Armët kimike të Sirisë në Shqipëri? Eksperti: 25 vjet pa shërbim kimik

Intervistoi: Xhevdet Shehu November 1, 2013 11:12

Armët kimike të Sirisë në Shqipëri? Eksperti: 25 vjet pa shërbim kimik

Zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë për të shkatërruar armët kimike siriane në territorin shqiptar. Lajmi i publikuar në “National Journal” e rëndit Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalin kimik sirian. Gjithashtu, po negociohet edhe me vendet e tjera si: Norvegjia, Belgjika, Rusi, SHBA, Kina, Franca dhe Britania e Madhe. Por Ministria e Jashtme e Norvegjisë e ka kundërshtuar idenë e shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj, me pretendimin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë.

Sipas Iniciativës për Kërcënimet Bërthamore, Uashingtoni ka kërkuar që aleatët e tij të Evropës perëndimore të marrin në konsideratë shkatërrimin e armëve kimike në vendet e tyre përkatëse. Duke u bazuar në vendimet e ndërmarra me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë javëve të kaluara, Paul Uoker, drejtor i sigurisë mjedisore dhe qëndrueshmërisë në organizatën “Green Cross International” u shpreh se Shqipëria, Belgjika dhe Franca, por duke theksuar këtu Shqipërinë dhe Belgjikën, janë opsionet më të mundshme për ta realizuar shkatërrimin e armëve kimeve të Sirisë. Shqipëria thuhet se është më e interesuar të pranojë disa ose të gjithë arsenalin e armëve kimike të Sirisë. “Shqipëria në vitin 2007 ishte vendi i parë në botë që shkatërroi të gjithë arsenalin e saj të armëve kimike në mënyrë të verifikueshme gjatë një periudhe 6 mujore, duke përdorur furrë djegie gjermane por duke i ardhur në ndihmë edhe teknika zvicerane”,- është shprehur Uoker. “Shqipërinë ma kanë përshkruar entuziaste lidhur me këtë çështje” tha Charles Duefles, i cili ka shërbyer në vitet 1990’ si zëvendës kryetarë i Komisionit Special të Kombeve të Bashkuara. “Ka gjasa që Shqipëria të fitojë shumë para nga shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë dhe një sipërmarrje e tillë do t’i bëjë ata qytetarë të mirë ndërkombëtarë”-u shpreh Richard Butler, i cili më parë ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i komisionit special të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin e Irakut.

Megjithatë Shqipëria duke ndërmarrë një përgjegjësi të tillë do të përballet edhe me sfida të mëdha si sigurimi dhe logjistika. Gjithashtu, disa ekspertë janë shprehur se Shqipëria njihet si një vend shumë i korruptuar në sektorin publik dhe shton mundësinë se disa armë kimike nga arsenali i Sirisë mund t’i çojë në treg të zi ose tek ekstremistët.

Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë kimike.

Momentalisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare për lajmet e përhapura në mediat e huaja. Ndërkohë ambientalistët shqiptarë i kanë bërë thirrje qeverisë që të refuzojë kërkesën e OKB-së për transferimin e një pjesë të arsenalit të armëve kimike të Sirisë për t’u shkatërruar në Shqipëri.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, është shprehur se transferimi i armëve kimike të regjimit të Bashar Al Assad është kundër ligjeve dhe interesave të vendit.

 

* * *

Shqipëria nuk i ka kapacitetet për shkatërrimin e armëve kimike

Flet Dr. Qemal Poçi, toksikolog, nënkolonel në lirim

qemal pociNjë nga ekspertët e njohur toksikologë, Dr. Qemal Poçi shprehet kategorikisht kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’, Dr. Poçi argumenton se Shqipëria jo vetëm nuk i ka kapacitetet e nevojshme logjistike për ta bërë këtë, por i mungojnë edhe specialistët përkatës.

Zoti Qemal, cili është mendimi juaj si ekspert për idenë e hedhur se Shipëria mund të shkatërrojë armët kimike të Sirisë?

E kam dëgjuar lajmin në disa gazeta dhe në TV. Të them të drejtën, jam habitor me deklaratat e ndonjë specialisti që deklaron se ne i kemi potencialet e nevojshme për të asgjësuatr këtë arsenal të rrezikshëm. Madje dikush thotë se nga ky aksion do të përfitojmë miliona dollarë dhe, për rrjedhojë, do ta shpëtojmë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe nga gropa e thellë që na la qeveria e para 23 qershorit si peshqesh.

