Arkeologët në Turqi besojnë se kanë zbuluar Babagjyshin

December 25, 2017 11:50

Arkeologët në Turqi besojnë se kanë zbuluar Babagjyshin

Babagjyshi nuk është vetëm një mit i shpikur për fëmijët në Krishtlindje.

Në fakt ai ekziston dhe dikur bënte dhurata bujare, edhe pse jo nga oxhaku, siç tregon legjenda.

Arkeologët në Turqi shprehet se vitin tjetër do të mund edhe ta vizitoni madje.

Bëhet fjalë për zbulimin e mbetjeve të trupit të Shën Kollit, i njohur edhe si Santa Claus apo Shën Nikolas.

Mendohet se ato gjenden ende në Demre, qytetin e njohur dikur si Myra.

Sipas analizave me skaner CT rezulton se ka një tempull të tërë të paprekur dhe poshtë katedrales gjendet varri i Shën Kollit.

“I kemi studiuar të gjitha dokumentet nga 1942 deri në 1966. Atje ka disa shënime. Sipas tyre, kjo kishë është shembur dhe rindërtuar. Gjatë rikonstruksionit, tregtarët nga Bari morën eshtrat. Por atje thuhet se ato nuk i përkisnin Shën Nikolasit, por një prifti tjetër”, shprehet Cemil Karabayram, drejtori i monumenteve për distriktin e Antalias.

Zyrtarët në Turqi kanë shtuar tetë arkeologë të tjerë në ekipin që gërmon tempullin e Demre, por do të jetë një punë e ngadaltë.

Për të arritur tek varri, arkeologët duhet të heqin çdo gur një nga një, pasi ata përmbajnë mozaikë që duhet të ruhen.

Megjithatë kërkuesit shprehen se janë pranë dhe misteri mund të zgjidhet deri në Krishtlindjet e ardhshme.

“Sytë e botës do të vendosen këtu. Ne themi se Shën Nikolasi është mbajtur në këtë tempull pa asnjë dëmtim. Jemi në fazat e fundit”, thotë Karabayram.

Nëse diçka e tillë vërtetohet, atëherë të krishterët mund t’i drejtohen së shpejti Turqisë për pelegrinazh, në vendin ku prehet shenjti Nikolas.

December 25, 2017 11:50
Komento

1 Koment

  1. Fat man December 25, 19:36

    Nje ide shume e mire per te terhequr turista me idene se Babagjyshi eshte i “vertete”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*