Argjentinë, senati rrëzon ligjin për abortin

August 9, 2018 09:45

Argjentinë, senati rrëzon ligjin për abortin

“Argjentina është ende një vend që përfaqëson vlerat familjare”, kështu janë shprehur aktivistët kundër abortit menjëherë pasi Senati argjentinas rrëzoi projektligjin që do legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë.

Pas një debati maratonë, 38 senatorë votuan kundër këtij projektligji dhe 31 në favor. Disfata e tij nënkupton se ligjvënësit duhet të presin deri vitin e ardhshëm për të rifilluar legjislacionin.

Aktualisht aborti lejohet në Argjentinë vetëm në rastet e përdhunimit, ose nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Përfaqësues të të dy krahëve u mblodhën jashtë parlamentit teksa zhvillohej votimi. Aktivistët kundër abortit u shfaqën entuziast, ndërsa në anën tjetër, shumë prej tyre të veshur me jeshile për të treguar mbështetjen për kauzën, u panë duke qarë dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin.

o.j/dita

August 9, 2018 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*