Armiku numër 1

Ymer Minxhozi August 8, 2015 16:00 Updated

Armiku numër 1

Ishte hera e parë që vizitohesha tek neurologu. Madje edhe kësaj radhe nuk do të kisha shkuar sikur të mos ishte këmbëngulja e Maries, gruas sime. Sa herë që ankohesha se nuk fle mirë natën apo për dhimbje koke, ajo niste qortimet:

– Epo, vizitoju njëherë de, vizitoju. Të gjithë e gjejnë kohën për t’u kujdesur për vete, vetëm ti je i mbytur në punë, sikur gjithë shtetin e mban në kurriz. Bjeri prapa vetes, se po vdiqe, o i zi, askujt s’i bie në mend për ty.

Meqë këto këshilla të Maries po merrnin formën e urdhrave, vendosa të nënshtrohem.

Neurologu, një burrë shtatshkurtër e me gjyslykë dyfishe, fytyrë imët e kaçurrel, më pyeti nëse isha vizituar edhe herë të tjera për nervat, sa herë rrotullohesha gjatë natës në shtrat, a shihja ëndrra dhe a më bënin sytë xixa kur ulesha e çohesha për të lidhur këpucët. Ai më urdhëroi të rrija në pozicion gatitu, të mbyllja sytë dhe të shtrija duart përpara. Pastaj më uli në karrige e më ra me çekiç në të dy gjunjët. Mjeku u mendua për disa çaste pastaj shkoi e u ul në tavolinën e tij dhe filloi dialogu me pyetje-përgjigje:

– Ke marrë ilaçe për gjumë?

– Kam marrë, por përsëri gjumi më zë me vështirësi.

– Provoni të numëroni kur të bini për të fjetur.

– Edhe atë e kam provuar. Një natë numërova deri në nëntëmijë e treqind e pesë.

– Dhe ju zuri gjumi menjëherë?

– Nuk arrita të flija. Ndërsa vazhdova të numëroja erdhi ora të çohem e të shkoj në punë.

– Pooo… E pini duhanin?

– E pi.

– Duhanin ta ndërprisni menjëherë. Po verën, rakinë?

– Jo çdo ditë, po me raste, si Viti i Ri, festat, ndonjëherë me shokët…

– Në asnjë mënyrë. Vera dhe rakia janë armiku numër një.

– I kujt?- e pyeta unë.

– I shëndetit tuaj, sigurisht. Ato ta shkurtojnë jetën.

– Unë edhe kam pirë, po ja që po shkoj tek të gjashtëdhjetat dhe…
– Po të mos kishit pirë verë dhe raki, ja tani do të ishit tek të tetëdhjetat… Po patatet e skuqura, i hani?

– Shumë.

– Mos hani më.

– Edhe patatet e skuqura?

– Asgjë të skuqur! Gjithashtu kujdes me yndyrnat. Janë tepër të dëmshme për moshën tuaj. Armiku numër një.

– Edhe gjellën pa yndyrë?

– S’ke ç’i bën. Kur të bën dëm… Kafenë e pini?

– Jo shumë. Tre deri katër filxhanë në ditë.

– Dhe pastaj vini te mjeku e ankoheni për gjumë?

– Nuk e lë dot. Sidomos kur shkruaj e ndjej të domosdoshme.

– Edhe shkruani? Çfarë shkruani?

– Satirë. Tregime satirike.

– Domethënë kritikoni?

– Qëllon që edhe kritikoj. Satira, humori, i ka këto.

– Satira është veçanërisht ngacmuese për nervat. Bile shumë e dëmshme. Do të detyroheni ta braktisni, për hir të shëndetit.

– Po gazetat mund t’i lexoj?

– Për këtë do të konsultoheni me kardiologun.

