Arkitekt Kasëmi dhe një falsifikim flagrant historik me figurën e tij

July 21, 2019 21:08

Arkitekt Kasëmi dhe një falsifikim flagrant historik me figurën e tij

 

Ende në fshatin Grëmsh të Skraparit, që nuk duhet ngatërruar me rrethin dhe qytetin e Gramshit, banon një fis me mbiemrin Koxhaj; në Turbohovë, fshatin ngjitur, Goxhabelliu; Koxhaj (Goxhaj) ka edhe në Vëseshtë dhe dhe Nishovë, prej nga ka rrjedhur kryearkitekti i Perandorisë Osmane në fund të shekullit të 16-të dhe fillim të shekullit të 17-të, Mimar Kasëm Koxhaj. Në ndihmë dhe në të mirë të kësaj teze të origjinës, vjen edhe emri i urës mësjetare në verilindje të qytetit të Çorovodës, ura e Kasabashit (Kasëm-bashit), që sipas të dhënave është ndërtuar prej tij. Por, pavarësisht këtyre dokumenteve dhe fakteve historike, ka përpjekje që këtë figurë historike ta “përvetësojë” padrejtësisht Gramshi, duke vënë emra rrugësh, institucionesh dhe duke bërë edhe aktivitete në kujtim të tij dhe veprës së tij.

 “Vakufnameja”, testamenti autentik i arkitektit të njohur

Por ajo që hedh dritë dhe që historiani ynë i njohur, Dr. Sulejman Dashi e ka bërë të njohur edhe më parë për specialistët e fushës, historianët dhe lexuesit kuriozë, “Vakufnamenë”, testamentin e Arkitekt Kasëmit, i cili nuk është botuar asnjëherë deri më sot. Madje mendohet se origjinali i saj duhet të ketë humbur. Si rrjedhim, askush nuk e ka shfrytëzuar në vitin 1339 nga origjinali, i cili ndodhet në Arkivën e Përgjithshme të Tapive dhe Kadastrës në Stamboll, por edhe  në Arkivin Qëndror Shtetëror të Tiranës. Testamenti i Mimar Kasemit ka një rëndësi të madhe për atë si personalitet i kulturës shqiptare, për historinë e arkitekturës së perandorisë osmane, por edhe për arkitekturën shqiptare ku ai ka disa vepra.

 Jetëshkrimi i Kasëmit në “Vakufname”

Që në fillim ai aty shkruan se ka lindur në fshatin Grëmsh të Skraparit rreth vitit 1570. Pas rinisë së parë, të cilën mjeshtri e kaloi në vendin e tij, në Berat, u dërgua nga i ati Aliu, në kryeqytetin e perandorisë, në Stamboll, për studime në fushën e artit të të ndërtuarit. Thuhet por nuk është vërtetuar se ai ka qenë një nga asistentët më të rinj në moshë të Sinanit të madh, ashtu si edhe Sefedqar Mehmeti nga Elbasani, të dy shqiptarë. Në vitin 1595 ai u konfirmua si arkitekt i oborrit perandorak.

Kryearkitet në Stamboll

Pak kohë përpara vitit 1627, Kasemi u vendos në postin e kryearkitektit të perandorisë, post të cilin e mbajti deri në vitin 1655 vetëm me një vit ndërprerje (1644-45). Nga Vakufnameja del se, përveç veprave të shumta që ka krijuar në Stamboll e gjetkë, Kasemi ka qëndruar disa herë radhazi në Shqipëri, i angazhuar me ndërtimin e veprave të tij. Kuptohet se kujdes të veçantë ai ka treguar për qytetin e Beratit. Veç veprave të tij të mirëfillta që ka ndërtuar në Berat, ai ka udhëhequr për disa dhjetëvjeçarë edhe zhvillimin urbanistik të tij.

Studiuesit thonë se veprat origjinale të Mimar Kasemit qëndrojnë përkrah mjeshtrave të mëdhenj të mëparshëm. Madje, Mimar Kasemit i takoi barra ta mbyllte epokën e artit dhe të arkitekturës klasike osmane, ta mbyllte mbasi e përcolli atë në kulmin e saj, kur, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të artit osman, nisi jetën e vet periudha e stilit barok. Për më se gjysmë shekulli ai ndërtoi një mori veprash monumentale, jo vetëm si arkitekt, por edhe si inxhinier konstruktor, hidroteknik dhe urbanist i shquar.

