Argjentina hap dosjet e diktaturës ushtarake

August 9, 2016 22:20

Argjentina hap dosjet e diktaturës ushtarake

Argjentina filloi studimin e dosjeve sekrete të diktaturës ushtarake të viteve 1976-1983 dhe rolin e Shteteve të Bashkuara gjatë saj.

Dokumentet amerikane, dikur sekrete, iu dorëzuan këtë jave Argjentinës nga sekretari i Shtetit John Kerry, pas vendimit të presidentit Obama në muajin mars per t’i hapur dosjet.

Gjatë periudhës 7-vjeçare, diktatura ushtarake në Argjentinë mendohet të ketë vrarë rreth 30 mijë kundërshtarë, kryesisht sindikalistë ose anëtarë të grupeve të majta.

“Dua të vë në dukje se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës janë drejt avancimit. Por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për mësimet që duhet të nxjerrim nga e kaluara”, deklaroi Kerry gjatë vizitës në Buenos Aires.

Lëvizja në fjalë vjen pikërisht në një kohë ngrohjeje të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës, vend që në nëntor zgjodhi si president biznesmenin neoliberal Mauricio Macri, i cili shënoi dhe ndërrimin e kursit të vendit.

Vetë presidenti Obama udhëtoi në Argjentinë më herët gjatë vitit, në përvjetorin e grushtit të shtetit të mbështetur nga SHBA që çoi në rrëzimin e presidentes Isabel Peron por që futi vendin në një epokë persekutimesh, vdekjesh, torturash dhe zhdukjesh.

August 9, 2016 22:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*