Armeni-Shqipëri, zbardhet formacioni zyrtar i kombëtares sonë

October 11, 2015 16:15

Armeni-Shqipëri, zbardhet formacioni zyrtar i kombëtares sonë

Rreth 2 orë para nisjes së takimi është publikuar formacioni me të cilën do të luajë kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, ndaj Armenisë në Jerevan.

Edhe në këtë ndeshje De Biasi ja ka besuar qendrën e mbrojtjes Canës së bashku me Gjimshitin, i cili u aktivizua në të njëjtin pozicion edhe në ndeshjen ndaj Serbisë. Në mungesë të Agollit, në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Aliji, ndërsa në të djathtë Hysaj. Mesi i fushës do të përbëhet nga Basha, Xhaka, si edhe Roshi e Gashi, dy të fundit më të avancuar.

Ndërkohë, në repartin e sulmit do të luajë Cikalleshi në ndryshim nga ndeshja e fundit me Serbinë, ku u aktivizua që nga fillimi shkodrani, Balaj.

Formacioni i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji; Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.

October 11, 2015 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*