Ai, gjithashtu, dha një ndihmesë të madhe për riorganizimin shtetëror të veprimtarisë ndërtimore të të gjithë perandorisë, por edhe si një personalitet me peshë në historinë e perandorisë osmane edhe në jetën e saj politike dhe shoqërore. Mjafton të përmendim këtu se është ai i pari që i propozoi sulltanit për të parin e Qyprilinjve, të cilët më pas bënë një dinasti të tërë qeverisëse.

Lagjia Mangalem, Berat

 Merak të veçantë Beratin

Sipas studiuesve, dora dhe mendja e Mimar Kasëmit në Shqipëri, ndjehet më tepër se kudo në qytetin e Beratit të shekullit XVII, ku  përveç banjos publike me shumë dhoma dhe mullirit me gjashtë gurë të mëdhenj, ai ndërtoi për sadaka në pika të ndryshme të qytetit shtatë çezma monumentale. Por vepra madhështore e Mimar Kasemit në Berat është ujësjellësi. Ky ujësjellës fillonte me mbledhjen e ujërave në kuotat e larta të lagjes Vakëf dhe e përshkonte me anë të një galerie nëntokësore të mbuluar me qemer. Më pas kalonte pranë xhamisë së plumbit, përshkonte lagjen e Skurajve dhe Pazarin e Vjetër, tashmë mbi rrugët e qytetit me anë të një arkde të lartë me harqe të panumërta dhe arrinte deri në lagjen Mangalem. Prej kësaj aorte, shpërndaheshin në të katër anët arteriet ujore të qytetit.

 Veprat e arkitekt Kasëmit akoma nën tokë

Përveç veprave të tjera ndërtimore si mullinjtë, çezma, faltoret, banjot, shtëpi banimi, etj, në vende të ndryshme të Shqipërisë, ai mor me ndërtimin  dhe  mirëmbajtjen e dy rrugëve të rëndësishme mesjetare që lidhnin Beratin me Korçën dhe Beratin me Elbasanin për në Ohër. Në Dushar të Oparit dhe në Xhyrë të Librazhdit, aty ku sipas traditës ishin vendet e bujtjes së karvanëve, ai ndërtoi dy hane, disa ura dhe çezma.

Ai ishte një nga ata njerëz që në mesjetë punonin në vendet e perandorisë osmane, por që nuk i humbisnin lidhjet dhe dashurinë për atdheun e vet.

Këto janë veprat në Shqipëri. Po në Turqi. Aty ka akoma më shumë dhe janë të përmasave botërore, por fatkeqësisht shteti ynë bën pak për këto gjëra. Ato janë të pa studiuara dhe të pa vizitura nga specialistët tanë.

Ura e Kasabashit, Skrapar

Xhamia Jeni

 Si u zbeh fama e Grëmshit

Në gjithë këtë trevë në Mesjetë lulëzim më të madh pati fshati Grëmsh, sipas regjistrit osman, në vitin 1570 ai kishte 400 shtëpi dhe 18 dyqane, fshat-qytet jo i vogël për kohën, ku jetonin bejlerë e spahinj fermanlinj me tituj dhe me prona në Berat, Korçë, Fier, Maqedoni, Greqi, Thesali e gjetkë.

Kjo shtrirje bëri që emri dhe bëmat e Grëmshit të njihen brenda vendit, por edhe në sferat e larta të perandorisë osmane. Të njohur e bëri atë edhe biri i këtij fshati, Arkitekt Kasëmi, që në vitin 1595, pas shumë ndërtimeve që kish bërë në fshatin e tij të lindjes dhe në disa vise të tjera, u bë kryearkitekt i perandorisë me shumë kryevepra që janë edhe sot në Stamboll dhe Edrene. Edhe pse me një detyrë të rëndësishme e të vështirë, ai kishte merak Beratin dhe ka udhëhequr disa dhjetëvjeçarë ndërtimet e këtij qyteti.

