Arkivat amerikane nxjerrin filmime të Ahmet Zogut dhe Shqipërisë së vitit 1930

November 15, 2014 21:12

Arkivat amerikane nxjerrin filmime të Ahmet Zogut dhe Shqipërisë së vitit 1930

Arkivi i Qendrës së Historisë Hebraike në New York ka publikuar një video ku shfaqet Ahmet Zogu.

Fillimisht shihet një vizitë e ambasadorit amerikan të asaj kohe në Tiranë, Herman Bernstein, në qytetin e Krujës. Më pas ambasadori takohet për pak minuta me vetë Mbreti Zog I. Në vitin 1930 presidenti amerikan Hoover, caktoi Herman Bernstein, ambasador  të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, një post që e mbajti deri në vitin 1933. Gjatë mandatit të tij, ai ka punuar në negocimin midis SHBA dhe Shqipërisë për ratifikimin e shumë traktateve, ku edhe kishte marrë një çmim nga Mbreti Zog për shërbimin e tij në Shqipëri, ai ishte shpërblyer me dekoratën “Urdhri i Skënderbeut”.

Bernstein ka shkruar disa libra me vlerë, mes të cilëve “Celebrities of Our Time” – një përmbledhje intervistash me krerë shtetesh dhe figura të tjera të njohura botërore. Ai njihet gjithashtu si mik i Ajnshtajnit dhe si njeriu që hodhi në gjyq për fyerje industrialistin e famshëm Henry Ford në vitin 1923.

Bersteini e fitoi gjyqin dhe gjykata i akordoi 200 mijë dollarë. Ai ka hartuar edhe një biografi në anglisht të Zogut, në bazë të pyetjeve që i dërgoi Mbretit dhe përgjigjeve që mori prej tij.

 

November 15, 2014 21:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*