Arkiva DITA: Nënë Tereza, Kombi dhe Shteti sipas Andrea Stefanit

September 5, 2018 09:40

Arkiva DITA: Nënë Tereza, Kombi dhe Shteti sipas Andrea Stefanit

I ndjeri Andrea Stefani (1958-2016), një nga ish-publicistët tanë më të mirë dhe ish-bashkëpunëtor i DITA në vitet e fundit të jetës ka botuar në 4 shtator 2016 në këtë gazetë, shkrimin e mëposhtëm për Nënë Terezën dhe konceptin e shtetësi-kombësisë. E risjellim për lexuesit tanë sot në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, e cila është festë zyrtare në Shqipëri.

****

Nënë Tereza, Kombi dhe Shteti

Nga Andrea Stefani*

“By blood, I am albanian. By citizenship, an indian“- citohet së fundi edhe nga CNN të ketë thënë Nënë Tereza lidhur me biografinë e saj. Në përkthimet shqip këtë frazë e kam gjetur kështu: Për nga gjaku jam shqiptare. Për nga kombësia një indiane!

Shihet qartë që shtetësia “citizenship” merret për kombësi, një ngatërrim që vetë Nënë Tereza nuk e bën. Kuptohet qartë që me “gjak” shenjtorja nënkupton kombin dhe kombësinë e saj duke e diferencuar qartë nga shteti (India) pjesëtare e të cilit ajo vetë qe si shtetase apo qytetare.

Në gjuhën politike, por edhe përgjithësisht në literaturën shqiptare, mbizotëron opinioni se “kombi” dhe “shteti” janë një, domethënë, identikë. Një dukuri e habitshme kjo sepse shqiptarët, kanë edhe rastin e Kosovës që duhet t’ja bënte më lehtësisht të kuptueshëm dallimin mes këtyre dy realiteteve. Eshtë fakt që Shqipëria dhe Kosova i përkasin një kombi të vetëm, atij shqiptar, ndërsa si shtete janë të ndryshëm. Kemi rastin e një një kombi me dy shtete. Si për shembull, dikur kombi gjerman i ndarë në shtetin e Republikës Federale dhe në atë të Republikës Demokratike.

Barazimi i kombit me shtetin bëri që vite me parë, kur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës kjo republikë duhej të kishte edhe flamurin e saj, lindi frika se mos në këtë rast, Shqipëria dhe Kosova shfaqeshin si dy kombe të ndryshme. I njëjti gabim është bërë burim edhe i akuzave deri për tradhëti kombëtare të futbollistëve shqiptarë që luajnë me përfaqësueset e shteteve ku janë shtetas dhe jo me përfaqësuesen e shtetit shqiptar që konceptohet si “kombëtarja”.

Në mendimin shqiptar këmbëngul koncepti francez që e barazon kombin me shtetin. Jo rastësisht, edhe në kartat e identitetit apo pasaportat shqiptare, të prodhuara po nga një kompani franceze, “shtetësia” përkthehet “nationality”. Ndërkaq, ekziston edhe një tjetër koncept, i njohur si gjerman, që e përkufizon kombin jo në bazë të lidhjes politike, shtetit, por të “gjakut” të të kaluarës, historisë, paraardhësve, tokës, traditave apo kulturës së përbashkët.

Debati mes dijetarëve të të dy linjave është i hershëm dhe në vazhdim. Kemi mendimin se këndvështrimi gjerman është më i saktë. Ndryshe nga shteti, kombi nuk është një lidhje politike, artificiale pavarësisht se në një stad të caktuar historik ai nuk mund të mos marrë mbi vete një veshje politike sikundër është shteti. Dhe është pikërisht kjo veshje politike që ka sjellë edhe gabimin duke bërë që kombi, kjo lidhje që (pavarësisht nga trazimet e deformimet e mëvonshme) në lindje të saj ka qenë biologjike dhe natyrore, të krijojë iluzionin e një lidhjeje politike.

Është ky iluzion dhe koncepti i gabuar që rrënjon prej tij, shkaku ideal i lloj-lloj politikash asimiluese në emër të shtetit komb. Madje, edhe sot e kësaj dite. Sepse edhe ai që rëndom quhet “natyralizim”, është një lloj asimilimi. Ngaqë për shembull, meqenëse shteti francez është kombi francez, që të jesh pjesëtar i tij duhet të bëhesh francez për nga nacionaliteti. Kështu emigrantë kinezë, indianë, afrikanë, shqiptarë etj., shpallen me kombësi franceze!

Politikisht, barazimi i “shtetit” me “kombin” është një hulli e gabuar që nuk çon, sikundër rëndom shpresohet, në fashitjen e ekseseve nacionaliste. Zgjidhja nuk është t’a trukosh kombin me shtet për  t’i maskuar dallimet kombëtare por t’i superosh ato duke i lënë vendin që ju takon në identitetin e personave por jo më shumë vend se ju takon, në politikë. Dhe pikërisht, lidhja politike, shteti demokratik pluralist ofron zgjidhjen më ideale. Anëtarët e tij mund të jenë me kombësi të ndryshme por politikisht, ata janë të njëllojtë si shtetas dhe qytetarë. Prejardhja e tyre mund të jetë, pa problem, e ndryshme por ata ribashkohen në ato që janë bazike për shtetin, disa vlera politike dhe etike, në një mendësi tipike për qytetërimin Perëndimor.

Dhe gjithkush mund të shprehet pa ndrojtje si Nënë Tereza: Për nga gjaku jam, sipas rastit, shqiptar, kinez, argjentinas, eskimez, por nga shtetësia jam, po sipas shtetit ku ndodhet, francez, italian apo norvegjez!

*****

*Botuar në DITA në 4 shtator 2016. Botimi i parë mund të lexohet duke klikuar KËTU

September 5, 2018 09:40
Komento

2 Komente

  1. vasili September 5, 13:00

    Andre Stefani,ky burre dhe njeri i madh i kesaj bote,luftoi deri ne frymen e fundit,pa asnje kompromis,kunder bandave diabolike te injorances,pafytyresise dhe egersise pjella te shpellave te errta,qe mbanin dhe mbajne pushtuar kete vend.
    Kohet qe do te vine do ta monumentalizojne kete shqiptar te madh,kur nga kjo kope e sotme eshte i gjithe i harruar.

    Reply to this comment
  2. Alban Dega September 5, 19:30

    From: Alban Dega
    Date: April 17, 2018 at 1:06:20 PM EDT

    I VETMI KRYEREKORD I PATHYESHEM BOTEROR … !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ka shume e shume rekorde boterore ne fútboll, atletike, boks… ne cdo fushe te veprimtarise njerezore !
    Po a ka ndonje rekord te paarritshem, te pathyeshem e te perjetshem ne Bote sot !?
    Po eshte vetem nje rekord te tille ne kryefushen e te gjithe fushave, ne ate te humanizmit, njerezillekut !?
    Eshte vetem rekordi i nje nje nene te pamartuar kurre !
    Eshte vetem rekordi i nje motre virgjereshe !
    Eshte vetem rekordi i nje bije shqiptare denbabaden !
    E ka emrin Gonxhe Bojaxhiu qe shkrin kater rekorde boterore ne nje kryerekord Boteror Nene Tereza !
    Fituese e titullit me te larte per paqe ne Bote Nobelin e Paqes qe e kane marre edhe qindra vete e shoqata ne Bote !
    Fituese e titullit madhor Shen Tereza qe e kane qindra shenjtore e profete ne pese fete kryesore te Botes: budizmi, katolicizmi, myslimanizmi, judaizmi dhe kristianizmi me nendarjet e tyre .
    E kryesorja e mbi te gjitha krye titullin e vetem boteror“ NENA E PERBOTESHME TEREZA !”
    E vetmja grua ne Bote para se ciles u perkulen me nderim e respekt mbreterit e mbretereshat, Presidentet e superfuqive boterore, kryeministrat, qeverite, Kongresi Amerikan e deri edhe Papa Vojtila i Selise se Shenjte qe is lay kembet e saj vocrrake dhe piu ujin e
    tyre !
    Nje super- rekord tjeter boteror !
    Pse eshte e pamundur te thyhet ky kryrekord Boteror !?
    Sic ka nje Univers pa fund e pa ane ne kohe dhe ne hapesire ka edhe vetem nje planet te vetem me emrin Toke ne sistemin tone diellor e ne Univers !
    Ashtu sikur se cdo qenie e gjalle ka nje nene, edhe mbare njerezimi qe eshte nje dhe vetem nje nuk mund te kete me shume se nje nene !
    Prandaj ne shqiptaret si popull e si komb duhet te jemi krenar per kryerekordin e rekordeve boterore ate te bikes, motres dhe Nenes se Petboteshme Gonxhe Bojaxhiu alias Nene Tereza.
    Nje kryrekord boteror i paarritshem , i pathyeshem dhe i perjetshem…
    Krenaria Kombetare e ne shqiptareve!
    Krenaria e mbare njerezimit !
    Krenaria e Botes mbare !
    Bota ne kembet e saj !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*