Mitralozi që vajti në Drenicë lidh në një histori të vetme disa njerëz

Bedri Islami November 30, 2014 15:22

Mitralozi që vajti në Drenicë lidh në një histori të vetme disa njerëz

Në shumë nga mediat e këtyre ditëve, mes tyre edhe në DITA, është dhënë lajmi se mitralozi që kishte në ditët e luftimeve, mes 4 dhe 6 marsit 1998, komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Adem JASHARI, do të ekspozohet për herë të parë për publikun e gjerë. Në të vërtetë, në shumë nga fotot e fundit të Adem e Hamzë Jasharit, si dhe të disa nga njerëzit e afërt të tyre, është vënë re mitralozi që është bërë publik pikërisht më 28 nëntor, që përkon me ditën e mëvetësisë dhe ditëlindjen e Ademit. Është një rastësi domethënëse, por nuk është vetëm kjo në këtë shënim plotësues.

Pyetja që mund të bëhet normalisht është se çfarë rruge ndoqi ky mitraloz deri sa shkoi në Drenicë, në cilën kohë shkoi dhe cilët e dërguan. Ka edhe ai ndonjë histori të veçantë dhe a është i lidhur edhe me personalitete të tjera jetike dhe historike të Kosovës?

Adem Jashari ka qenë një njeri që i donte armët, por megjithatë më shumë donte jetën. Në përfytyrimin e shumëkujt figura e tij, ashtu e mbuluar nga armët, me mbulojën e meshintë dhe uniformën e UÇK-së, fytyrën e mbuluar nga një mjekër e gjatë, krejt ndryshe nga të vëllezërit, mbetet ajo e një luftëtari, dhe thuajse gjysmën e jetës së tij të ndërgjegjshme ai ishte i tillë. Armët i donte, por ishte një njeri që i gëzohej jetës. Në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe në familjen Jashari, njëkohësisht, ruhen disa video të regjistruara nga vetë ato, të cilat ende nuk janë bërë të njohura dhe ku shpesh herë shfaqet një njeri krejtësisht i zakonshëm, që shkon në arat e mbjella me misër, luan me fëmijët, i gëzohet gjethnajës që ka mbuluar kodrat përreth, megjithëse armën e ka të varur në një degë lisi. Por armët i donte, i kishte të afërta, si një gjymtyrë të natyrshme pranë vetes. Në çdo komunikim që është bërë me të, në çdo mesazh dhe letër që ka dërguar, në inçizimet dhe videot, deri edhe në letrën e fundit, kërkesa e tij e përhershme ka qenë për një furnizim më të qëndrueshëm.

Mitralozi që vajti në Drenicë lidh në një histori të vetme disa njerëz. Ai e ka fillesën nga një luftë tjetër, po ashtu kundër një regjimi të egër serb, por kësaj here në Kroaci. Ndoshta është arma e vetme, e cila, në fare pak vite, ka kaluar nëpër disa duar, të cilat, së bashku e veç e veç, kanë shkruar pjesë të historisë së re të Kosovës.

Historia nis me formimin e brigadës së shqiptarëve në Kroaci, një mendim i Lëvizjes Çlirimtare, i cili gjen një personalitet të spikatur për ta realizuar atë, kur të tjerët, që e nisin, pësojnë një goditje e tërhiqen. Ky ishte Fehmi Lladrovci, i cili pas Adem Jasharit, është pa asnjë dyshim figura më e spikatur politike e ushtarake dhe me më shumë ndikim në të gjithë spektrin çlirimtar të disa dekadave. Përmes emrit dhe figurës së tij do të krijohet njësiti i parë i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, që në pak kohë do të kishte disa qindra luftëtarë. Pranë tij, si përgjegjëse për moral, do të ishte Xheva Krasniqi Lladrovci, bashkëshortja e Fehmiut, e cila do të ishte me të deri në momentin e vrasjes së përbashkët me 22 shtator 1998. Luftëtarët shqiptarë kërkojnë një kazermë ku të stërviten, por Tugjmani i vë një kusht, i cili pranohet si zgjidhje e përkohshme: “Çlironi një qytet, ai do të jetë i juaji dhe armët që do të zini do i ndajmë përgjysmë”. I caktohet zona e Gospiqit dhe kroatët e rrethuar nga ushtria serbe gëzohen sepse e dinë se shqiptarët janë trima dhe fillojnë t’i quajnë vëllezërit tanë. Gospiqi çlirohet. Bëhen bashkë disa emra që do të spikatin edhe më tej në luftën për çlirimin e Kosovës, mes tyre Bekim Berisha, i njohur si AB-ja, Naim Maloku, Mensur Kosumi, por ndërkohë, përmes një rrjeti të mirëorganizuar fillon edhe kalimi i mjeteve të logjistikës për në Kosovë. Lëvizja cakton dy njerëz të sprovuar për të përgatitur bazat e duhura, Ahmet Haxhinë, gjithë jetën pjesë e lëvizjes klandestine çlirimtare, dhe Shaban Mujën, njëkohësisht nipi i Fehmiut. Transportimi i mjeteve logjistike do të bëhej po ashtu nga një grup njerëzish të sprovuar, si Haxhi e Musa Demiri, vëllezërit Krasniqi, gjithnjë nën drejtimin e Ali Ahmetit.

