Argjentina zbulon versionin “HD”: Pipita, sulmuesi më i madh argjentinas që nga koha e Batistutës

March 8, 2018 17:07

Argjentina zbulon versionin “HD”: Pipita, sulmuesi më i madh argjentinas që nga koha e Batistutës

 

Një gol për secilin, që i kanë siguruar Juventus-it kalimin në çerekfinalet e Champions League.

Jehona e natës magjike të Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala kundër Tottenham, ka kaluar me shpejtësi oqeanin duke bërë për vete shtypin dhe tifozët argjentinas, të cilët kanë festuar HD-në duke menduar për kombëtaren e tyre.

“Kjo dyshe vlen ar”, ka qenë titulli i “Ole” për Paulo dhe Gonzalo.

Pas kritikave të muajve të kaluar, shpesh edhe të pamëshirshme, tani janë të shumtë ata që mendojnë se Higuain duhet të jetë pjesë e kombëtares në Kupën e Botës.

Shtypi argjentinas ka vlerësuar paraqitjen dhe Juventus, e përkufizuar si “furia italiane”.

“Argjentinasit udhëheqin Juven në Wembley”, ka qenë titulli i edicionit online të “Clarin”, ku është theksuar si “Pipita” dhe Dybala kanë qenë të pamëshirshëm kundër Tottenham.

Sipas “Infobae”, goli dhe asisti i Higuain kanë qenë përgjigje pozitive ndaj atyre që e kanë tallur në kohët e fundit.

“Mbrëmja e Wembley, – ka vazhduar Infobae, – ka konfirmuar kthimin e tij në kombëtare”. Në fund, sipas analizës së “Fox Sports”, atij duhet t’i garantohet një vend fiks në kombëtare dhe e ka përkufizuar si “sulmuesi më i madh argjentinas që nga koha e Batistuta-s”.

a.s/dita

March 8, 2018 17:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*