E RE KORESPONDON ME MOSHEN E DJALIT TE MONSTRES SALI DHE MONSTRES GAZIDEDE….LE TA PROVOJE SALI MONSTRA SEC DO TE THOTE TE VRASESH JO VETEM BABAIN TEND POR DHE SHUME BABALLARE TE TJERE…MOS U MER ME SHERBETORET POR ME AURTORET…DHE ATA SHESIN BREKE NEPER BUTIQE…APO AI I MONSTRES GAZIDEDE QE ESHTE EDHE NE PD E SOTME….

    Reply to this comment
  20. caci May 2, 07:14

    Komentet nga me te ndryshmet kane ne vetvete ide per veprime praktike te djalit te viktimes R. Hoxha. Si kjo ngjarje, e rrende per familjen Hoxha, jane dhe shume ngjarje te tjera ne Shqiperi, vdekje aksidentale, te papritura, si pushim zemre, aksidente automobilistike apo dhe ceremoni mortore te shpejtuara, per te mbuluar veprimet kriminale. Keto pa dyshim jane nji arsye me shume per te besuar se ne Shqiperi, renia e nji diktature komuniste afro 50 vjecare, u zevendesua me nji veprimtari kriminale teper mafize. Te riut Hoxha i kujtoj nji shprehje te urte popullore te zones te Veriut:- Djali hallall ta merr buken prej magjes dhe pushka e trimit e sofra e bujarit nuk ndalen kurr!-

    Reply to this comment
  21. tahir May 2, 09:37

    Duhet me vertetu mir e tani me fol e disa veq ja futin kot ky Far djali nuk ban te jep deshmi te rrwjshme se shtir asht me akuzu njerz pa pas Fakte e disa komentus veq japin komente paushalle marre asht me ba keshtu e verteta del ne shesh ka koh se gjaku nuk bahet uj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*