Grëmshi mori të tatëpjetën në kohën e shthurjes së spahillëkut, ku një pjesë e bejlerëve dhe spahinjve humbën pronat e tyre, sidomos në territorin grek ku kishte filluar revolucioni dhe lufta për shkëputje nga Turqia. E kësaj kohe ka qenë edhe lëvizja e frashërllinjve nga Grëmshi për të cilën Sami Frashëri në “Kamus Ul Alam”, faqe 123, thotë: “Bejlerët e Frashërit origjinalisht janë të shpërngulur prej rretheve të nënprefekturës së Tomorricës së Beratit dhe janë atdhesuar në katundin Stanimakë, që atyre iu dha si feud.

Një tjetër figurë e shquar që pohon origjinën e tij nga kjo krahinë është edhe internacionalisti  italian Antonio Gramshi. Në një letër drejtuar motrës së gruas së tij nga burgu i Turit, më 12 tetor 1931, ai shkruan: “…Vetë unë nuk kam asnjë racë; im atë është me origjinë shqiptare të vonshme, familja ikur nga Epiri pas ose gjatë luftës së vitit 1821…”. Pas shthurjes së sistemit të Spahinjve, Grëmshi u shpërbë. Shumë familje të këti fshati shkuan në Turbëhovë, në jug të fshatit të tyre, pjesa tjetër më e kamur shkoi në Prrenjas, Mëlovë dhe Zaloshnjë përtej lumit të Tomorricës; disa familje shkuan në Myzeqe, në luginënë e lumit të Tomorricës në pjesën e Gramshit;  në nahijen e Beratit, në Novaj, Nishovë, Kapinovë etj.

Dy Gra(ë)mshe, dy histori

 Për një lexues që nuk ka njohuri gjeografike dhe historike (dhe s’është e thënë të ketë), janë dy Gra(ë)mshe në të njëtën trevë, por në dy ekstreme të saj, njëri në juglindje të Tomorricës dhe tjetri në veri, në luginën e lumit të Devollit. Të dy përkarshi kanë Tomorrin. Njëri quhet Grëmsh me “ë”, është më i vjetër, gati qytet në Mesjetë me historinë e vetë, tani pothuajse i zhdukur dhe, i dyti, Gramsh me “a”, qytet, por i ri, me histori të re, jo më shumë se 60-vjeçare (është shpallur si i tillë në vitin 1960), natyrisht, ndryshe nga i pari, jo gërmadhë, po në lulëzim e sipër.

Në bazë të dokumenteve vjetra del se ky Gramshi i ri (qytet) origjinën e ka nga Grëmshi i vjetër i Tomorricës, kur ai me shthurjen e spahillëkuat, u shpërnda në gjithë zonën e Tomorrisës, Skraparit dhe Myzeqesë.

Një pjesë e banorëve të këtij fshati erdhën në atë kohë dhe formuan një fshat të vogël, të cilit, në kujtim të vendlindjes, ia vunë Grë(a)msh. Pikërisht, posht këtij fshati është ngritur qyteti, i cili natyrshëm ka marrë emrin e fshatit që ndodhej aty, Grë(a)mshit.

U zgjata pak në këtë sqarim, pasi spekulohet dhe bëhen gafa të pafalshme dhe flagrante historike, ku Gramshi i sotëm përvetëson padrejtësisht historinë e Grëmshit të vjetër. Dhe ky falsifikim dhe vjedhje bëhet zyrtarisht nga institucionet shtetërore lokale, qarku i Elbasanit dhe bashkia e Gramshit, si dhe nga historianë amatorë.

Nuk po hyj në të tjera, por po marr dy figura, Arkitekt Kasëmin dhe Antonio Gramshin, për të cilët janë zhvilluar veprimtari përkujtimore, janë vënë emërtime rrugësh dhe institucionesh, janë dhënë çertifikata me emrin e tyre, sikur ata janë pjesë integrale e historisë të këtij qyteti (58- vjeçar)!

Aq zyrtare është bërë kjo, saqë Këshilli i Bashkisë Gramsh e ka bërë Antonio Gramshin Qytetar Nderi të Gramshit, ka ftuar edhe homologë nga Italia në ceremoninë e zhvilluar për këtë qellim (shih foton)! Në këtë kllapë bie edhe Kryeministri Rama, i cili gjatë një vizite në qytetin e Gramshit, kur flet për zhvillimin urban të qytetit, porosit. “Tani ju takon të gjëni një vend edhe për Antonio Gramshin, por mos na e bëni si ato monumentet e realizmit-demokratik, se nuk i duam ato”.

O Kryeministër, a ke këshilltarë kompetentë a s’ke!? Të kanë rrejtur, se vërtet Antonio Gramshi, në një letër drejtuar motrës së gruas së tij nga burgu i Turit, më 12 tetor 1931, letër që gjendet edhe në librin e studiuesit shqiptar, Jovan Jano, në librin e tij “Antonio Gramshi, jeta dhe vepra e antifashistit të madh”, i shkruan: “…Vetë unë nuk kam asnjë racë; im atë është me origjinë shqiptare të vonshme, familja ikur nga Epiri pas ose gjatë luftës së vitit 1821…”, por nuk thotë se është nga Gramshi i 1960-ës, madje as edhe nga Grëmshi i vjetër i Skraparit, që ka më shumë gjasa të jetë, pasi periudha e që thotë ai përputhet me atë të shpërbërje së këtij fshati (qyteze), por që , për hir të së vërtetës, nuk është vërtetuar.

Atëherë pse historianët heshtin, kur e shohin se po shitet sapuni për djath. Do të jetë turp dhe do të jetë vonë të ndreqet më pas kjo gafë historike që u është lënë në dorë amatorëve. Se në se heshtim ne, Akademia e Shkencave, historianët e sotëm, nuk do të heshtin studiuesit e ardhshëm, të cilëve do t’u lëmë një barrë të kotë mbi supe, të korrigjojnë budallallëqet tona, të heqin emra rrugësh dhe buste.

E njëjta gjë po bëhet në Gramsh edhe për për “përvetësimin” e figurës së Arkitekt Kasëmit.

Në një portal zyrtar të qarkut të Elbasanit, me autor një kolegun tim gazetar, botohet biografia e Arkitekt Kasëmit, si një personalitet që i takon kësaj treve, pasi, sipas tij, ai është nga (Tomorrica e Gramshit(!). Hajde kuptoje këtë, kur Gramshi është pjesë e Tomorricës dhe  jo Tomorrica pjesë e Gramshit) dhe kur vetë arkitekt Kasëmi në “Vakufnamenë” e lënë me dorën e tij, nuk lë mëdyshje kur thotë: ”Në fshatin tim të lindjes po lë si vakuf një xhami, imaretin (mensë publike) dhe disa çezma“, dhe kur këto themele gjenden edhe sot në Grëmshin e vjetër.

Siç ka nisur, një ditë do të thuhet se edhe Frashërllinjtë janë nga Gramshi…Sepse vërtet në origjinë të largët janë nga Grëmshi, por nga Grëmshi i vjetër, i Tomorricës, gjë që e pohon edhe vetë Sami Frashëri në veprën e tij madhore enciklopedike “Kamusalalam”, kur thotë: “Bejlerët e Frashërit origjinalisht janë të shpërngulur prej rretheve të nënprefekturës së Tomorricës së Beratit dhe janë atdhesuar në katundin Stanimakë, që atyre iu dha si feud”…Pastaj ata kanë shkuar në Frashër.

Por…edhe një herë “por”, ata janë frashërllinj, se u lindën në Frashër, u edukuan në Frashër dhe se po për këto arsye morën edhe si llagap Frashërin, duke e bërë pjesë të identitetit të tyre. Ndaj askush nuk mund të luajë dhe të përvetësojë emrin e tyre, as Skrapari, as Gramshi e as kushdo tjetër. Ata janë thjesht dhe vetëm FRASHELLINJ.

Përgatiti Zylyftar Hoxha – Dita

 

July 21, 2019 21:08
Komento

8 Komente

  1. Arben July 21, 21:36

    Shqipetaret Osmanllinj

    Reply to this comment
    • Arbenit July 22, 12:52

      Arben o t’hengert tenja, e ke te Keqen brenda,
      Nuk ta kemi ne shqiptarët.
      Ti je një hic, o truthare.
      Thellohu te nxesh te mos pjerdhesh nga goja, o fodull xhahil, ZOTI te dhente drite, mik.