Në fundin e dhjetorit të vitit 1991, kur ishte kthyer nga stërvitjet në shtetin shqiptar, familja e Adem Jasharit do të kishte rrethimin e parë nga ushtria serbe. Pas disa orësh lufte rrethimi çahet, ushtria serbe lë pas vetes disa të vrarë dhe tërhiqet, pasi, me t’u dëgjuar krismat e armëve, mblidhen më shumë se 2 mijë burra të armatosur rreth e rreth Prekazit.

Por rrethimi tregoi se ai nuk ishte më i panjohur për rezistencën e tij dhe rrethimi do të përsëritej. Kjo kërkonte se duhej bërë diçka më shumë se ajo që ndodhte zakonisht, kur grupet e para të njësiteve në Kosovë kishin logjistikë të paktë. Lëvizja Popullore e Kosovës, e cila kishte marrë përsipër ndërtimin dhe drejtimin politik e ushtarak të luftës, ende nuk i kishte ngritur strukturat e saj në vitin 1991. Kjo do të ndodhte më vonë. Adem Jashari ishte pjesë e rëndësishme e Lëvizjes. Dy nga miqtë e tij të afërt, Ramiz Lladrovci dhe Hashim Thaçi do të takohen me njërin nga drejtuesit e kohës së organizatës, Ramadan Avdiu, dhe me forcë i kërkojnë që njësiti i Drenicës, që ishte formësuar tashmë, duhet të kishte mjete të veçanta logjistike. Merret vendimi që njëri nga mitralozët e ardhur nga Kroacia, nga lufta e Brigadës shqiptare, të dërgohet tek Adem Jashari. Misionin e merr përsipër veterani Ahmet Haxhia, në shtëpinë e të cilit ishte ndërtuar njëra nga bazat e mëdha të logjistikës.

Fragment nga biseda me Ramadan Avdiun, në atë kohë anëtar i udhëheqjes së lartë të Lëvizjes Çlirimtare.

“Ndodhi rrethimi i Prekazit, më 30 dhjetor 1991 dhe pas disa ditësh vjen Hashim Thaçi dhe thotë se atje, në Prekaz është një grup i fortë që don të luftojë dhe që po lufton, por kanë armët të pakta, kështu që të gjitha armët që kemi ose që mund t’i sigurojmë, duhen dërguar në Prekaz. Ndërkohë isha takuar edhe me Ramiz Lladrovcin, edhe ai më solli shqetësimin se nuk kemi armë dhe se dëshira për luftë është e madhe. Ideja për dërgimin e armëve të mëdha në Prekaz ishte e Ramizit dhe e Hashimit. Atëherë jemi munduar të sigurojmë sa më shumë armatim, edhe nga rrethet e tjera dhe t’i dërgojmë në Prekaz. Ndërkohë kishin ardhur edhe armët që kishte siguruar njësiti i Gospiqit, përmes Fehmi Lladrovcit”.

Jo rastësisht përmenda në fillimin e këtij shënimi se ky është një rast krejt i veçantë kur një armë, tashmë e njohur si arma e një njeriu të kthyer në legjendë, ka kaluar nëpër duart e disa njerëzve që bënë historinë e re të Kosovës.

Fehmi Lladrovci ishte njeriu për të cilin Adem Jashari do të thoshte haptas e “vetëm vdekja më ndan prej tij”. Kur u vra kishte njëzet e dy vite aktivitet në lëvizjen çlirimtare, i dënuar me 10 vite burgim, i diplomuar në universitetin e Zagrebit si inxhinier, një nga pesë drejtuesit kryesorë të Organizatës, i futur në listë nga qeveria Berisha si njëri nga klandestinët që duhet ndjekur dhe nuk duhet lejuar të qëndrojë gjatë në Shqipëri. Kthimi i tij në Kosovë ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të luftës. Hero i Kosovës.

