Ardian Ndreca: Blushi e ka vendin përkrah Islamit dhe Berishës si komunist që është

November 3, 2015 19:11

Ardian Ndreca: Blushi e ka vendin përkrah Islamit dhe Berishës si komunist që është

Ardian Ndreca ka komentuar akuzat e fundit të Ben Blushit ndaj Lef Nosit.

Ndrecaj ka qenë kandidat për ambasador në Vatikan i propozuar nga mazhoranca, por Presidenti nuk e dekretoi për shkak të shkrimeve kritike ndaj tij.

Ai thotë se Bushi është një person me ide komuniste. Sipas Ndrecës, është mirë që Blushi është shmangur nga Partia Socialiste, pasi për idetë e tij, ai e ka më shumë vendin përkrah Kastriot Islamit dhe Berishës. Ndreca është edhe më kritik me Blushin shkrimtar.

Sipas Ndrecës, shkrimtarët si Blushi ta neverisin letërsinë.

“E ndoqa nepërmjet shtypit polemikën që Blushi ka shkaktue këto ditë, me qëllim me promovue vetveten. Tue e pa çeshtjen me ftohtësi më ban përshtypje sesi nji parlamentar ban thirrje për shkatrrim të dhunshëm monumentesh. Në rastin konkret ai monument asht vu konform me ligjet dhe asnji deputet nuk e nderon nji thirrje si ajo e Blushit, prandaj jam dakord me të kur thotë se parlamenti asht i mbushun me individë mjerana. Në qoftë se do ta kishte studjue sadopak historinë do ta dinte se populli i Elbasanit e donte dhe i ishte mirënjohës Lef Nosit pse ai e mbajti me bukë në kohën e krizave të Luftës së Parë Botnore, e shpëtoi prej lukunisë së haxhiqamilistave, ndihmoi me nji veprim filantropik bashkëqytetarët e tij, mblodhi dhe botoi dokumente historike me vlerë të padiskutueshme.

Nuk e di nëse qytetarët e Elbasanit kanë arsye me i qenë mirënjohësa Blushit sot për arsye të ngjashme? Sigurisht Blushi nuk ban mirë që mburret se nuk shkon prej disa kohësh në parlament, të paktën të kishte ndershmëninë me lanë mandatin dhe me u engledisë me romanza, por jo me marrë leje krijimtarie tue u pague me taksat e shqiptarëve që e kanë votue me i përfaqsue. Do të ishte me shumë interes me zbulue proces verbalin e arrestimit të Lef Nosit, pse kur ai lëvizte prej malsive të Shkodrës drejt kryeqytetit, deri në ditët e fundit para arrestimit, kishte me vete, siç kanë dëshmue njerëz që e kanë takue para arrestimit, nji këllef të vogël me gur të çmueshëm që janë zhdukë”, raporton Tema.

Më tej ai shton se : “ Do të ishte me interes me dijtë se ku kanë përfundue, pse sigurisht që ishin pronë e ligjshme e të zotit dhe vjedhja e tyne përban nji krim mbrenda krimit. Do të shtoja se në qoftë se Blushit do t’i jepnin bezdi ata honxho­bonxhot që çdo vit dalin me fotot e diktatorit Enver Hoxha, do t’ia kishim marrë si parimor këtë reagimin ndaj Nosit, por Blushi ka nji ide komuniste për të majtën, prandaj ka qenë nji e mirë e madhe që e kanë mënjanue nga ajo parti. Blushin e shoh ma mirë përkrah Kastriot Islamit, Sali Berishës, Fatos Nanos, sesa Milena Haritos apo Niko Peleshit. Ndërsa si shkrimtar Blushi ka shumë shokë në Shqipni, ata të aradhës së logorroikëve pa talent, që janë shumica absolute e kategorisë dhe ta neverisin letërsinë”, thotë Ndreca.

