Arma e veçantë që mbron Erdoganin (FOTO)

August 7, 2018 09:15

Arma e veçantë që mbron Erdoganin (FOTO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është një nga liderët që ruhet me masat më të rrepta të sigurisë në botë.

Por, tentativa e fundit për atentat me dron ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duket se ka shtyrë ekipin e sigurisë së Erdogan të marrë masa shtesë.

Media turke ka publikuar edhe pamjet e armës së re, e cila lëviz me Erdogan për ta mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm nga ajri.

Arma në foton e shkrepur të dielën gjatë kohës që Erdogan vizitonte një xhami është raketahedhës i lëvizshëm për mbrojtje ajrore.

Erdogani inspektoi ecurinë e punimeve në Xhaminë e Çamlicasë, e cila do të jetë xhamia më e madhe e ndërtuar në Turqi në 100 vitet e fundit.

Inspektimet zgjatën për rreth dy orë, e po kaq kohë në mbi xhami qëndroi edhe truproja e sigurisë me raketahedhës.

Por fakti që edhe gjatë inspektimit të punimeve në xhami, Erdogan mbrohej me masa kaq të rrepta sigurie, ka tërhequr kritikat e opozitës.

Ish-kandidatja për Presidente, Meral Aksener akuzoi Erdoganin se është larguar nga populli dhe se “frikësohet nga gjithkush dhe çdo gjë”.

Ajo tha se edhe “në shtëpinë e Zotit përpiqet ta mbrojë veten me raketa”.

a.s/dita

August 7, 2018 09:15
Komento

3 Komente

  1. Besi August 7, 12:48

    Ju dhjefsha turqin kemi problemet Tona si komb ju na cani trapin me anadollaket né djall shkofshin kto te shpifur

    Reply to this comment
  2. Arben August 7, 16:49

    Allahu ekber.

    Reply to this comment
  3. Xh. A. Mia August 7, 19:12

    Perse e beri kaq te vogel xhamine?! Me te madhen ne 2000 vjet ta kishte bere!
    😛

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*