Xheva Krasniqi-Lladrovci, bijë e një familjeje të njohur atdhetare. Profesoreshë gjimnazi në Klinë, e diplomuar edhe në shkencat juridike, i ati Abdyl Krasniqi, do të jetë njeriu që do të nxjerrë nga shpella eshtrat e Azem Bejtës (Galica), i dënuar politik për shumë vite. Katër muaj pas fejesës, Fehmiu arrestohet dhe dënohet me 10 vite burgim. Xheva, në ditën e caktuar të dasmës, veshur kuq e zi, shkon nuse në Drenicë. Përjashtohet nga arsimi. Pjesë e brigadës shqiptare në Kroaci, përgjegjëse për moral, pastaj gruaja me gradën më të lartë në ushtrinë çlirimtare, gjeneralmajore. Heroinë e Kosovës. E kishte të ndaluar hyrjen në Shqipëri nga qeveria Berisha.

Bekim Berisha, AB-ja. Njëri ndër ushtarakët e jashtëzakonshëm në luftë. Vritet në një ditë me Bedri Shalën, të dy drejtues të formacioneve luftarake. Pas vrasjes së tij, shteti kroat shpall ditë zie kombëtare, ashtu si ndodh edhe me dekorimin e Fehmiut për trimëri të lartë. E kishte të ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar.

Hashim Thaçi, njëri ndër pjesët e para drejtuese të lëvizjes dhe të luftës. Vazhdimi i tij është i njohur, por, më është dashur të saktësoj një vit për praninë e tij, vitin 1991, për të sjellë dëshminë se ai nuk erdhi rastësisht. I dënuar me 10 vite burgim nga regjimi serb, i burgosur në shtetin shqiptar.

Ramiz Lladrovci, njëri ndër staturat më të spikatura në lëvizjen çlirimtare. Ndoshta njeriu më i besuar i Adem Jasharit në perëndim. Përmes tij jam lidhur me familjen JASHARI dhe kam ende në arkivë materialet e dërguara nga Ademi dhe grupi i tij. E quaj fat të jashtëzakonshëm në jetën time lidhjen e krijuar me familjen e Adem Jasharit. Tani, Lladrovci është përfaqësues i jashtëzakonshëm i Kosovës në Shqipëri.

Dhe në fund desha të nënvizoj se mes të gjithë armëve, ato që mbante pranë vetes Adem Jashari, ishin miqtë e shokët e tij. Nganjëherë, kur dua të risjell në mendje ngjarjet e të shkuarës, dëgjoj rishtas fjalët e tij, të dërguara përmes një rrjeti të posaçëm, fjalët e kujdesshme dhe dëshirën për armë. Dhe e dija se do të ishte njeriu i parë që, pas luftës, do i ishte rikthyer punëve të tij, në atë familje të madhe e të begatë. Dhe si një njeri që kishte jetuar për një luftë të shenjtë, e kishte të shenjtë dhe luftën që ishte bërë në Shqipëri, dhe pjesë të jetës së tij ishin bërë edhe ajo që kishte ndodhur. Një shok afër tij, që shkruante poezi asaj kohe, Rexhep Selimi, kishte thënë se “ishte i dashuruar me vdekjen e Vojos”, dhe Ademi i kishte thënë se nuk mund ta kishin të gjithë atë fat. Një shok tjetër, Nait Hasani, që ishte në lidhje të vazhdueshme me të, i kujtonte Qemal Stafën, pasi pas syzeve dëshmohej kthjelltësia e një vizioni. Të gjitha këto janë në fjalët e tij, të dërguara si mesazhe të një njeriu që po bënte një histori, pa menduar se cili do të ishte vendi i tij në të.

 

Bedri Islami November 30, 2014 15:22
Komento

32 Komente

  1. lac-sebaste November 29, 14:38

    respekt per te gjithe ata qe dhane jeten per Shqiperine!
    Lexoj ne kete shkrim qe shteti kroat shpall zi kombetare per Bekim Berishen kur bie deshmor,ndersa shteti i Sali Berishes i ndalonte hyrjen sa kohe ishte gjalle!
    Ky eshte nje fakt per te gjithe ata qe kane ne dore fatet e ketij vendi,qe te bejne gjithcka per arsimimin e popullit tone,pasi me te vertete ka shume pune ne kete drejtim!
    Eshte me shume se e turpshme qe saleh berisha ka kaq shume perkrahes ne mesin e shqiptareve!
    eshte me shume se e turpshme qe nje parti si ajo PD nuk nxirret jashte ligjit, pasi eshte fakt qe me fillimet e saj,ka treguar qe eshte nje grupim i votuar kunder kombit shqiptar!
    !

    Reply to this comment
    • Samir November 29, 22:46

      Fatkeqesisht, kjo asht e vertet. Poshtersite e qeverise se Sali Berishes duhet me ja diftu vorrit. Ishalla ja shperblen Zoti tana cka ka ba njashtu si e meriton!