 

November 3, 2015 19:11
Komento

20 Komente

  1. lis dushku November 3, 19:43

    Tek Lef Nosi perplasi koken Blushi vockel dhe ai Patriku i Kombit i tha:-U vrave bir!
    Ashtu si shpetoi djaloshin Dhimiter Shuteriqi te semure nga barku i veres prej kthetrave te Xhafe Balit,duke i derguar luftetaret e Polisit.Ruaj nje dokument shume te rendesishem te vitit 1945,te famshmen “Promemorje”Te lexuar nga djaloshi Nezir Muzhaqi ne sallen e gjyqit,para se ta varnin.Ne te flitet edhe per shpetimin e Dhimiter Shuteriqit prej tij,per shpetimin e Enver Hoxhes ne operacionin e dimrit ; perplasjen me brigaden e pare te Mehmet Shehut dhe shpartallimin e brigades se dyte te Beqir Ballukut nga ceta e Polisit.Nqs. eshte e interesuar redaksia,mund t`ja dergoj.

    Reply to this comment
    • Shqiptari i Alaskes November 4, 00:26

      Ky Ardian Ndreca eshte nje Naziskin dhe e URREN gjuhen letrare standarte!
      Pra eshte dy here NAZIST!!!
      Turp per Ramen qe e propozoi per ambasador ne Vatikan!!!
      Kush mbron dhe propagandon sot NAZISTET duhet te NDIQET PENALISHT!
      Keshtu edhe ky PLEHRE!!!

      Reply to this comment
      • andromeda November 4, 09:59

        Dhe me këte CV që i bën ti Shqiptari i Alaskës, prite zot kur ta dekretojë presidenti e ky të bëhet ambasador në Vatikan. Një malok më shumë në hierarkinë shtetërore.

        Reply to this comment
  2. LOVE November 3, 19:51

    Profesor
    jeni i parritshem ,kenaqesi leximi .

    flm DITA qe e botuat …jeni ber te mire se hengret torten 😛

    Reply to this comment
    • Tartufi November 3, 21:55

      Adrian te pershendet Tartufi,,, ashtu sic ke fytiren te nje burri te ndershem,,,
      ashtu ke dhe mendjen e kthjellet prej shqiptari.

      Reply to this comment
  3. sopiqoti November 3, 20:24

    Zoti Ndreca ! Edhe Blushi ka nje fare te drejte qe i jep shkas te thote mendimin e tij ndaj Lef Nosit.Eshte pa vend thrja e Blushit me te cilen u drejtohet qytetareve te Elbasanit POR ne fund te fundit Lef Nosi e ka nje pjese te jetes se tij si “..bashkepuntor i pushtuesit..” duhet ta pranojme.

    Reply to this comment
  4. Kris 1 November 3, 21:19

    Pse duket keq piktori me blushin ne krah apo e zbukuron Frangaj me delijorgjin.

    Reply to this comment
  5. info analitike November 3, 21:37

    Ky flet si antikomunist por ama i pranon ofiqet qe i ofrojne bijte e komunisteve se bashku me pasardhesit e PPSH-se. Ah kjo hipokrizia njerezore.

    Reply to this comment
    • LOVE November 4, 10:42

      info
      une e kam fobi injorancen
      Prof Ndreca eshte Pedagog ,jo aty me Kulen ,se si kulja keni shume
      nuk i duhet asgje nga ai shteti i bananeve ku ndoshta jeton dhe ti
      me apo pa ate post Profesori ngelet nje mendje e ndritur
      derisa poston gjithe linket e gazetave ku shahet e shpifet Rama ,une dhe te mirkuptoj ,kur fillon me propaganden e ofiqeve te bijve ,eterve ,
      e di une me cfare
      shkarrashkruan ,ki kujdes ….se ajo pjesa qe sillet si antikomuniste ,qe ndoshta te terheq aq shume ty ,eshte ujku me lekuren e qengjit ,jane ata qe kane veshur lekuren e gjithe atyre qe i rropen me shume se diktatura e vertete
      Informohu per Profesorin dhe me kurse …repliken
      se une nuk kursehem 😛

