Armand Duka fiton mandatin e pestë në krye të FSHF-së

February 7, 2018 13:15

Armand Duka fiton mandatin e pestë në krye të FSHF-së

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit pas votimit të mbajtur ditën e sotme në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore.

Armand Duka ka siguruar mbi 50% të votave duke siguruar edhe mandatin e tij të pestë.

Armand Duka ka marrë 38 vota në raundin e dytë, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino ka marrë 24 vota.

Në raundin e parë të votimit, asnjëri nga 3 kandidatët nuk mundi të merrte 2/3 e votave.

Në raundin e parë, Armand Duka, mori 39 vota, ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota dhe 4 vota u shpallën të pavlefshme. Asnjë votë për kandidatin tjetër Shpëtim Hala.

“Jam i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë”, u shpreh Duka në fjalimin e tij të falenderimit.

o.j/dita

February 7, 2018 13:15
Komento

6 Komente

  1. Niku February 7, 14:40

    E kuptoni o shqiptare qe jetoni ne Shqiperi, qe shoqeria shqiptare eshte e korruptuar deri ne qelize? Presidenti amerikan sa do i mire te jete, nuk mund te zgjidhet me shume se dy here, sepse krijon tarafin e tij. Duka zgjidhet nga tarafi I tij per here te peste!!! Nuk mbeshtes Finon, por cilido kundershtar i tij duhej te zgjidhej. Ky fenomen nuk eshte vetem ne futboll. Shikoni komitetin olimpik, qe nuk ka marre asnje medalje. Agim Fagu dha doreheqje duke thene se donin ta benin pis. Po keshtu shtanga. Gjoza u detyrua te jape doreheqje vetem pas dy dopingeve rradhazi, pra nuk kishte nga tja mbante. Presidentet duhet te kene vetem dy mandate dhe pike.

    Reply to this comment
  2. santiago February 7, 14:46

    doemos qe do jesh i lumtur se do burojne milionat nga vjedhjet more kokmadh

    Reply to this comment
  3. Fatmiri February 7, 16:39

    Urimme per fitoren ! Tashti te mbetet te ndreqesh
    gabimet . Ne rast perseritjesh te ndonje gabimi , te japesh doreheqien menjehere , me kete veprim do te mbetesh figure e nderuar per te gjithe!

    Reply to this comment
  4. Remi February 7, 18:13

    Bo bo prape ky tani kemi pazare me kombetaren si me serbin

    Reply to this comment
  5. info analitike February 7, 21:47

    E mo mire mos u merzitni shoke se kete edhe pak nga Duke do ta shpallin mbret. Pastaj nuk ishte me i mire ai “sportisti” i politikes me i gjere se i gjate. Nuk keni c’beni e ka fajin sistemi ka thene lideri global.

    Reply to this comment
  6. Lili February 8, 12:01

    Ma ne fund nje grusht politikaneve qe mendojne se pse jane politikane cdo gje e kane hazer kur te duan!
    Bravo anetareve te FSHF qe nuk u impresionuan nga FINO e mbeshtetja per te;
    Tash Fino le te filloje me paguar bileten e tij kur shkon ne ndeshje footballi si ndihme per Footballin qe e ka shikuar fales deri tash, le te paguaje si gjithe qytetaret…
    Vetem ishallah sa ma shume do votojne si ju kunder njerzet e politikes…
    Duka sado i keq bile ka punuar per footballin shqiptar edhe ka nje bilanz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*