      Falemnderes, Bedri! Rrespekt per ty se je i biri kujt je, dhe e ke provu vedin ne te mire te kombit tone!

      Reply to this comment
    • beni December 1, 09:04

      Or ti ky mjeker cjapi luftoj per fe e jo per atdhe, ashtu sic prapagandohet!
      Serbet jo vetem qe ja leruan nenen, ktij terroristi islamik por ky mori meqafe ter familjen e femijet per islamin e jo per shqiperi!

      Reply to this comment
      • Memati bas September 28, 15:59

        Mbylle more gojen o qen bir qeni,,ti Kur Te folsh per Adem jasharin pastro gojen,,ai ka vrare mbi 300 police,ushtare serb,, MOS kish kan Adem jashari shumica kurre nuk ja kish fillu luftes,,familja e tij vet ju ka bashkangjit me luftue,,kan pas deshir me dhon jeten per atdhe dhe Allah,,sepse allahu e krijoj ket dynja,,elhamdulilah keta jon kon mysliman vertet Te gjithe ka pes vakte i kan fal,,dhe padyshim Se shperblimin e kan marr prej zotit,,ju qe kritikoni islamin jeni njerze Te semur prej mendjes dhe zemres,,e lereni shtetin islam se ai esht kriju prej amerikes dhe jahudive te ndyre,,MOS kritikoni Pa dite lexoni per islam e MOS i ngoni politikanat,,,,)(

        Reply to this comment
  2. korabi November 29, 23:04

    Nje artikull i bukur po me teper nje ndjenje qe nuk ka kufi ……

    Lavdi Deshmoreve ….

    Reply to this comment
  3. Tel. Për redaksinë? November 30, 00:36

    @ Lac-sebaste, Samir, Korabi ? Ndaj të njëjtat mendime me ju? Disa nga luftëtarët e Kosovës nuk i njoh mirë me përjashtim të Adem Jasharit dhe të Rexhep Selimit . Me këtë të fundit biseduam në një takim ushtarakësh para disa ditësh këtu në Tiranë dhe mbeta i befasuar nga info që na dhanë gjeneral Rexhepi(nuk di nëse është i njëjti me atë Rexhep që përmend z. Bedri Islami) dhe kolonel Sh. Syla? Më frymëzojnë histori si kjo që shkruan sot z. B. Islami!? Lavdi atyre që luftojnë për atdhe! Nderime autorit dhe juve!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi November 30, 00:49

      @@@ “Tel. Për redaksinë” ? Në atë takim këtu në Tiranë me gjeneral Rexhep Selimin,sot deputet i Kosovës dhe kol. Shemsi Syla kam qënë dhe unë dhe dhjetë kolegë të tjerë ushtarakë? Edhe unë si “tel. Për redaksinë” kam të njëjtat mendime për parakomentuesit lac-sebaste, samir, korabi. I përshëndes sebashku me autorin e shkrimeve patriotike dhe intelektuale z. Bedri Islami !

      Reply to this comment
      • Mal Uka November 30, 13:47

        @ I rrespektuari i im mik Pellumb Zaimi,
        Thuhet qe profiteret e luftrave kanaftesine manipuluese e pervetesuese edhe te idealit qe u ka munguar ! Nese ke
        lexuar librin e Muhamet Kelmendit do beje pytje dhe do kishe
        nje doze dyshimi ndaj ketyre Po i quaj bash siq i quan Muhameti
        ,,Klika politike e lpk ” Muhameti sqaron se i ndjeri heroj ikrenarise
        kombetare Fehm illadrovci , Kryesise se LPK-es i kishte paraqite
        kerkese me shkrim qe te kyqet drejt ne lufte ne kosove Por
        klikerat tri here e kishin refuzue kerkesen e tij Gjeja se eshte i pandegjueshem ,kokeforte, dhe jo i pershtashem Por Muhameti
        merr iniciative dhe e ndihmon Kete e shkruan ne lidbrin e tij
        ne forme ditari ! Bedri Isllami eshte satelit i sjellun ne kryesi te
        LPK-es nga pushteti shqipetar i kohes Emnat e luftarve i ka mesue
        prej telallve te kohes e bashkepunetorve profiter te luftes !
        Titulli i shkrimit i ngarkon shume emna qe e bajten ate poshkomitralez te Ademit deri sa atij ia dorzuen ! E dijm qe Ademi
        Ka bajte arme edhe per ushtaret e tjere e jo veq per vehte
        Bedriu nuk permend Salih Qekun me grupin plot armatim bashk me
        Adem Jasharin , Nuk mshefen konaqet ne rrafsh te dukagjinit
        ku zbarkuen armet, ku Ademi me shoke beri konak Si i ngarkoj armet
        ne veture Me kan ishte per ti derguar ne drenice e Prekaz
        Mik i nderuar rifat jashari ka kerkuar te dihet ku e hupen rrugen
        paret qe i kishte derguar per vellaun Ademin qe nuk i muer kurr
        I nderuar mik per mitralozin duhet te flasin antaret e familjes Jashari
        E jo Bedri Isllami qe luften e UQK- e ka pare ne TV nga gjermanija
        me llafazan profiter lufte , e me turbija satelitore qe komandonjin
        nga hotelet te temerrlekun nga rakija e te lodhun me qanta parashe
        te fondit ,Vendlindja thret ” ! pershendetje me rrespekt !