Aty për aty rashë dakord me të gjitha ndalesat dhe u ktheva në shtëpi i rraskapitur si një tifoz të cilit i është mundur skuadra e zemrës. Maria nuk ishte kthyer ende nga puna. Shtëpia më dukej si e huaj dhe po ndjeja se në kuzhinën time rrethohesha nga një mjedis armiqësor. Tashmë për mua kuzhina ishte një tokë e minuar dhe në çdo qoshe të saj fshihej një armik. Nuk guxoja të hap raftin se do më dilnin përpara kundërshtarët e mi më të rrezikshëm – kafja, rakia, vaji, gjalpi, cigaret. Të gjitha këto, vetëm disa orë më parë, kishin qenë miqtë dhe bashkudhëtarët e mi të përditshëm, ndërsa tani… Tani unë isha i detyruar të rri pranë tyre vetëm për hir të një bashkekzistence të imponuar. Frigoriferi s’ishte gjë tjetër veçse një bunker ku është fshehur një kompani që pret sa të hapet dera e të më sulmojë frontalisht. Më hahej për qamet ndonjë gjë e ëmbël sa nuk po mundja ta përmbaja veten, për një çast sa s’e mora një lugë sheqer e ta fusja në gojë, po m’u kujtua mjeku që më kish thënë: “Sheqeri është helmi i bardhë” dhe se për moshën time ai është armiku më i rrezikshëm. Rakinë që e pija vetëm me raste dhe që për ditë të tëra as që më shkonte mendja për të, tani dëshiroja ta kthej me shishe. S’do mend, gjë e ndaluar! Dy bishta cigareje që kishin ngelur na tavllën e duhanit që dje, i shihja me aq zili sa më bëhej t’i marr e t’i përtyp si çamçakëz.

Kalova në dhomën e gjumit dhe u shtriva, por era e duhanit më ngacmonte hundën. Nga erdhi ajo deri këtu? Unë asnjëherë nuk pija duhan në dhomën e fjetjes, ndërsa tani tymi qëndronte në ajër si mjegulla në luginë. Sa mirë e ndjeja veten një ditë më parë! Mirëpo ja, brenda disa orëve njeriu sëmuret dhe të gjitha i bëjnë dëm, bile edhe gjalpi. Po gjalpi pse? Gjalpi del nga qumështi që rrit fëmijët. Megjithatë mua edhe qumështi më bën dëm. Hajde Maksut, hajde! Kush e di sa e ke dëmtuar veten me këto grykësitë e tua të papërmbajtura. Qumështin e ke pirë pa karar, patate të skuqura ke ngrënë, kafen tri herë në ditë, gazetat i kam lexuar pa u konsultuar me kardiologun. Gjene mirë që akoma jam gjallë!

Maria erdhi vonë nga puna dhe menjëherë u interesua nëse kisha vënë gjellën në zjarr për ta ngrohur. Ajo kishte harruar fare se unë sot do të shkoja tek doktori, prandaj as që më pyeti se si dola e çfarë më tha.

– Edhe një herë që paske ardhur para meje, nuk të paska rënë në mend ta vije atë të shkretë tenxhere në furnelë,- tha ajo me një ton që shprehte protestë e pakënaqësi të hapur.

– Unë nuk ha më gjellë,- i thashë.

– Ke ngrënë jashtë? Sigurisht, po të hash në restorant as që të shkon ndërmend se në shtëpi ka edhe të tjerë. Ashtu e keni ju burrat…

– Jo, nuk kam ngrënë asgjëkundi, i thashë, dhe as do të ha më. Gjellët kanë yndyrna dhe kripë.

– Si, na dashke gjellë pa kripë?

– Ti nuk më pyet njëherë si dola tek mjeku, po nis e më përmend gjellët që kanë helmin brenda.

– A, po, po! Çfarë të tha mjeku?

– Më mirë më pyet se çfarë nuk më tha. I sëmurë, më tha, ngado që të më prekësh. I fortë paskam qenë. Helmin me grusht e paskam ngrënë deri më sot dhe unë përsëri rri e bisedoj këtu me ty. Këto janë çudirat e natyrës.

– Po thuaj njëherë si është puna? E ndeze furnelën?

– Ç’furnelë moj, ajo sa s’më ka marrë jetën.

– Pse, mori flakë? S’je mësuar me punë more burrë, s’ke faj ti.

