Aristokrati 72-vjeçar është ende në kërkim të një gruaje, që ta bëjë baba

September 9, 2018 17:40

Aristokrati 72-vjeçar është ende në kërkim të një gruaje, që ta bëjë baba

Një aristokrat britanik 72-vjeçar ka deklaruar se është ende në kërkim të një gruaje të re, të aftë për ta bërë baba.

Sir Benjamin Slade ka treguar në “Good Morning Britain” të gjitha tentativat e tij të pafrytshme për të gjetur një partnere.

Pasardhësi i Mbretit Charles II është shprehur se gruaja e tij ideale duhet të jetë 170 cm dhe midis moshës 30-40 vjeçe.

Edhe pse njoftimet e tij të para për grua nuk janë pritur mirë, Sir Benjamin ka thënë se është sërish në kërkim.

“Kam ndryshuar mënyrën si e reklamoj veten”, ka bërë të ditur aristokrati. “Dua vetëm romancë dhe dua ta përdor kartën e kreditit sa të lodhem. Dua ta çoj në vende ekzotike, dua të hamë vakte luksoze dhe të ikim në pushime krejt papritur. Kështu po e reklamoj veten tani.”

Sidoqoftë, milioneri 72-vjeçar ka insistuar se ai dhe pretendentja për nuse duhet të kenë “interesa të përbashkëta”.

Sipas Sir Benjamin, ai nuk ka gjetur ende nuse sepse s’ka kërkuar mjaftueshëm dhe se shumica e grave janë shumë të mëdha në moshë dhe nuk duan të bëjnë fëmijë.

s.a/dita

September 9, 2018 17:40
Komento

1 Koment

  1. MH September 10, 01:14

    Ne pretendimin per nuse duhet te vendosni shumen e parave testamen garancie ne emer te nuses qe nese nuk lind si shkak i mos aftesive te galegjanteve te tua, zotrrote,dhe ti iken tek te shumet.Grueja te gezoj jeten e vet.I lind pretendimi gruas per krijimtari familjare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*