Armando Prenga vetëpezullohet nga Kuvendi

February 24, 2016 22:01

Armando Prenga vetëpezullohet nga Kuvendi

Deputeti socialist, Armando Prenga ka vendosur të mos shkojë më në Kuvend, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë që do të japë ndaj tij, në lidhje me plagosjen e ndodhur për shkak të konfliktit të Lagunës së Patokut.

Vendimi është marrë nga vetë deputeti i cili e ka pezulluar veten e tij. Prenga u arrestua pas plagosjeve të ndodhura në Laç në lidhje me konfliktin e lagunës së Patokut, ndërsa gjykata e Lartë vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pak ditë më parë.

Prenga u paraqit të hënën dhe të martën në Kuvend duke sjellë reagimin e opozitës dhe ndërkombëtarëve.

 

Letra e Armando Prengës:

I nderuar Kryetar i Kuvendit

Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratikedëshiroj tiu bëj me dije vendimin tim për tu vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë. Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time, dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare për sa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duuhet të ishin përpara drejtësisë, më kanë kthyer në tabelë qitje siç e kanë zakon se nuk dinë të bëjnë punë tjetër. Unë nuk dua t’i jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh baltën e Saliut dhe të Lulit edhe pse janë të bindur në pafajësinë time. Prandaj, unë do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që Partia Demokratike le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si hero të partisë në luftën për demokraci.

Sinqerisht Armando Prenga

February 24, 2016 22:01
Komento

5 Komente

  1. V.Duka February 24, 23:07

    Nuk di ne se jini fajtor apo jo. por qendrimi juaj dhe sidomos arsyetimi, mendoj se jane gjeja me pozitive qe duhet te benit ne situatat qe Ju jane krijuar, “mbase per fajin Tuaja.
    Sinqerisht .nuk mund te perfondoj pa nenvizuar, deshiroje qe e verteta te jete sic pohoni Ju.

    Me respekt per vendimin tuaj, v.duka.

    Reply to this comment
  2. v,duka February 24, 23:33

    Me vjene mire qe nje deputet reagon ne kete menyre, sepse kjo eshte me shume se e ralle ne vendin tone dhe per me teper ne interes te shumices se shqiptareve, perfshi edhe familjen tuaj.
    Marre shkase nga kjo dukuri qe te uroj qe ju te jini i pafajshem sic pertendoni ju, megjithese duhet te nenvizoje se, me sa eshte shkruar per Ju, dyshoje.
    Duke perfunduar mendoj se duhet them edhe mendimin tim: Uroje te kini thene te verteten ne kete leter, sepse pas aktit tuaj une e desheroje “kete te vertete”
    Me respekt per aktin tuaj te emancipuar, V,Duka

    Reply to this comment
  3. Ridvan February 25, 04:24

    Shikoni kur Sala e Luli tani qe na cane koken me ulurimat pse vjen Prenga ne kuvend te ulerijne prape pse nuk vjen Prenga ne Kuvend,parti me te coroditur qe kerkon vetem sebepe per destabilizim.

    Reply to this comment
  4. preng bib llesh kole hajdar suma February 25, 09:05

    po ti e ke te shkruajtur ne balle,qe je kriminel i lindur.ne jemi bere turpi i botes,qe mbushim parlamentin me llumra si puna jote,qe i vrasin njerezit sikur te jene laraska.

    Reply to this comment
  5. kujtimi itali February 25, 09:57

    duke pare dhe lexuar posizionin tuaj ligjore len shume per te deshiruar. por duke pare qe vendimi i mare eshte shume i drejte ne krahasim me shume deputete te tjere qe nuk jane terhequr,edhe se “krimet”e tyre kane qene te njejta dhe me shume,por me vendim gjykate jeni per tu “pergezuar.pafajsine tuaj e vendos gjykata. nga zbardhja e vendimit do te mesohet se beni apo jo fajtore.duke shpresuar qe terheqja juaj te jete e sinqerte,dhe jo strategji ku si gjithmone politika i la bere. ndoshta eshte edhe e drejte mosdhenia shkak sales&lulit qe per fajin tuaj te bojkotohet parlamenti.kjo do te ishte nje strategji perfette,o,gati. per te fituar,o influencuar me kredo politiche dhe ligjore. me gjithate nuk ke mi motiv te dyshojme deri ne proven e kundert.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*