– Ku ta gjesh të kishte marrë flakë, se flaka shuhet, po a e di ti se në atë furnelë të shkretë kushedi sa gjellëra janë skuqur, sidomos patate, e sa yndyrë është shkrirë në të!

– Furnela prandaj është, ndryshe do ta kishim hedhur në plehra.

– Ke të drejtë ti,- i thash Maries,- derisa nuk më pyete për së mbari qëkur erdha, kështu do të vazhdojë ky muhabet, unë thumbit, ti patkoit.

– E po thuaje të shkretën, çfarë ka ndodhur? Ti je bërë në fytyrë si meit, pikë gjaku s’të ka mbetur.

– Doktori Marie, doktori. Unë kam shpëtuar për një fije, më kupton? Bile nuk dihet nëse kam shpëtuar apo jo. Me siguri do t’i dali tymi më vonë kësaj pune, ndofta edhe nesër, apo pas dy ditësh, nuk i dihet.

– Të dha ndonjë ilaç që të bëri reaksion? Ilaçet që bëjnë reaksion e kanë tak-fak. Tani kanë kaluar gjithë ato orë. Po nuk vdiqe në çast, e ke hedhur lumin.

– Sikur të ishte ilaç, i bëhej dermani, po si t’ua bëj të tjerave, gjalpit, vajit, kafes, rakisë, cigareve, satirës, gazetave…

– T’i ka ndaluar të gjitha? Mirë ka bërë veç dëm të bëjnë. Asnjë të mirë s’ke prej tyre.

– Edhe ti Marie? Mirë, atëherë, pse i ke hedhur kripë gjellës?

– E ku hahet gjella pa kripë?

– Ja pra, doktori. Hajde tani e nxirri kripën gjellës po të duash që unë të ha drekë. Nxirru edhe të skuqurën atyre patllixhanëve të tua dhe më jep të ha. Që sot e tutje jam njeri me dietë.

Maria heshti dhe s’diti ç’të thoshte.

– Më fërgo ndonjë vezë,- i thashë,- se më griu stomaku.

– Vezë?!- u hodh Maria, sikur të kisha thënë më piq një krokodil.

– E pra, vezë. Gjellën e ke me kripë.

– Nuk të tha mjeku se të sëmurit me sklerozë vezët i ndalohen rreptësisht?

– Nuk më tha gjë. Ndofta ka harruar.

– Edhe ata s’dinë se ç’bëjnë. Veza është armiku numër një. Kështu e tha edhe ai i këshillave mjekësore në televizor. Ti ishe në mbledhje e nuk e dëgjove.

– More po ç’janë gjithë këta armiq numër një, xhanëm, a nuk paska ndonjë armik numër dy apo numër tre, po të gjithë qenkan numër një?

– U pa puna,- tha Maria,- nesër do hamë gjellë pa kripë, do vuajmë edhe ne të tjerët. Jeta duhet ruajtur.

Mor çfarë të ha sot, deri nesër kushedi a jemi gjallë.

– Sot lyej nja dy thela me marmalatë, sa të kalojë dreka.

– Po sheqeri? Unë harrova të them se mjeku më ka ndaluar edhe sheqerin. Sheqeri është helm i bardhë,- më tha mjeku.

– Qyqja! Po fëmijët, mor i zi, ata e hanë sheqerin me lugë, pse s’thua ti se ne i paskemi helmuar fëmijët me dorën tonë?

– Mjeku e tha për mua, për moshën time, jo për fëmijët,- u mundova ta qetësoj,- fëmijët kanë nevojë të rriten, nuk janë si puna jonë që e kemi ngrënë çairen.

– Të rinj, të rinj, po helmi ashtu grumbullohet, pak e nga pak, një ditë bëhet e keqja. Edhe ti ishe mirë dje, po sot ama…PEsDGIwbO9yBAUELCEdyVRWdeh8KdZsuFiUjQuySHBU

Maria vazhdonte të fliste rreth helmit, ndërsa unë kalova në dhomën e gjumit e u shtriva në shtrat. E përqendrova vështrimin në një pikë të tavanit. Vetmia i jep krahë fantazisë. Si nëpër mjegull m’u kujtua Petroja, një moshatari im, shok fëmijërie, dy vjet të shkuara, ndërsa po rrinim në një kafene të qytetit tonë të lindjes, ku unë kisha shkuar me shërbim, Petroja më pat treguar për vëmendjen që ju kushtonte këshillave mjekësore. Ai qe bërë kockë e lëkurë dhe për një çast pamja e tij më bëri të përfytyroj të ardhmen time. Ai më tregoi se si ai kishte mbushur një raft të tërë me copa gazetash e revistash që flisnin për dietat e mëlçisë, stomakut, veshkave dhe enëve të gjakut. Sipas atyre artikujve ai e kishte ndarë trupin e tij në pjesë të veçanta dhe secila prej tyre bënte jetë më vete. Dikush pranonte zarzavatet gjysmë të ziera, ndërsa pjesa tjetër e trupit nuk i duronte fare ato. Ato ç’ka i bënin mirë stomakut, nuk i pranonte mëlçia. Petroja më tregonte se i koleksiononte të gjitha ato që lexonte në gazeta e revista dhe mundohej t’i vinte në harmoni njëra me tjetrën.

– Shkojmë në restorant e marrim një peshk,- i propozova Petros. Këtu gatuajnë mirë, e njoh kuzhinierin.

– Ai u drodh i tëri sikur ta kish ngacmuar grethi.

– Në restorant unë s’hyj kurrë!- më tha. S’duhet besuar në asgjë. Disa ditë më parë kam lexuar në një revistë se peshku ka vajra, bile edhe vaj makinash, pleh kimik, lëndë plastike, gomë… Çfarë nuk ka deti!

– Ujë!- i thirra unë për të vazhduar listën e lëndëve që përmban peshku.

– Edhe ujë ka, posi,- tha Petroja,- po di ti se uji ka klor, ka ndryshk, bojë, benzinë që derdhet në det nga vaporet, vajguri, acide…

– Atëherë, çfarë të hamë? Sipas teje, s’na mbetet gjë tjetër veçse të dalim në ballkon e të thithim ajër të pastër.

– Ah sikur të kishim ajër të pastër!- ofshau Petroja. Ajri që thithim ne është armiku numër një për mushkëritë. Ai është i ngopur me tym, pluhur, neutrone. Edhe çarçafët e hotelit përmbajnë miliona mikrobe që vijnë nga ajri e uji, në to gjen detergjente të pashkrira, kaolinë, naftalinë, ndryshk nga kazanët ku janë larë.

I shkreti Petro! Në çast më doli përpara shpallja me kornizë të zezë e varur në shtyllën e telefonit afër stacionit të autobusit dhe më shkuan mornica në trup. Iku i shkreti nga kjo botë, i djegur e i përvëluar, pa u ngopur një herë as me rrush, as me patate të skuqura. Tamam atëherë kur dieta po jepte rezultatet e saj, ai iku e i la të gjitha.

Ymer Minxhozi August 8, 2015 16:00 Updated
Komento

18 Komente

  1. XUME PROTOPAPA August 8, 16:21

    Fantastik !!

    Reply to this comment
  2. Injoranca nuk eshte argument August 8, 16:35

    Po o toc, po, te gjitha te bejne dem po kaluan masen, satira pa yndyre, pa kripe e pa sheqer,te bajatos.

    Reply to this comment
    • andi August 8, 18:59

      Shkollohu zoteri, mos u ngut ne konkluzione kur nuk kupton shkrimin kaq domethanes, je vertete si nicku.

      Reply to this comment
      • Injoranca nuk eshte argument August 8, 21:07

        Per cfare shkolle flet zotrote (YM)jam inxhinier consrtuctor ne kompani projektimi amerikane, nuk e di per juve cfare shkolle keni bere, apo ndonje “Kristal”, nejse kjo eshte puna juaj.
        Humori juaj shqiptarce eshte humor idiot, sigurisht qe ushqimet pa kontroll te bejne dem, ju fshatare mund te rrini edhe pa kafe nqs ju ben dem, mund te rrini edhe pa raki nqs eshte nevojshme, pa sheqer gjithashtu, per kete e kam fjalen o te shkolluarit e medhenj.
        Dohet te kuptoni ju perpara (YM) dhe pastaj tja shpjegoni edhe injorances qe vdesin si lope nga Kanceri sepse smund te rrine pa cigare etj. etj.