      Reply to this comment
  2. demo July 21, 23:17

    Z Zylyftar!Ke te drejte per Origjinen e arkitekt Kasemit dhe Frasherllinjve nga Gremshi i Tomorrices.
    Gramshi i Elbasanit mund te krenohet me Koken kungullore te Kastriot Myftarajt qe eshte nga Shenepremte.
    Para disa muaj,kur u be nje aktivitet per Antonio Gramshin ne Gramsh te Elbasanit kam shkruar nje koment mbi historikun e familjes Gramshi.
    Vetem ne territorin e Shqiperise se sotme ndodhen nja pese fshatra me emrin Gramsh,Po ka edhe nje Gramsh ne Camerine e jugut(pra ne Epir) dhe vete periudha e trazirave te vitit 1821 ne territoret e pashallekut te Epirit te sunduara nga Ali pasha,te le te kuptosh se stergjyshi i Antonio Gramshit ka emigruar ne Kalabri pikerisht nga Gramshi i Camerise dhe jo nga Gramshi i Elbasanit dhe as nga Gremshi i Tomorrices se Beratit,as nga Gramshi i Lushnjes,sepse keto nuk ndodhen ne Epir dhe nuk u preken nga pasojat e revolucionit te 1821.
    Pra,.Antonio Gramshi ne origjine eshte CAM.

    Reply to this comment
  3. Shenepremtja. July 21, 23:36

    Autori vete e thote qe banoret e Gremshit te Tomorrices u shperndane disa ne Berat disa ne Myzeqe e disa ne Gramshin e sotshem qytet ku krijuan nje fshat dhe i vune emrin Gramsh ne nder te fshatit te tyre te meparshem.Keshtu qe ata i qendruan besnike prejardhjes se tyre duke emertuar vendbanimin e ri me emrin e vjeter.Qe ketu dalim ne perfundimin qe dhe arkitekt Kasemi eshte paraardhes i tyre.Po ashtu dhe Frashellinjte dhe Antonio Gramshi.Jane te njejtet banore sipas autorit te te njejtit vend por qe jane spostuar disa metra me tutje.Ku eshte gabimi ketu???

    Reply to this comment
  4. demo July 22, 05:08

    Gramshi i Camerise ndodhet nje 200 km larg Gremshit te Tomorrices dhe s`mund t`i leshojme fre imagjinates e te themi qe te gjithe fshatrat qe quhen Gramsh,e kane marre kete emer nga banoret e shperngulur te Gremshit te Tomorrices.
    Edhe dicka tjeter.
    Sistemi i spahinjve ne qeverine osmane nuk u abrogua ne shekXIX,pra,ne vitin 1821 sic pretendon autori Hoxha,por dy shekuj me pare,ne shek XVII.
    Mos ngaterro spahijte me oxhakun e Jenicereve.

    Reply to this comment
  5. demo July 22, 05:23

    Sikur me argumentin e EMRIT,te imagjinojme se te gjithe Gramshat e kane origjinen nga banoret e shperndare te Gremshit te Tomorrices,i bie edhe qe te gjithe fshatrat me emrin Klos ta kene origjinen nga Klosi i Mallakastres,,poor as Klosi i Suloves,as Klosi i Kukesit nuk e kane origjinen nga Mallakastra.Ky emertim lidhet me fjalen Klisure,qe ne greqishten bizantine shenonte kufijte e enklavave sllave me banoret vendas arberore.
    Me i qarte ky toponim ka mbetur ne formen e ndermjetme Kelcyre,ne afersi te Permetit.
    Perse te mos imagjinojme qe toponimi Gramsh e ka kuptimin nga fjala Gram,nje lloj bari me rrenje te ushqyeshme per bagetine?

    Reply to this comment
  6. leka July 22, 10:28

    Antonio Gramshi ngaterrohet per historine e tij thjesht sepse si internacionalist nuk i interesonte…ka dokumenta qe paraardhesit e A.Gramshit ishin ne itali perpara viti 1700 , sepse i gjyshi (nikola gramshi) trashegoi toka rreth vitit 1780 dhe eshte e dokumentuar…pastaj se nga ç’fshat eshte une nuk e dij por ata jane ne itali me dyndjet arbereshe

    Reply to this comment
  7. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare July 22, 12:28

    llogjika e demo eshte e drejte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin