Armenia vendos të bëhet Republikë Parlamentare

December 14, 2015 10:03

Armenia vendos të bëhet Republikë Parlamentare

Armenia ka ndryshuar sistemin e saj nga presidencial në parlamentar.

Rreth një javë më parë, vendi shkoi në referendum, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar përfundimisht rezultatin që miraton ndryshimet kushtetuese.

Pas shpalljes së rezultateve të referendumit të mbajtur më 6 dhjetor, të gjithë anëtarët e komisionit votuan unanimisht për vendimin me të cilin miratohen amandamentet.

As në këtë vend nuk munguan akuzat e opozitës për vjedhje votash, por Komisioni i hodhi poshtë pretendimet. Zyrtari i partisë opozitare, Kongresi Kombëtar Armen, Levon Zurabian, tha se dalja reale në referendum ishte gjysma e zgjedhësve me të drejtë vote.

Por, komisioni konstatoi se “nuk është raportuar për shkelje që kanë mundur të ndikojnë në rezultatet e referendumit”. Opozita thekson se amandamentet kanë për qëllim që t’i mundësojnë presidentit aktual, Serzh Sarkisian, që të mbetet në pushtet, pasi në vitin 2018, i mbaron mandati i Presidentit, çka nuk mund të rizgjidhet më. /Dita/

December 14, 2015 10:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim