Ndreca emërohet ambasador në Vatikan, Nishani e refuzoi

May 25, 2014 14:56

Ndreca emërohet ambasador në Vatikan, Nishani e refuzoi

Ardian Ndreca do të jetë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, pavarësisht “rezistencës” që po bën kreu i shtetit duke mos dhënë pëlqimin e tij për kandidaturën e qeverisë.

Gazeta “Panorama” shkruan sot se Ndreca është emëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, si i ngarkuar me punë në ambasadën tonë në Vatikan.

Emërimi i publicistit të njohur në këtë detyrë, vjen dy muaj pasi Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi propozimin e kryeministrit Rama si ambasador në shtetin e vogël, fqinj me Italinë.

Vetë Ndreca i ka thënë gazetës se ka marrë firmën e ministrit të Jashtëm për detyrën e re, por nuk ka nisur punë zyrtarisht për shkak se nuk është pranuar si i ngarkuar me punë nga Vatikani. Procedura e pranimit është formale në vendet pritëse dhe bëhet pasi ambasadori ose i ngarkuari me punë paraqet letrat kredenciale.

“Nuk është marrë ende agrementi nga Vatikani. Nuk mund të quhet e perfeksionuar praktika. Firma është vetëm e ministrit në këtë rast. E di që ministri e ka firmosur, por emërimi nuk është i perfeksionuar. Unë nuk mund ta bëj publike këtë”, tha Ndreca.

 

May 25, 2014 14:56
Komento

18 Komente

  1. lisus May 25, 15:15

    TE UROJME TA JUSTIFIKOSH ,SE FILLIMI ESHTE I MIRE POR ME VONE E DHJENI……..

    Reply to this comment
  2. ilo May 25, 16:19

    Flisni si e eme e zqos maje thanes:- ç’ambasador eshte ky or provinciale,, kur nuk ka letrat kredenciale dhe nuk eshte pranuar nga vatikani……………….apo mbushe me uje fushe, “lexuasit nuk kuptojne me shume se ne” Tejesh kaq i ikur sa qe te mendosh kete do te thote se jeni me te vertete nje bande te paditurish qe merr rogen nga qeveria e droge-tritolit , vtem per te hedhur shashka ne ajer…!!!

    Reply to this comment
  3. Neser May 25, 16:39

    E meriton suksese.

    Reply to this comment
  4. Kapedani May 25, 17:47

    Ky nuk di te shkruaj gjuhen shqipe. Ky qe E ndahen gjuhen dhe Shqiperine ne dy pjese. Ky qe di te flasi me urrejtje kunder toskerise E komunizmit. Ky qe nuk di se ceshte toleranca. Ky ka ditur vetem nje gje mire. Te ishte nje militantizem i Pd.

    Reply to this comment
    • LORA May 25, 18:32

      Mortja qe s’te ha.,o meder-kapedan,qe nuk u ngopet kurre me urrejtje dhe dasira ,ju pjelle e ndyre gjak-prishurish.Dukesh qe ne fjalen e pare qe vjen nga nahija brekedhjere.
      I kam lexuar pothuaj te gjitha artikujt e A.Ndreces;te shkelqyera, me nje gegnishte vibrante (une qe jam toske e kuptoj shume mire gjuhen e shkrimeve te tij dhe me tingellon shume e bukur) dhe askund nuk ka urrejtje por dashuri per vendin dhe per njerzit.
      I uroj pune te mbara,zotit Ndreca,sepse jam e bindur ne perfaqesimin dinjitoz qe do t’i beje Shqiperise.

      Reply to this comment
      • Kapedani May 25, 23:34

        O LORA. Un nul jam as tosk E as geg. Un jam shqiptar nje mij karadesh. Ti me siguri do te jesh nga anadolli. Duhet te dish se jem shume E shume l’art ne kulture. Ti duhet te shkosh ne université E te studiosh, Jo vetem te shkosh te mesosh. Shqiperia eshte shume E Vogel, dhe duhet te jeté kulturen dhe gjuhen. Dhe gjuha shqiptare eshte E bukur kur lexohet nga te gjithe dhe Jo nga gjysma E popullsise. Ne E Kemi te shkruar ne kushtetute qe eshte gjuha shqipe zyrrtare dhe nuk thote kushtetuta qe ne shqiperi eshte gjuha shqipe me Dy dialekte. Fakti qe shan je injorante E maloke. Nuk je malsore. Dhe lexoi mire ne gjuhen E bukur shqipe Jo si ne dialekt qe shkruaj Ndreca qe ska respekt per letersine dhe shkrimtaret E njohur shqiptar

        Reply to this comment
    • indrit May 25, 19:31

      @kapelesh dukesh qarte ti qe vjen nga zona ku dhia zbret me frena dore,po skeni faj juve jo se perfaqesues jashte-shtetit duhen ambasadore si dhondri i jozit qe ishte per tallava+gerrnet,te tille perfaqesus duhen per sojin+sorollopin tuaj….