        Reply to this comment
  4. berisha November 30, 01:38

    Nje shkrim shume i bukure ne kuader te kriimit dhe forcimit te mitit por large fakteve dhe realitetit sidomose per periudhen kohore 91 – 95 qe jame mese i bindure se autori i ka me te degjuare dhe ketu munde te kete mundesi se ate e kane genjyere
    se ne nga kosova themi a rrene bre burr
    jo
    po a flete me te degjume
    po
    eh edhe ti po rrejke se ata te kane rre ty e ti po na rrene neve
    pse po shkruaje
    duha qe te kuptohemi drejte
    te reneve ne alltarin e lirise te gjitha te vertetat dhe te pa vertetat HALLALL
    te gjalleve kurre (Ramizi hashimi e co) ateher kane qene matrapaze si sote
    me fale baca Bedri por reagova nga zemra e plasure dhe per hire te se vertetes

    Reply to this comment
  5. nazim November 30, 02:10

    Ju faleminderit Zoti Islami per percjelljen e ketyre kujtimeve. I nderuar qofsh

    Reply to this comment
  6. Aqo November 30, 05:36

    A doni me per ” zagarin me emrin Sali Berisha”?Per ju vellezer kosovare,se ne e kemi patur te qarte …….

    Reply to this comment
  7. Flamurtari November 30, 08:00

    Lavdi deshmoreve te Atdheut, poshtë tradhetaret e vendit

    Lavdi deshmoreve te Atdheut, ata qe dhane jeten per çlirimin e Shqiperise dhe trimave shqiptare e kosovare qe dhane jeten ne lufte me kriminelet serbe.
    Dihet qe Sali Berisha, tradhetar i vendit tone, bashkepunetor i serbeve ka qene dhe eshte kunder luftes nacionalçlirimtare dhe luftes qe beri UCK. Eshte mëkat qe ketij krimineli dhe tradhetari nuk i eshte treguar vendi deri tani. Por kjo dite nuk do te jete vone. Edhe ai,
    sebashku me Lulzim Bashën do te jape llogari per krimet qe i ka bere popullit shqiptar.
    Nder dhe respekt per artikullshkruesin, që ndriçon luftën e Kosovës.

    Reply to this comment
  8. Mark uk November 30, 08:04

    Pse nuk permendet komandanti Ramadan Rushiti po nga Prekazi.