Në korrik të vitit 2007 u trumbetua mjet ë madhe se në Shqipëri u asgjësua një arsenal prej 16 tonësh armësh kimike, për të cilat një ndihmesë të madhe dhanë SHBA, të cilat harxhuan për këtë aksion 40 deri 50 milionë dollarë.

Por unë e kam deklaruar edhe herë të tjera se ne nuk kemi patur lëndë helmuese luftarake të mirëfillta, nga ato që në kohën e vet kanë qenë  në armatimin kimik të asnjë shteti. Për rrjedhojë, ne nuk kemi patur armë kimike, pra nuk kemi patur as arsenal kimik dhe nuk kemi asgjësuar asgjë nga ato që u thanë e thuhen.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që thuhen?

Në fakt ne kemi asgjësuar ipritën mësimore (gazin mustard) që përmbante vetëm 5 % lëndë aktive dhe nuk qe 100 % i pastër; kemi asgjësuar stoqe të klorpikrinës –LHL mbytëse- ngacmuese të paqëndrueshme, e cila vetëshkatërrohet në mjedis brenda disa minutave; kemi asgjësuar edhe dia kimikate të tjera… Për aksionin që u krye për asgjësimin e kimikateve të mësipërm, partnerët tanë ndërkombëtarë sollën nga jashtë pajisje të sofistikuara, specialistë të mirëfilltë dhe punuan vetë: nuk u pa se çfarë pajisjesh sollën, çfarë u asgjësua, nuk pati transparencë, në aksion nuk morën pjesë kolegët shqiptarë. Pra sikurse u tha, ishte qeveria shqiptare ajo që kërkoi ndihmë nga SHBA, pasi nuk kishte potenciale për ta bërë këtë aksion.

Tani dëgjojmë se ne kemi potencialet e nevojshme për të asgjësuar jo më 16 tonë kimikatesh ordinere, por mbi një mijë tonë lëndë helmuese luftarake shumë të rrezikshme, siç janë gazi neuroparalitik Zarin, gazi i tmerrshëm neuroparalitik Vx, si dhe lëndë helmuese luftarake me veprim mbi lëkurë (dermoabseduese) iprit (gazi mustard) etj.

Si është e mundur kur në para 7 vjetësh nuk kishim potenciale për të asgjësuar 16 tonë LHL mësimore, ku i gjetëm tani potencialet për të asgjësuar mbi 1000 tonë LHL shumë më të rrezikshme?

Pikërisht këtu qëndron paradoksi. Forcat tona të armatosura prej një çerek shekulli nuk kanë shërbim kimik ushtarak. Nga kuadrot kimiste ushtarake që kemi patur, disa kanë ndërruar jetë, dikush ka ikur jashtë shtetit, të tjerët i kemi të rinj në mosha…  Ata mund të japin mendime, ide etj. Por ata nuk mund t’i përdorin mjetet e mbrojtjes kundërkimike. A është i sigurt zoti Memush Habilaj (e kam mik dhe kemi bashkëpunuar) se qeveritë tona që venë e vijnë do ta kërkojnë ndihmën e tij dhe do të vlerësojnë aftësitë e tij profesionale?

Le të kthehemi tek armët kimike të Sirisë. Pra ju mendoni se nuk i kemi kapacitet për shkatërrimin e tyre?

Absolutisht që nuk i kemi. Mua më habit fakti se përse zgjidhet pikërisht Shqipëria si vendi më i përshtatshëm për shkatërrimin e tyre, kur ne jemi pikërisht vendi më i papërgatitur për t’i pritur dhe asgjësuar këto armë. Qeveria e re që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit vendimin e parë që mori ishte ai për ndalimin e importit të plehrave. Atëherë si mund të pranohet që të sillet ky arsenal kimik sirian në Shqipëri? Është një vendim që duhet shqyrtuar e rishqyrtuar me shumë kujdes dhe si vend anëtar i NATO-s, të kemi edhe konsulencën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duhet të lejojmë të përsëriten historitë e dhimbshme të së kaluarës dhe që kanë kosto të pariparueshme për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve tanë.

