Argjentina, Messi “kërkon pushim”

August 15, 2018 10:06

Argjentina, Messi “kërkon pushim”

Lionel Messi i ka thënë një “Jo” kombëtares argjentinase, të paktën për momentin. Njoftimi vjen nga Argjentina, aty ku e përditshmja “Clarin” citon burime nga Federata, për të shpjeguar vendimin e “pleshtit” për të mos iu përgjigjur thirrjeve të ardhshme për miqësoret, në program të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara kundër Guatemalës dhe Kolumbisë (7 dhe 11 shtator).

Numri 10 i “Selección”-it, fitues i freskët i Superkupës spanjolle që e ka çuar në plot 33 tituj rekordin me katalanasit “blaugrana”, duket se ia ka bërë të ditur vendimin trajnerit të përkohshëm Lionel Scalonit, në pritje që Federata argjentinase të zgjedhë pasardhësin e Jorge Sampaolit.

Me sa duket, bëhet fjalë për një moment të dytë “pushimi dhe reflektimi”, pas asaj që “pleshti” vendosi të bëjë pas zhgënjimit për humbjen në finalen e Kupës së Amerikës. Edhe asokohe tifozët iu frikësuan një vendimmarrjeje të mundshme të Messit për t’u tërhequr përfundimisht nga formacioni “albiceleste”, por këtë herë gjasat janë me më shumë baza.

Kjo, sepse në Botërorin e Rusisë, eliminimi përballë Francës i dha një tjetër goditje të fortë shpresave të një prej futbollistëve më të talentuar argjentinas, e mbi të gjitha sepse në Federatën argjentinase dominon një periudhë pasigurie e humbje besimi ndaj kujtdo, përfshi edhe Messin.

Heshtja e gjatë e “pleshtit”, i cili faktikisht nuk ka folur kurrë pas eliminimit nga Botërori, nuk lë vend për të supozuar diçka pozitive. Shtypi argjentinas ka lëshuar tashmë alarmin, duke lënë të kuptohet se, si kurrë më parë, në këtë moment Messi ndihet jashtë “Seleccion”-it.

Katër herë fitues i “Topit të Artë”, Messi nuk ka ndërmend të kthehet pa u sqaruar situata më parë, duke nisur nga emërimi i trajnerit, që gjithsesi vështirë se mund të bëhet përpara fundit të vitit. Vetëm atëherë do të vendosë nëse do t’i thotë përfundimisht lamtumirë Argjentinës, apo do të përpiqet të fitojë diçka me fanellën e kombëtares, me mundësitë e fundit që janë Kupa e Amerikës 2019 dhe Botërori 2022.

o.j/dita

August 15, 2018 10:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*