“Arkeologjia e tmerrit”, gërmimet zbulojnë varret masive në Siri

April 22, 2018 14:38

“Arkeologjia e tmerrit”, gërmimet zbulojnë varret masive në Siri

 

Mediat e huaja e kanë quajtur “arkeologjia e tmerrit”: gërmimet në zonat që ishin dikur fortesa të kalifatit islamik kanë nxjerrë në pah mizoritë e skajshme të Shtetit Islamik.

Më i fundit i tyre është varri masiv i gjetur në një fushë futbolli, pranë njërit prej spitaleve në afërsi të qendrës së Raqqa-se, ish-kryeqyteti i ISIS-it në Siri.

Sipas Abdallah al Eriane, zyrtar i këshillit të ri bashkiak të mbështetur nga kurdët që kontrollojnë aktualisht zonën, në këtë varr janë gjetur deri tani të paktën 50 trupa, por dyshohet se aty mund të jenë groposur mbi 200 vetë.

Viktimat mund të jenë civilë e të burgosur të ekzekutuar në momentet e fundit të rënies së Kalifatit, ndërsa mes tyre ka gjasa të ketë edhe militantë. Spitali dhe fusha e futbollit kishin mbetur në duart e ISIS-it gjatë betejës finale për Raqqa-ne.

Të vdekurit janë varrosur rrëmbimthi e me tërbim. Duket se nuk kishin pasur vende të tjera ku t’i vendosnin, shpjegon al Eriane. Autoritetet kurde dhe vetë banorët civile të provincës thonë se pjesa dërrmuese e varreve masive të hapura në atë periudhë të errët kohë për ta, nuk është zbuluar ende, i tillë është niveli i barbarive të Shtetit Islamik në vend.

Situata të ngjashme raportohen edhe në Mosul, e në rajonin e krishtere Niniveh.

Nuk është bërë ende një verifikim sistematik i terrenit përreth burgut më të madh të Mosulit, ku verën e vitit 2014, militantet e ISIS-it torturuan e vranë me qindra ushtarë, policë e funksionare irakiane.

a.s/dita

April 22, 2018 14:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*