Intervistoi: Xhevdet Shehu November 1, 2013 11:12
Komento

21 Komente

  1. shqiptari November 1, 11:26

    Amerika po negocion me vehten??!!! Cfare talljeje!! Zoti Rama, shqiptaret ju dhane voten qe nder te tjera ky vend mos te kthehej ne kosh plehrash te Mediut e Saliut, Nese eshte e vertete qe u ke premtuar ketyre qe “po negociojne me vetvehten” , per te na “dhuruar” vdekjen, ne esfel te gomereve vafsh ti i pari!

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati November 12, 01:21

      Posi thote ai amerikani aty ne fillim qe ..Shqiperia me kane thene se eshte entuziaste per kete problem ..( e marjes se armeve kimike per shkaterim) –hahahahahahaahaa

      Kjo eshte skandaloze fare –Sic duket keta tanet jane shprehur me krah hapur

      Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati November 12, 01:36

        Keta qe flasin ne lidhje me armet kimike te Sirise bejne nje gabim fatal se e trajtojne problemin ne aspektin e mos -aftesise se specialsiteve tane ne lidhje me shkaterimin e ketyre armeve

        Duke bere kete trajtim ne kete menyre ne bejme autogol, se amerikanet thone qe do vijne specialistet amerikane aty qe nuk e kane problem fare aspektin profesional per shakterimin e ketyre armeve

        Porse problemi jone eshte tek mbetjet e ktyre armeve kimike -Ato kudo qe te depozitohen ne vendin tone do bejne dem te pa-riparueshem , sepse ne jemi vend i vogel fare…dhe cdo mbetje sado e vogel do beje demtim ne shendetin e popullit tone

        Sipas meje problemi i ketyre armeve kimike duhet trajtuar ne dy aspekte

        1- Gjeografia jone, qe jemi vend jashtezakonisht i vogel shume , dhe nuk i depozitojme dot mbetjet , se demtojme jeten e popullit tone

        2- Ne mungesen totale te infrastrutkures sone ‘, sidomos mungesa e sigurise per mbrojtjen e rajonit tone …sepse ne nuk harijme te kemi nen vezhgim gjithe teritorin tone tani, pasi kemi forcat e rendti dhe te ushtrise ne nivel shume primitiiv , aq me teper qe edhe ne vete nuk jemi aq te pjekur si popull-
        -Kemi midis nesh shume elemente kriminale dhe
        kemi mungese totale te disiplines ne pune .
        Nepunesit tane koruptohen shume lehte per shkak te pagave te vogla dhe kjo gje krijon nje rezik te madh perballe akteve teroriste ….

        Reply to this comment
    • Eni November 15, 12:09

      po ca thone keta o zot skan pik pergjegjsie :@
      Une mendoj se kto protestat per hyrjen dhe shperthimin e armeve kimike ne Shqiperi è thjesht harxhim fryme dhe humbje kohe ata tashme e kan mar vendimin :'(…
      Askujt nuk i intereson se cfare ben ti, un apo dikush tjeter…
      Askujt nuk i behet vone per popullin…
      Askujt nuk i intereson ese ti/une apo familja jote/imja do te semuret apo ku di une pasojat qe do te sjelle.
      Ktyre u ka dhen ndo1 dor $/€/ lek t mir USA u ka then ” un po te jap tot $/€/lek mer firmos kontraten, e mos bej ze,se per te tjerat mendojm ne “…
      Kaq duam ne shqiptaret mbytemi me 1 pik uji…
      Po kur tu vij veza n b** Rames e kujtdo tjeter do jet shume vone…
      Nuk dua te perfshij politiken ktu se ska lidhje fare, por kjo è e ver8a, se ska te drejte Amerika, SIria dreqi shejtani te hyn ne “shtepin ” tende e te bejne si t duan ata, dikush i lejon vtm x 2 lek t qelbura, qofsha gabuar po un kshtu mendoj….!!!! :@@@