      Reply to this comment
  5. Jozi May 25, 18:04

    TE UROJ SUKSESE NE KETE DETYR E KAQ TE RENDSISHME TE MOS MERNI NEPER KEMB NDERIN E KETIJ VENDI SIC BERI LLESH KOLA QE U MOR ME DROG TE UROJ SHUM SUKSESE PER TE NGRITUR EMRIN E SHQIPRIS SA ME LART

    Reply to this comment
  6. Damiano Damiani May 25, 18:42

    Pershendetje Ardian! Nuk njihemi por respektoj kulturen tuaj, megjithese nuk miratoj shume nga mendimet tuaja. Kjo gje nuk me pengon t’ju uroj suksese ne detyre. Gjithe te mirat.

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi May 25, 20:40

    Lora? Kini shumë te drejte! Edhe une i kam lexuar pothuajse te gjithe artikujt e A. Ndrecës. Me ka habitur qysh ne kontaktin e pare me kthjelltesine dhe thellesine e mendimit! Ne fillim pyesja me kureshtje se kush ishte ky autor kaq i mprehtë dhe me stilin elegant geg!? Vone e mora vesh kush ishte? Ajo qe dua te them eshte se iu ka berë autopsine dhe ka artikuluar me shumë vertetesi metamorfozën e shume figurave politike. Sidomos veriore por dhe te sabri godos… Ta jepte ‘adn’ e sejcilit ne dorë. Me mire se gjithkush qe kisha lexuar! Kritik i fortë dhe i pameshirshem por gjithnje kritika e tij ruante elegancën dhe besueshmerine. Dicka si polemist i lindur…! Mendoja me vehte “si nuk i venë re këta njerëz të ditur…”!? Por ja qe pati njerez qe e kishin vené re…? Kur e zgjodhen si kandidature brofa menjehere dhe thirra “zgjedhje e saktë”! Nuk po zgjatem me. Ardian ndreca e meriton,ndoshta dhe pak me shume se i ngarkuar me pune në Vatikan..!? Sa per mosaprovimin nga bujar nishani, jesmeni i saliut e dija qysh me perpara…!? Mjaftojne dy fjalët e ndrecës per bujarin si “ulok moral” qe te kesh perpara syve gjithçka qe ka brenda “zemerimi dhe inati i nishanit”? Ardian Ndreca e nxori jashte loje me dy fjalë..! Uroj që të na nderoje atje ku do të vejë !

    Reply to this comment
  8. Pëllumb zaimi May 25, 20:41

    @@@ Lora? Kini shumë te drejte! Edhe une i kam lexuar pothuajse te gjithe artikujt e A. Ndrecës. Me ka habitur qysh ne kontaktin e pare me kthjelltesine dhe thellesine e mendimit! Ne fillim pyesja me kureshtje se kush ishte ky autor kaq i mprehtë dhe me stilin elegant geg!? Vone e mora vesh kush ishte? Ajo qe dua te them eshte se iu ka berë autopsine dhe ka artikuluar me shumë vertetesi metamorfozën e shume figurave politike. Sidomos veriore por dhe te sabri godos… Ta jepte ‘adn’ e sejcilit ne dorë. Me mire se gjithkush qe kisha lexuar! Kritik i fortë dhe i pameshirshem por gjithnje kritika e tij ruante elegancën dhe besueshmerine. Dicka si polemist i lindur…! Mendoja me vehte “si nuk i venë re këta njerëz të ditur…”!? Por ja qe pati njerez qe e kishin vené re…? Kur e zgjodhen si kandidature brofa menjehere dhe thirra “zgjedhje e saktë”! Nuk po zgjatem me. Ardian ndreca e meriton,ndoshta dhe pak me shume se i ngarkuar me pune në Vatikan..!? Sa per mosaprovimin nga bujar nishani, jesmeni i saliut e dija qysh me perpara…!? Mjaftojne dy fjalët e ndrecës per bujarin si “ulok moral” qe te kesh perpara syve gjithçka qe ka brenda “zemerimi dhe inati i nishanit”? Ardian Ndreca e nxori jashte loje me dy fjalë..! Uroj që të na nderoje atje ku do të vejë !

