“Ari i kuq”/ 15 përfitimet shëndetësore nga kurkuma (shafrani i Indisë)

September 9, 2018 13:24

“Ari i kuq”/ 15 përfitimet shëndetësore nga kurkuma (shafrani i Indisë)

 

E quajnë shafran, është “mbreti i ilaçeve”, “mbreti i erëzave”, “ari i kuq” dhe “bima e parajsës”.

Gjithë këto epitete dhe përcaktime duket sikur e mbajnë këtë bimë në krye të listës së bimëve, të cilat gëzojnë një autoritet suprem për vlerat dhe vetitë e tyre të gjithanshme.

Nuk ka asgjë të ekzagjeruar në gjithë këtë manifestim vlerash dhe atributesh, ajo është një bimë e tillë dhe një bujari e natyrës që gëzon gjithë këto vlera të pamohueshme.

Shafrani është nga erëzat më të shtrenjta në botë dhe shekuj të tërë çmimi i tij dyfishon çmimin e arit.

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhefilit dhe rritet në Azinë Jugore.

Kurkuma, apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje.

Ndër vetitë medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret dhe qelizat kancerogjene e deri tek parandalimi i sëmundjes së Alzheimer-it.

Erëza e kurkumës me ngjyrë portokalli, e njohur për përdorimin e saj në kuzhinën indiane dhe të vendeve të tjera aziatike, e lufton kancerin me anë të një përbërësi aktiv të quajtur kurkumin, një antioksidues i fuqishëm.

Kërkuesit në Universitetin Shtetëror të Ohajos në Kolumbus, mbështetur në studimet e bëra tek kafshët, arritën në përfundimin se kurkumini shfaqte efekte luftuese të antikancerit në të gjithë fazat e zhvillimit të tumoreve. Edhe shkencëtarët në Francë e Britani që kanë studiuar ndikimin e kurkuminit në laborator, kanë dalë me përfundimin se ai pengon ose ngadalëson rritjen e qelizave kanceroze.

Dhe lajmi më i mirë lidhur me kurkumën është që nuk duhet shumë prej tij, mjafton pak në supë, në sallatë, në mish a në makarona. Por kujdes, nëse përdoret me shumicë, mund të pakësojë efektin e barnave të tjera antikanceroze.

Ja 15 përfitimet që kemi nga konsumi i kurkumës

1- Është një antiseptik natyral, ka fuqi antibakteriale dhe shërben si një dezifektues në rast çarjeje apo djegieje.

2- Kur kombinohet me lulelakrën është zbuluar se kurkuma parandalon kancerin e prostatës dhe frenon rritjen e kancerit ekzistues të prostatës.

3- Nga studimet tek minjtë ka rezultuar se kurkuma frenon kancerin e gjirit nga përhapja në mushkri.

4- Parandalon dhe vret melanomën (kancerin e lëkurës).

5- Redukton riskun e leukemisë.

6- Është një detoksifikues natyral për mëlçinë.

7- Parandalon dhe pengon zhvilimin e sëmundjes së Alzheimer-it.

8- Mund të parandalojë përhapjen e metastazave.

9- Është një anti-inflamator natyror që punon njësoj si medikamentet kundër inflamacionit, por pa efekte anësore.

10- Tek minjtë, kurkuma ka treguar se ka aftësi të ngadalësojë zhvillimin e sklerozës së shumëfishtë.

11- Është një përbërës natyror kundër dhimbjeve

12- Mund të ndihmojë për rënien nga pesha

13- Në mjekësinë kineze, kurkuma përdoret prej shekujsh për të trajtuar depresionin.

14- Meqenëse ka veti anti-inflamatore, kurkuma është një trajtuese natyrale për të gjitha format e artritit.

15- Ndihmon në trajtimin e psoriazës dhe problemeve të tjera të lëkurës.

Shafranin mund ta përdorni çdo ditë, në recetat tuaja. Mund t’ja shtoni vezës së mëngjesit apo dhe sallatës apo dhe orizit, i cili do të marrë një ngjyrë të veçantë.

Kujdes: Kurkuma nuk duhet të përdoret nga ata që kanë gurë në tëmth. Po ashtu gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se të përdorin kurkumë.

a.s/dita

September 9, 2018 13:24
Komento

2 Komente

  1. anticensurë25642654 September 10, 10:33

    safrani indian,kurkuma,dhe safrani janë dy gjëra të ndryshme!!
    nëse i pari kushton i dyti kushton jashtëzakonisht shtrenjt!!

    Reply to this comment
  2. jing jang September 10, 15:20

    Nje keshille: Per perthithje me te mire te kesaj ereze, keshillohet qe gjate gatimit ti shtohet dhe piper i zi i bluar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*