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi November 1, 13:12

    VR!!! Z. Qemal poçi i trajton ceshtjet e asgjesimit te lhl ne shqiperi jo vetem si ekspert me përgatitje te larte profesionale por dhe si patriot i vertetë i vendit të tij. Nuk kam as per t’i shtuar,as për t’i hequr gjé. Shpreh si ushtarak me kariere te gjate dakordesine e plote sidomos ne dy ceshtje themelore profesionale qe trajton z. Qemal. E para shqiperia nuk ka kapacitetet dhe infrastrukturen e nevojshme per te bëre asgjesimin e lhl. E dyta, eshte shume e vertete qe shqiperia dhe ushtria shqiptare nuk kane poseduar asnje here lhl te verteta por mesimor-stervitore me 95 perqind tretesire ose e thene me nje gjuhe me te vulgarizuar po mar si shembull 1 liter raki ne te cilen 95 perqind eshte ujë dhe 5 perqind alkol (raki). A mund te quhet raki kjo perzierje? Jo! Keshtu dhe lenda helmuese qe ka 95 perqind tretesire nuk eshte lhl e vertete dhe paraqet rreziqe minimale. Ata qe shprehen per lhl te vertete ne shqiperi jane ose gazetare e media sensacionesh ose profesioniste qe kane zgjedhur mënyrën e gabuar për t’u bërë interesantë! Përgezime z. Qemal per verdiktin per te folur si profesionist i vërtete dhe pérgezime z.xhevdet qe ke qemtuar pyetje te cilat rrezojne cdo argument per asgjesimin e lhl ne shqiperi! Ju shpreh te dyve nderimin tim siperor!

    Reply to this comment
  3. lidmilla November 1, 13:19

    Skandal…. Nje dite do ti paguani ato qepo i beni popullit tuaj, skandal eshte qe te shprehet shqipari per shqiperine se do te ishte mire te shkaterroheshin armet aty, se per ameriken e dime qe na don shume, na ka bere si majmune eksperimentale ne kafaz, dhe cdo vendim me rendesi e merr ajo…. Me vjen keq shume per femijet dhe brezat qe po rriten dhe besojne tek Shqipëria dhe” shteti” i saj. Pushtetaret qe lejojne gjera te tillado tilargojne femijet e tyre ose ikane larg nga Shqiperia….Turp, po me turp eshte edhe propaganda ehuaj sikur gjija jane pretendente edhe belgjika e franca, ca turpi,

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi November 1, 13:27

    Shqipëria dhe ushtria shqiptare nuk kanë pasur lendë helmuese luftarake por ka aplikuar vetem përgatitjen ushtarake per mbrojtjen prej tyre (lënda e MADM) VR!!! Z. Qemal poçi i trajton ceshtjet e asgjesimit te lhl ne shqiperi jo vetem si ekspert me përgatitje te larte profesionale por dhe si patriot i vertetë i vendit të tij. Nuk kam as per t’i shtuar,as për t’i hequr gjé. Shpreh si ushtarak me kariere te gjate dakordesine e plote sidomos ne dy ceshtje themelore profesionale qe trajton z. Qemal. E para shqiperia nuk ka kapacitetet dhe infrastrukturen e nevojshme per te bëre asgjesimin e lhl. E dyta, eshte shume e vertete qe shqiperia dhe ushtria shqiptare nuk kane poseduar asnje here lhl te verteta por mesimor-stervitore me 95 perqind tretesire ose e thene me nje gjuhe me te vulgarizuar po mar si shembull 1 liter raki ne te cilen 95 perqind eshte ujë dhe 5 perqind alkol (raki). A mund te quhet raki kjo perzierje? Jo! Keshtu dhe lenda helmuese qe ka 95 perqind tretesire nuk eshte lhl e vertete dhe paraqet rreziqe minimale. Ata qe shprehen per lhl te vertete ne shqiperi jane ose gazetare e media sensacionesh ose profesioniste qe kane zgjedhur mënyrën e gabuar për t’u bërë interesantë! Përgezime z. Qemal per verdiktin per te folur si profesionist i vërtete dhe pérgezime z.xhevdet qe ke qemtuar pyetje te cilat rrezojne cdo argument per asgjesimin e lhl ne shqiperi! Ju shpreh te dyve nderimin tim siperor!

    Reply to this comment
  5. Shqiptari November 1, 15:02

    Nese Edvin Rama e ben kete krim, turpi na mbulofte si komb, se nuk qenkemi te zote te nxjerrim nje qeveri te denje!