    Reply to this comment
  9. Sinani May 25, 20:42

    Jam i bindur qe zoti Ndreca eshte nje aset i vyer per te gjithe shqiptaret. Si diplomat ai do te na nderoje po aq sa si intelektual i rangut te pare. Urime dhe suksese!

    Reply to this comment
  10. P.A.B May 25, 21:54

    http://www.respublica.al/node/68250

    Ne Shkurt 2014 kam lene 1-2 postime te Respublica, kujt i intereson ti lexoje.
    Mendoj se thelbesorja ne zgjedhjen i nje Ambasadori qendron tek Integriteti personal i individit.

    Reply to this comment
  11. Lexuesi. May 26, 08:24

    Nje polemist i mire, pakez i njeanshem, duke ndjekur moden e “antikomunizmit” berishian per te kundershtuar ndonjehere edhe “berishizmin”, pakez konsumist eklektik me deshiren per t’u marre me te gjitha si dijetar.Si i tille, ne shkrimet e tij, ne dukje antikonformiste, ia ka zbehur vetes vlerat e nje personi publik te dijes e kultures, duke rreshqitur ne disa pozita nacional-fashiste.Me “profanizmin” e tij ndaj gjuhes,qe e kupton standardin kombetar si dimension sasior dialektor, ka perdorur dialektin verior, i motivuar per te kundershtuar nje prapavije politike me ane te nje prapavije tjeter politike.Kush nuk e njeh se brendeshmi kulturalisht unitetin kombetar dhe per te perkedhelur unin e tij krahinor kerkon çdo te çare, nuk mund ta kultivoje e ta mbroje se jashtmi politikisht si diplomat “duke bere pazar”.

    Reply to this comment
  12. info analitike May 26, 08:30

    Titulli i artikullit eshte i pasakte. Ndreca nuk eshte emeruar ambasador. Ambasadorin e emeron presidenti dhe jo ministri i jashtem. Sic duket Rama me kokefortesi deshiron te eksportoje konfliktet shteterore edhe jashte vendit.
    Nese procedura per emerimin e ambasadorit do te varej vetem nga ministri i jashtem dhe kryeministri nuk kuptohet atehere perse u ushtrua gjithe ai presion mbi presidentin e Republikes. Reagimi i Vatikanit duke mos e pranuar akoma Ndrecen deshmon se ne kete emerim ka anomali.

    Reply to this comment
  13. Stoiku May 26, 08:30

    Pa firmen e Presidentit te Republikes Ndreca e kushdo qofte eshte vetem i ngarkuar me pune. Titulli : Ndreca emerohet ambasador eshte vetem deshire e jo realitet. Ndreca do perkthyes shqip-shqip per tu kuptuar se c”thote me ate gjuhe maloke te trashe qe vetem malsorhanet e kuptojne.

    Reply to this comment
  14. homeri May 26, 10:25

    Thote Homeri:
    Ju kuvenoni ( a ne ju pelqen, kuvendoni) se kam ligjeruar (a ne se ju pelqen, ligjru) une ne gjuhen shqipe, ne dialektin tim te asaj kohe, qe ma queni ose quani, pellazgjishte apo ilirishte, apo… e s’po quani shqip dialektet tuaja? Gjuha e perpunuar te vijoje rrugen, dialektet ta shoqerojne, qe te mos shterret, ose thahet, Gurra popullore, qe kur te shkoni te kerkoni ne thellesine e shekujve fjalet tuaja, ti gjeni, te perrenjte e dialekteve qe mbushin detin e te shprehurit.
    Besoj se kjo eshte nganjehere zgjedhja e prof. Ndreces, qe si shume nga ne, ligjeron lirshem e bukur ne gjithe spektrin dialektik shqiperor.
    Le ti urojme pune te mbare e u befte, sepse njerez te kulturuar na duhen ne perfaqsite tona, e sa per procedurat burokratike s’ja vlen te merresh me to!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin