Armata e kamikazëve të ISIS. Dhjetëra vetë u nisën për sulme në Mosul

June 26, 2017 11:53

Armata e kamikazëve të ISIS. Dhjetëra vetë u nisën për sulme në Mosul

Shteti Islamik u përpoq të organizonte një seri sulmesh kamikaze në Mosul, por forcat irakiane kanë arritur ta zmbrapsin mësymjen e armikut.

Raportet në mediat e huaja tregojnë se ISIS ka dërguar një seri atentatorësh vetëvrasës në pjesë të ndryshme të qytetit verior, megjithatë zonat ku u shpërndanë militantët e tij me breza eksplozivë në trup u vunë shume shpejt nën kontroll.

Grupi i dhunshëm xhihadist tani është kufizuar në një territor tejet të vogël në qendrën e vjetër të Mosulit. Kjo është faza finale e ofensivës irakiane për marrjen e qytetit të dytë më të madh të vendit.

Për ekspertët ndërkombëtare, është e qartë se këto janë ditët e fundit të Shtetit Islamik në Mosul. Të mërkurën që shkoi xhihadistët hodhën në erë xhaminë simbol të tij, Al-Nuri, çka i motivoi forcat e Bagdadit të ashpërsojnë veprimet e tyre.

Vetëm të djelën, ndaj grupit ekstremist u ndërmorën rreth 20 sulme ajrore e pati dhe të tjera gjatë natës. Armët e helikopterëve kanë shënjestruar pa rreshtur gjatë këtyre orëve pozicionet e ISIS-it dhe është dëgjuar edhe zjarr mortaje.

Operacioni për marrjen e Mosulit, i koduar me emrin Fatah, nisi shtatorin e 2016-s si perpjekje e përbashkët e trupave qeveritare dhe grupeve aleate paraushtarake në rajon.

Por për shkak të pranisë së popullsisë civile atje, ushtarët irakianë të ndihmuar dhe nga disa njësi elitë amerikane, janë detyruar të përdorin më së shumti armë të lehta e të tregohen të kujdesshëm, çka e vështirëson marrjen e qytetit në kohën kur edhe grupi ekstremist nuk dorëzohet pa bërë rezistencë.

June 26, 2017 11:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim