Armenët përkujtuan 101 vjetorin e genocidit, digjet flamuri turk në Greqi

April 24, 2016 18:19

Armenët përkujtuan 101 vjetorin e genocidit, digjet flamuri turk në Greqi

Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e kryeqytetit armen Yerevan për të përkujtuar 101 vjetorin e masakrës armene gjatë Luftës së Parë Botërore.

Të shtunën, demonstrata filloi me një marshim përkujtimor me pishtarë kushtuar miliona armenëve masakruar një shekull më parë nga turqit otomanë.

Protesta të ngjashme janë mbajtur në vende të ndryshme nëpër botë, përfshirë Jeruzalemin dhe jashtë Ambasadës turke në Bejrut.

Edhe në Greqi, dhjetëra qytetarë armenë protestuan para Ambasadës turke me flamuj dhe pankarta në duar, duke i kërkuar Turqisë njohjen e genocidit. Në shenjë simbolike dogjën dhe flamurin turk.

Armenia thotë se turqit kanë vrarë rreth 1.5 milionë armene gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur genocid, një term i përdorur edhe nga Papa Françesku.

Por Turqia jo vetëm që refuzon përdorimin e një termi të tillë, por krikoi bergolion menjëherë pas deklaratës, duke e quajtur pjesë e klanit të së keqes.

April 24, 2016 18:19
Komento

4 Komente

  1. Andi April 24, 19:42

    Ne shenje simbolike dogjen flamurin? Kjo s’eshte normale. S’e marr vesh cfare duan te arrijne?! Armenet s’jane te vetmit ndaj te cileve eshte bere genocid. Shqiptaret cam kane patur te njejten fat, dhe ceshtja e tyre as nuk zihet dot me goje. Te pakten per keta ka patur njohje e kompesime nga vende te zhvilluara.

    Reply to this comment
  2. nje lexues shqiptar April 24, 21:49

    Turqia shteti dhe populli me mizerabel ne bote .

    Reply to this comment
  3. demo April 25, 01:50

    Se c`ishte Turqia per Shqiperine,e kane thene rilindasit e vertete,jo keta te Edi Rames.Bashkohem me protesten e popullit armen.Liri per popullin Kurd!

    Reply to this comment
  4. bill right April 25, 10:16

    NUk kam ndonje simpati per turqit…por te jesh kaq i fiksuar per nje “tragjedi” te ndodhur 110 vite me pare..me duket paksa tragjike per keta armenet aq me teper kaq fanatike saqe te djegin flamure etj etj…Me duket sikur nuk kane tjeter c’te bejne dhe mbajne identitetin gjalle…Nuk i njeh njeri per njerez te mire keta armenet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*