“Arena Kombëtare”, nisin punimet për stadiumin e ri

January 5, 2016 20:02

“Arena Kombëtare”, nisin punimet për stadiumin e ri

Nisin punimet për ndërtimin e “Arenës së Re Kombëtare”. Në stadiumin “Qemal Stafa”, ku do të ndërtohet edhe impianti më i madh sportiv në vend, gjeologët kanë nisur punën për studimin e terrenit dhe hartimin e projektit gjeologo-inxhinierik. Sondat do të bëjnë 6 shpime deri në 50 metra thellësi të nevojshme për të përcaktuar natyrën e terrenit dhe kushtet fizike të tij.

Në këtë mënyrë një premtim i përbashkët i Kryeministrit të vendit, Edi Rama, dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me nisjen e punimeve për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, është mbajtur. Në terrenin e “Qemal Stafës” ka nisur studimi gjeologo-inxhinerik për ndërtimin e stadiumit më të madh në vend.

Të gjitha bizneseve përreth stadiumit ju ka shkuar prej muajsh shkresa ku ju bëhet e ditur se do t’ju duhet të lirojnë ambientet me nisjen e punimeve për realizimin e të cilave duhet theksuar se një faktor i rëndësishëm mbetet garantimi i financave nga qeveria shqiptare që e ka marrë seriozisht këtë projekt.

Gjithsesi vlen të përmendet se realizimi i projektit gjeologo-inxhinerik që sapo ka nisur është vetëm hapi i parë i një procesi të gjatë me disa faza që nisin me shembjen e strukturës aktuale të stadiumit “Qemal Stafa”, proces që mund të zgjasë 6 muaj, për t’i lënë më pas vendin nisjes së ndërtimeve.

Pritet që ndërtimi të nisë në qershor, kur Kombëtarja do të jetë në “Francë 2016” dhe sipas projektit “Arena Kombëtare” do të jetë gati në harkun e tre viteve.

January 5, 2016 20:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*