Arktiku shkrin, Europa ngrin

March 7, 2018 12:10

Arktiku shkrin, Europa ngrin

 

Në dy studime të kryera nga studiuesit amerikanë dhe ata rus, ka rezultuar se dimri i këtij viti ka qenë më i nxehti në Arktik.

Instituti amerikan për çështje të motit dhe kryesisht të borës, ka raportuar më 6 mars se dimri në Arktik gjatë muajit dhjetor, janar dhe shkurt ka shënuar temperaturën 4.9 gradë Celsius, më të lartë se zakonisht.

Si rezultat i një të nxehti të jashtëzakonshëm, akulli në Oqeanin Arktik dhe detet e tjerë që mbulojnë majën e globit, ka shënuar rekord të temperaturës më të ulët për këtë periudhë të vitit, kanë thënë shkencëtarët amerikanë,shkruan Rel.

Në muajin shkurt, akulli i detit Arktik ka mbuluar 13.9 milionë kilometra katrorë apo rreth 160,000 kilometra katrorë më pak sipërfaqe sesa në vitin e kaluar, ka njoftuar instituti amerikan.

Shërbimi i motit të Rusisë, Shërbimi Federal për Hidrometeorologji, po ashtu ka njoftuar se temperaturat në rajonin e Arktikut kanë qenë katër deri në tetë gradë më të larta se temperatura normale, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Nga ana tjetër Europa është përfshirë nga një i ftohtë i pazakontë, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe kaos në trafik.

l.h/ dita

March 7, 2018 12:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*