    Reply to this comment
  6. drejtesi jo vdekje November 2, 03:12

    Po pse o njerez mallkoni si grate ne shesh dhe se lejojme keni femije e familje .Ne nuk do sakrifikojme jeten por i ulim nga karriget keto qeveritare apo te tjere qe duan te kthejne shqiperine ne nje arkivol per popullin.Ka zgjidhje le ta provojene po te duan ne jemi popull dhe populli po te vuri perpara te rrjep lekuren.Ne sduam leke nga rusi te na varrosin te gjitheve.Duket duan te na zhdukin si popull.

    Reply to this comment
  7. Mirela doci November 9, 05:20

    Eshte marrzia me e madhe te flijohet shendeti per cfare do gje.Pasuria e jetes eshte shendeti normal.

    Reply to this comment
  8. MUCI November 11, 10:48

    POPULL ATDHEU NE RREZIK . COHU SHQIPTAR PREJ GJUMI COHU . E BASHKOHU SI VELLEZER .LERINI PARTITE SE I PAME SA TE ZOTET JANE NE POLITIKE KETA TE PA NGOPUR QE SHITEN VETEM NGANJE BUZEQESHJE HIPOKRITE E TE HUAJVE.

    Reply to this comment
    • MUCI November 11, 11:20

      TURP PER TY EDI RAMA TE MASSHTROJ NJE COPE JEVG AMERIKE . DOREZOJENI QEVERINE DHE LARGOHUNI NGA ATDHEU SE BASHKU ME ATO CUPULINA QE KE VU NE PUSHTET .SHQIPERIA KA NEVOJE PER BURRA ME MEND NE KOKE DHE JO PER DASHNORE TE HUJVE .

      Reply to this comment
  9. goni prej betoni November 11, 18:53

    shqiperin jo vetem qe e ka mar lumi por tani po e gerryejn dhe perrenjt qe vijne nga vende duke filluar qe nga amerika , britania dhe se fundmi dhe nga siria. shqiperia me keto koka qe e kan qeverisur dhe vazhdojne te qeverisin nuk ka per tu bere kurre sepse keto koka jane gjithmon te njejta dhe kur nderrohet pushteti nderrohet vetem maska e gjakpiresave te popullit te thjeshte. mbetet qe vetem nese shqiptaret i bashkohen vetem nje qellimi per te mbijetuar nga bishat cnjerezore

    Reply to this comment
  10. Joni November 13, 14:20

    Eshte fatkeqesi mbarekombetare, kjo qe po luan Rama. Boll vuajtje i keni shkaktuar ketij populli. Enverit i terhoqem bustin neper bulevard.

    Me duket se Ramen do e terheqim per se gjalli.

    Reply to this comment
  11. almex November 14, 12:57

    Po nese keto mbetje apo arme kimike nese nuk jane kaq te rrezikshme sic deklaroni ju me qeverine tuaj atehere pse amerika dhe rusia si pranojne !!!?????????????? Pastaj pse duhet te ndjehemi krenare kur ne te gjithe boten na cilesojne si kosh mbeturinash……….ne u themi JOOO edhe sikur te mos kete asnje rrezik. Z. Kryeminister,po i jepni goje ujkut plak te kafshoje. Dhe ai kafshon vetem me viktima. Ndaj ju lutemi, mbani larg armet kimike nga vendi yne. Mbani larg nesh te keqen e jashtme dhe te brendshme. Nuk jemi kavie dhe per me teper nuk kemi asnje pellembe toke apo jete njeriu per ta bere kurban. Ju lutemi te beheni BURRE dhe t’i thoni Amerikes JO! Nje mik i mire nuk te do vetem per te shkarkuar mbetjet e tij. Ndaj miqte me te mire per ju, jemi ne, populli juaj.

    Reply to this comment
  12. kl November 14, 18:11

    osahnflo

    Reply to this comment
  13. monda December 11, 18:40

    o Edi mos e bej kete gabim sepse kur te helmoesh Saliu ta merr qeverrine dhe do ngelesh pa pune

    Reply to this comment
  14. monda December 11, 18:49

    Edvin rama je vertet diktator i pa pam , po ben nje veprim as enverit si ka shku no nje here neper mend

    Reply to this comment
  15. monda December 11, 18:53

    e genjeve popullin me nga 10 mij lek sa i more votata tani do tja u nxjerresh per hunde me armet kimike te lumt ti mendon per popullin tend ty te xente helmi te parin ishalla

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*