    Reply to this comment
  9. GENCI November 30, 09:46

    Te lumte Shoku Bedri
    Jam nji anetar i perjetshem i Levizjes Popullore te Kosoves, i perjetshem ngase LPK-ja mbetet me veprimtarine e saje e perjetshme. Shume mire qe ju si nji nga te paktet nuk ngurroni me krenari te theksoni rendesine Historike te LPK-se. me vjen te pelcase kur degjoj APO lexoj deklarata te Ish udheheqsve te LPK-se kur flasin per veprimtarine e viteve 80- 90-ta flasin per nji far “levizje Klandestine” Heureka theme, kta njerez e paskan mesuar edhe nji fjale te huaj, por paskan humbur diqka shume te shternjt, dinjitetin etyre, kann humbur APO nuk kann guxim qe te deklarojne me krenari se kush ishte bartese e ter asaj Barre te madhe te pergaditjes dhe udheheqjes se Luftes per Qlirim. Ter kete e bejne vetem nga friga e humbjes se ca votave e me te edhe te Privilegjeve qe ia krijojne vehtes duke qene pjese e pushtetit. Te mjeret ata harrojne se duke heshtur APO edhe me keq duke u lene Hapsir atyre qe e sabotuan, penguan dhe qfar nuk ben kunder Bijve dhe bijave me te devotshem te Popullit shqiptar ne ish Jugosllavi, qe te “behen pjese e Historise” dalur nga hendeqet APO kolltuqet nga ku ishin fshehur me decenje.
    Ishin vite te medhe dhe kohe te veshtira ato vite kur famemadhja LPK bente veprimtarin e saje, hapsira shqiptare ne ish Jugosllavi ishte shendrruar ne fushe Eksperimentale te shtypjes dhe poshtrimit te nji Populli, “udheheqes Popullore” si Azem Vllasi mu si duqja qe i veri Flamurit tone Kombetar Sopatat ashtu edhe ai e perdhosi Flamurin tone Kombetar, duhej qe sipas motos së ” Atdhetarit, Analistit dhe qka jo” te sotem Nexhmedin Spahiu te krijoje nji Etnitet ndryshe ne trojet shqiptare ne ish Jugosllavi nga ai i pergjithshem shqiptar. Ne keto rrethana LPK-se i duhej qe te bente lufte ne dy fronte (sikur zakonisht duhet ta bejne Luftat qlirimtare) nji direkt me Armikun dhe dy me Doren e zgjatur te tyre Bashkpuntoret Shqiptar te tyre. Sote eshte kohe e Anti vlerave, kohe e Pazarlleqev politike per mbijetes ne Skenen e teatrit te kukullave ku Penjt i terhjek tjeterkushe. Degjova dje me mllef te thell fjalen e Ministres se Mbrojtejes se Shqiperise Zonjes Kodheli ne Paraden me rastin e 70 Vjetorit te LNQ-se Heroike,pa fije turpi tha se Luften e bene Partozan, Nacionalist dhe Legalist. Thash me vehte valle qfar kenash u shkuan ndermend Veteraneve qe sa per sy e faqe i kishin Radhitur para vehtes, mesiguri se atyre u dolen skena kur keta Nacionalist dhe Legalist te lidhur me Pushtuesin i godisnin pameshir Tinezisht, Kujtojme vetem Heronjt e Vigut e sa e sa ratse tjera. U largova pak si shume nga fillimi por me behen te gjtiha se bashku, mllefi ndaj ish hsokeve qe heshtin dhe tendenca per njollosjen e LNQ- se se lavdishme nga Partizanet Trima te udhehequr nga i pavdekshmi ENVER HOXHA, te cilit e dhe sot nuk ia harrojne “miqt” e sotem qe per 45 Vite me radhe e mbajti shqiperin te mvehtesishme dhe kryelarte pa rene pre e interesave te kerkujte, e di se per kete qe po them do te versulen Qakejt e humbesve te djeshem, por aq me ben, Qakejt ate pune e kan.
    Edhe njiherit pergeziem Shoku Bedri per Ndriqimin me Guxim te Veprimtarise se te Pavdekshmes LPK.
    Gjith Shqiptarve Urime Festate Nentorit
    Lavdi Deshmoreve te te gjitha kohrave
    Lavdi UNQ-se me Komandantin Legjendar ENVER HOXHA
    Lavdi UQK-se me Komandantin Legjendar Adem Jashari

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" November 30, 10:23

    Teper interesant, ky shkrim, ku pervec heroizmit te luftetareve te UCK, jep edhe detaje te rendesishme, te rolit antishqiptar, te shtetit shqiptar, te kryesuar nga Sali Berisha.
    Sali Berisha tashme eshte plotesisht i demaskuar, te faktori shqiptar, por duhen demaskuar edhe ata qe e mbeshteten Sali Berishen.
    Se Berisha nuk punoi i vetem, ishte edhe Aleksander Meksi kryeminister.
    Ka ardhur koha qe dosja UCK, te hapet dhe shqiptaret te shohin realisht antishqiptarizmin berishian dhe bashkepuntoreve te tij.
    Lavdi ushtareve te UCK.
    Lavdi familjes Jashari, per heroizmin qe treguan.
    Shqiperia eshte vendi i shqiptareve dhe ska tradhetar, qe tju a mohoj, te shkelin ne token e tyre.

    Reply to this comment
  11. albert November 30, 12:38

    A di kush te me tregoje se si ndodhi qe komandantit legjendar, edhe pas 48 ore luftime te mos i shkoj UCK ne ndihme. Per mua eshte e paqarte qe gjate tere asaj kohe asnje luftetare i UCK nuk e ndihmoi komandantin. Ku ishte Shtabi i Pergjithshem i UCK ? Ndoshta z. Bedriu i din aresyet.

    Reply to this comment
  12. [email protected] November 30, 13:08

    Nji ,dacke, tjeter ,per surratin e antishqiptarit ,cetnikut Berisha !
    Nuk e kuptoj ,ajo pjese e kosovareve qe beheshin kundrapeshe ne ekuilibrimin e kriminelit Berisha ,nuk munden ti kuptojne te gjitha keto qe shkruhen ?
    Lavdi vepres ,pushkes dhe gjakut te Jashareve !
    Ata ,jane themeli i forte i shqiptarise !

