Armando Prenga paraqet dy kërkesa në gjykatë

February 9, 2016 16:22

Armando Prenga paraqet dy kërkesa në gjykatë

Deputeti i Lezhës Armando Prenga, i ka kërkuar gjykatës heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” me argumentin se dosja ka përfunduar në gjyq.

Avokati mbrojtës ka depozituar një kërkesë me shkrim për revokimin e kësaj mase të dhënë nga Gjykata e Lartë.

Sipas avokatit, Prenga nuk mund të ndikojë në prishjen e provave, duke qenë se dosja hetimore ndaj tij është mbyllur tashmë dhe është depozituar në Gjykatë.

Në kërkesën e dytë, Prenga kërkon proces gjyqësor të shkurtuar, çka nëse do të pranohet do të përfitojë me uljen 1/3-n e masës së dënimit.

Gjykata do te japë vendim më 19 shkurt. Deputeti Prenga akuzohet për tre vepra penale, të armëmbajtje pa leje, kanosjes dhe plagosjes së rëndë me dashje ndaj peshkatarëve të familjes Cali në Patok. /Dita/

 

 

February 9, 2016 16:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*