      Reply to this comment
  6. IP November 3, 22:27

    Atyre qe kerkojne tu mbyllin gojen te tjereve ndersa hapin te tyren si jua do qejfi:
    Zoti Blushi vazhdo te thuash e shkruash ate qe mendon. Kujt nuk I pelqen, te thote mendimin e tij pa fyerje dhe te mos e lexoje librin.
    Mjaft me fyerje, ligesira e mllefe se keni tej mbushur ambjentin.
    Sa per Regjencen: Doni s’doni ka hyre ne histori si bashkpuntore e nazizmit ne emer te nacionalizmes, por fatkeqsisht Nacionalist dhe kuislingu nuk mund te jene pjese te nje karakteri. Shqiperia ka nevoje per PAQE dhe PAJTIM O GRINDAVECE TE PERJETSHEM

    Reply to this comment
  7. Milanisti November 3, 22:39

    Hahaha….. me lugen qe i derdhet nga trahanaja e pushtetit, dhe syte e zgurdulluar nga mbushja e bulçive, gega falenderon punedhenesin e tij duke sulmuar nje shkrimtar/politikan dhe gazetarin te cilen shqiperia duhet t’i kete me te shumte!!!

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit November 3, 23:26

    nga Lufta tek Blushi e deri tek dialekti gege, hane shan, hane Bagdad. Ne fakt ai legisti rracist qe ka qene minister thoshte “ronzobonzo”…E vertete eshte se sot ka shume libra, qe ne pergjithesi nuk jane per Nobel , por cdokush ve ne prove mundimin e tij.Gabim qe nje studjues, edhe pse injorues kokeforte i gjuhes zyrtare, qe nder nuk i ben, te vleresoje me epitetin ronzobonzo kete mundim krijuesish modeste.Zoteria, tani mu kujtua,sulmon Blushin se ky i fundit e kritikoi vjet a parvjet si candidature per ambasador ne Vatikan, sepse pikerisht injoron gjuhen zyrtare. Nuk njoh asnjerin nga te dy, por bie ere meskinitet.

    Reply to this comment
  9. Pellumb Zaimi November 3, 23:42

    Kisha njefare respekti per ty o Ardian Ndreca por me puthjet e sotme te kolaboracionisteve e humba dhe ate respekt .Kerko tani ata guret e cmuar te kolaboraconistit Nosi se mbase behesh i pasur. Oportunizmi me te keqen dhe me tradhetine na ka mare gjithnje me qafe ne shqiptareve. Kete semundje e paska dhe profesor Ndreca. Antiykomunist i vonuar dhe katolik i frustruar ja cfare me dukesh ti ne vorbullen e leshelise filozofike me te cilin po e infektoni kete vend .Jam i sigurte se ne ate kohe do te kishe qene nje kolaboracionist shembullor?

    Reply to this comment
  10. Z/Kallami November 4, 00:53

    Ardian Ndreca me kete doreshkrim.I ke dhan me kuptue vatikanit se keni humbur nji njeri te devotshem si perfaqesues i diplomacise se Shqiperise prane selish shejte ne Vatikan.
    Dikush dikush e vlerson pozitive deri diku punen e Berishes.Po ne fund ia meshojne se tradhetoi me faljen e detit dhe me prangosjen misterize te Remzi Hoxhes.Pa le dhe shume probleme te tjera qe ti e konsideron ne vlere, njeri komplet negative.Pra Berishes ia humbe te gjitha vlerat sa do pozitive te kishin kene.Ndersa Lefin (Jo Leifenin) e do me perdhunim kunder edhe logjikes tende qe te konsiderohet Patriot se i paskesh dhan buke me hanger te unshemve milet te Elbasanti.
    Maoc Ce Duni ka dhane kete filozofi mbi procesin e njohjes:
    Procesi i njohjes asht ne forme spirali i pa arritshem deri ne infinit sepse ne momentin qe te duket se mbyllet cikli rrethor i njohjes,procesi i njohjes gjindet ne nji stade ma nalt ne levizje drejte njohjes te pa njohur.
    ndaj kjo filozofi bie ndesh me cdo argument te pa drejte per cdo individ,politike apo politikan sepse procesi i njohjes asht ne infinit derisa personi iken nga kjo dynja.Lefi i yte njihet se ndihmoj miletn me buke.Po ketu nuk mbaron procesi i njohjes.Sepse vashdon jeta e tije.pra nuk mbyllet cikli se vashdon cikli me lart.E, ky cikel e njeh Lefin kapitullues me shume dashuri ortak me pushtuesin.Mbas keti cikli kemi arrestimin,gjyqin e cikli i fundit mbyllet i rrafsht me denimin me pushkatim.
    Ti ketu tregon te bindesh Vatikanin si diplomat pro selise shejte.Por duke mbrojtur Lefin,diplomacia yte bashkohet me pro pushtuesin mbas 70 vitesh,dhe pa dashje i krijon bindjen vetvetes se je patriot.

    Reply to this comment
  11. petrika November 4, 01:08

    Ai qe enderronte te behej ambasador,nuk eshte gje tjeter vecse nje bythlepires i antishqiptareve.Njerez te tille shyqyr qe nuk kane gje ne dore.

    Reply to this comment
  12. bobo November 4, 08:37

    Ky shpellari me emrin Ndrec,kujton se qe te jesh atdhetar duhet te kesh qene patjeter bashkepunetor i fashizmit dhe te kesh vrare sa me shume shqiptare se bashku me italo-gjermanet.Hajde kafshe hajde.Prandaj maloket jane aq te urryer.

    Reply to this comment
  13. Une November 4, 08:48

    Ky soji analisti arrivist qe pretendon te perfaqesoje vlerat e kombit prane Vatikanit nuk perdor gjuhen standarde sepse eshte nacionalist-krahinorist-berishist “ne emer te vatanit” dhe i gezohet perçudnimit moral qe kane bere nacional-brekushexhinjte ne qytetin e Elbasanit.Duke u perpjekur te jete origjinal perdor gjuhen dialektore si nje karnaval.Duke qene se eshte mbrujtur me hipokrizine e klerit qe ka pushtuar me zjarr e hekur te gjitha kontinentet dhe ka bekuar te gjithe pushtuesit per te ruajtur privilegjet, ky arrivist perkrah kolaboracionistet e pushtuesve me altruizem,qe shoqeria njerezore qe nga lindja e saj i ka neveritur per antikombetarizem. Ky llafolog perpiqet te kompromentoje vlerat kombetare duke u blatuar lavdi monumentale atyre qe u bene sherbetore te zellshem te klikave çnjerezore italo-gjermane qe i shkaktuan njerezimit miliona varre.

    Reply to this comment
  14. Bariu November 4, 09:21

    Haroj te vllane e nen terezes llazar bojaxhiun fashist ne sherbim te fashizmit e ngren monumentet e te motres ne shqipri si shenjtore e katolicizmit e me vlla kriminel qe vrau e preu shqiptaret e me nder gonxhja as qe u interesua ndonjeher per shqiptaret e shqiperine!
    Ky esht ndreca e katolicizmi ne shqipri qe kolaboratoret i bejn heronj,fashistve e motrave te tyre u ngren monumente vene ne sher ortodoksine me myslimanizmin qe gjithmon kan kontribuar me shum se kushdo per shtetin e jo si katolicizmi per fashizmin e vatikanin e shum pak per shqiprine e per shtetin?

    Reply to this comment
  15. Shqipe November 4, 10:43

    Pse ka opozite aty? Kerkoni mo votat dhe mendimin e diaspores. Ata jan me te drejtperdrejte e optional.

    Reply to this comment
  16. Lleshi November 5, 23:38

    Pjeter memecit i erdhi goja !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*