    Reply to this comment
  13. Gezimi November 30, 13:14

    Ato qka shkrun “berisha” jane ma se te verteta dhe zotni B. Islami asht mire mos me rrejt e me i ba qefin Hashim Thaqit e Ramiz Lladrovcit, dhe pse e shkrojti sot kete shkrimper Ramizin a se Ramizi u ba ambasador ne Shqipni, a dhe hashimi u deklaru se do banet president? T’i kena lexu edhe do libra zotni Bedri dhe ne te tana mundohesh me e ngrt hashimin ma tepen se sa asht ne te vertete. Nuk e di se ku e ke hallin!

    Reply to this comment
  14. mendim shkreli November 30, 13:28

    Bedri Islami ishte nje nder miqte me te afert te familjes Jashari, ne e kemi per nder qe ishte kryetar i organizates.Antar i Shtabit te pergjithshem, “Bedri islami, ka shkruar gazetari Kadri Rexhaj,ne librin “E fsehta e hapur e Kosoves” eshte ideatori dhe pjesemarresi i vendimeve te rendesishme politike te lidhura drejtperdrejte me luften clirimtare ne kosove, bashkepunetori i atdhetareve dhe veprimtareve te shumte,idealiste permasash kolosale…”. Kadri Rexhaqj eshte bashkethemelues i Levizjes clirimtare,bashke me Jusuf Gervallen. Nje shkrim i dale nga arkiva, keshtu kane qene punet.Kush nuk i di ka kohe me i mesue.

    Reply to this comment
  15. ne emer te Migjenit te Math November 30, 13:31

    Sa vjec ishte Thaci kur Berisha ishte ne pushtet?Thaci erdhi ne Tirane kur sundonin Meta,Nano ,Rama minister se perpara ishte ne Zvicerr kur ishte Berisha ne pushtet.
    Per saktesi Adem Jashari ka stervite grupin e tije ne Shqiperi ne kohen e Berishes dhe nuk eshte arrestue por shpifjet komunistit Bedriut te Lulit Vocerr nuk kane fund.LPK eshte tradhetarja dhe vrastarja e Adem Jasharit dhe figurave te shquara ta Kosoves.LPK eshte krijesa a PPSH me UDB jugosllave

    Reply to this comment
    • Alban Elezi November 30, 18:04

      Gabon shumë në këtë komentimin tëndë. Adem Jashari dhe të tjerë kanë ushtruar në Shqipëri gjatë vitit 1991, kur në pushtet ishte ende Ramiz Alia, kështu që Berisha nuk ka asgjë të bëj me këtë.
      Po ashtu në pjesën për Hashim Thaçin prapë ke informatë të gabuar. Thaçi në Shqipëri ka QËNDRUAR VAZHDIMISHT PREJ VITIT 1992 DHE TUTJE. Po ashtu është e vërteëtë që është burgosur në 1997 po ashtu nga policia e Tiranës dhe regjimi i Sali Berishës.
      Nëse dëshiron të jesh korrekt në vlerësime hulumto dhe mandej do të gjesh të vërtetën.

      Reply to this comment
  16. Pëllumb zaimi November 30, 13:53

    Bravo Genci ! Më pëlqeu komenti juaj realist por dhe kritik kur duhet? Nderime!

    Reply to this comment
  17. miri November 30, 18:08

    Ky shkrim hedh drite mbi ngjarjet ne Kosove .POR tregon se kush jane Kroatet dhe kush eshte berisha cfare mund te themi per ata qe shkojne pas berishes ,ata ndahen ne tre kategori 1 te pa shkolluar injorant 2 tradhetare 3 trafikahte .Dy te fundit nuk kane as moral as atdhe ata njohin vetem lekun.Jane pjesa me e ndyre e kombit.

    Reply to this comment
  18. Taulant November 30, 18:21

    Berisha e la pushtetin ne vitin 1996 dhe e dorezoi formalisht ne korrik97.Askujt nuk i binte ne mend pas shtatorit 96 per Kosoven sevendi vlonte nga firmat piramidale.Rrencaku Bedri te tregoje qofte edhe dy rreshat te atij dokumenti qe ndalonte hyrjen ne Shqipri te kosovareve.IIshte Berisha ne opozite qe inicoi thirjen ne komb nje qendrim.Duke qene hajdut ne konvikte ne rini Bedriu edhe tani nuk mund te rrije pa vjedhe historine e gjakosur te vellezerve kosovare.

    Reply to this comment
    • lac-sebaste November 30, 21:03

      taulant!
      Berisha e la pushtetin me 1996?
      firmat piramidale,kush mban pergjegjesi?
      shkaterrin e ushtrise?
      shkaterrimin e sistemit te drejtesise?
      thyerjen e embargos kunder Serbise?
      shthurjen dhe shkaterrimin e plote te sistemit gjyqesor?
      etj etj,pasi duhet nje liber per me i shkrujt te gjitha!
      nje pyetje kam per ju Taulant dhe te gjithe ata qe e mendojne si ti: a ke degju ndonje spiun apo armik te deklaroje veten per ate se cfare eshte? nese di ndonje rast na e thuj!
      perrallat shpjegojne dicka,dhe per rastin konkret eshte nje perralle e Andersen per mbretin lakuriq!
      edhe ish mbreti yne Berisha eshte krejt lakuriq ne identitetin e tij antishqiptar!

      Reply to this comment
  19. Mal Osdrimi November 30, 19:58

    Doja te dija mendimin e z Bedri per Enver Hoxhen ne lidhje me Kosoven ne vecanti ?
    Le ta shkruaj jam Shume i interesuar

    Reply to this comment
  20. Baftjari November 30, 21:55

    Me sa po ma kujtonet, dikur gazetari Bedri ka pas shkrujt se mitralozin Adem Jasharit ia ka cu Azem Syla. Ndoshta gabohem,por qashtu e kam fiksu prej shkrimeve te Bedrise. Keto dite Azem Syla e ka dorzu mandatin e deputetit dhe ndoshta ka dorzu edhe mitralozin te ramiz Lladrovci

    Reply to this comment
  21. xxx December 1, 08:53

    faleminderit qe mban te gjalle kujtimin e ketyre heronjve dhe qe vazhdon te na kujtosh se cfat te zi pati Shqiperia me Sali berishen ne pushtet

    Reply to this comment
    • beni December 1, 10:09

      Po cfar hero or kungull!
      Ky mjeker cjapi kerkoj te imitonte islamiket cecene terroriste ku ne cdo qe veri e shtet ai qe ngr armet kunder shtetit quhet terrorist e jo deshmor si e quani ju! Me tru thare qe behen gaomare nuk vaditen lulet e nje kombi qe njeri lufton per fe e tjetri e quan deshmor e luftoj per atdhe? Keta deshnin poste per tu bere sulltan te rinj te kosoves! Shih taci e daci e maci , nga njeri kolltuk tek tjetri, keshtu e ka islami! Pervec se diktaturave nuk njohin sistem tjeter!

      Reply to this comment
      • Lleshi December 1, 11:24

        Grek muti ,mos u fut ne forumet shqiptare ! Pleh sllavo-grek ! Mbylle gryken e halese se qelbe ambientin !

        Reply to this comment
  22. ne emer te Migjenit te Math December 1, 15:17

    Alban Elezit
    LPK eshte nje organizate e krijuar nga UDB dhe sigurimi shqiptar i E.Hoxhes;Lufta per pushtet brenda saje si dhe eleminimet e rakorduara UDB me Sigurimin shqiptar te patriotve shqiptar neper Europe ishte roli i saje;Kur LPK kuptoji se Adem Jashari ishte me Rugoven ata e tradhetuan e shiten dhe e vrane apo a lane ta vrasin njesoj eshte .Kush prej LPK te dikurshme shkon sot ne shtepine e Jasharajve?Asnje;Sepse Jasharajt e kuptuan se kush ishi tradhetaret e Ademit e te Kosoves.Hahim Thaci ka jetue ne Zvicer edhe si hajdut.Tashti qe u vertetue se LPK istat e UCK vrane para e pas lufte kundershtaret dhe patriotet shqiptare i mjeri Hashim Thaci tha;Nuk kam merre pjese ne lufte.Kete e beri per tju lene vrasjet te tjerve;Te lutem ma shpjego se si komandanti i UCK e ka drejtue luften nga jashte shtetit prej hoteleve dhe vilave te komunisteve shqiptare? Ky Thaci yt nuk eshte as me shkolle ushtarake qe ti shkonin hartat ushtarake se si jane te vendosura focat sebe dhe te UCK e tja conin ne Tirane e te bente levizjet e duhura te forcave ushtarake.Ne se nuk komandoji forcat ushtarake cfare komandoji ma shpjego?Po ta them une cfare komandoji Thaci ne lufte;Vrasesit e patriotve dhe luftetarve shqiptare si Adem Jashari,Agim Ramadani,Zahir Pajaziti,Komandant Drini,Tahir Zemaj,Xhail Mustafa e sa a sa te tjerve

    Reply to this comment
  23. Mark uk December 1, 15:44

    Mal Uka : Pershendetje si jeni.A mund tu baj nje pyetje.A e njef Ramaadan Rushitin ka qene komandant per nje brigat.Ju faleminderit,pres te lajmerohesh per cfar te pyeta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*