        Reply to this comment
        • tekniku August 9, 01:01

          Injoranca eshte injorance, edhe kur nuk perdoret per argument. Pergjithesimet qe perdor zotrote ne lidhje me grupet (deri dhe kombet) tregojne mangesi jo te vogla, per nje person pretendues si puna jote. Nuk pritet nivel i tille ballafaqimi prej nje konstruktori ne kompani projektimi amerikane, madje edhe sikur thjeshte konstruktor te ishe.

          Reply to this comment
  3. albert August 8, 17:54

    Shme bukur. Na kenaqe me humori. Respekte

    Reply to this comment
  4. Kucjoti August 8, 18:15

    I persosur shkrimi te gjitha keto keshilla te mjekeve behen qe njerezit te marin sa me shume ilace per semundjet e shpikura nga ( Ata ) qe bejne Miljarda

    Reply to this comment
  5. Kopaçe August 8, 19:39

    … Sikur te kishim ca qereste.. skeptiket.. do te zevendesonin papagallet…

    Reply to this comment
  6. [email protected] August 8, 20:17

    shkrimi ben fjale per kujdesin kur futesh ne tunelin e………moshes se trete !

    normale , qe do shume kujdes .

    Reply to this comment
    • Injoranca nuk eshte argument August 8, 21:14

      Sa bukur e paske kuptuar o toc. Shkrimi tallet me doktorin dhe shkollen e doktorit,
      sepse shqiptaret nuk mund te rrine pa cigare, pa raki pa kefe pa embelsire pa ………… sepse ckuptim ka jeta pa keto,por doktori duhet te gjeje ilacet qe YM
      dhe ju te mos rrini pa to dhe njekohesisht te merrni ilace sic i merrni vete ne farmaci me grushte.
      JETA OSH QEF, KY ESHTE CFARE JU MENDONI BASHKE ME IDIOTET ME SHKOLLE.

      Reply to this comment
      • [email protected] August 9, 09:37

        injoranca nuk eshte argument———–patjeter qe nuk mund te jete argument ,ne radhe te pare …per ty ,se na qenke dhe inxhinjer,dhe ne te tjeret qe komentojme jemi…suvaxhinj…

        po ,ik more ,mos u hap kaq shume,se nuk eshte nevoja te ofendosh te tjeret ,sepse cdo njeri e kupton ashtu sic e kap cerveli i tij dhe jo me derrlat e tua !

        Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA August 9, 06:59

      CONSTRUCTOR I LESHIT TE DREDHUR

      Na qenkerke edhe “inxhinjer constructor”, perderi ne nje shoqeri amerikane ! Mos je gje nga Mitrovica, ku shkallet numurohen me tespije e durushmeria e themeleve matet me cica..?

      Meqe humori shqiptar nuk te pelqekerka, vendos çfare do behesh kur te rritesh edhe ca inç apo milimeter, se nuk na e bere te qarte zotrote kutin e matjes te “inteligjeces” tende alla amerikanshe – ne inç – apo alla europianshe ne mikron !

      Ky lloj shkrimi, per nje idiot si ti qe fyen shqiptaret, eshte nder me te preferuarit sot ne boten perendimore. Vitin e shkuar, me nje tematike te tille, fitoi çmimin me prestixhioz italian “STREGA”, nje autor qe te ben te vdesesh nga humori i tipit qe ka perdorur Minxhozi. Nuk eshte perkthyer akoma ne anglisht, per fatin tend te ..mire ! Edhe se dyshoj sa mund te jesh ne gjendje te perceptosh humore te kesaj kategorie.

      Je thjesh nje mizerabel, e ben mire te mos hundfutesh me komente te ketij tipi.

      Reply to this comment
      • Injoranca nuk eshte argument August 9, 15:58

        Asnje moment as e shkoje nepermend te fyej Shqiptaret sepse jam Shqiptar. Injorancen Shqipare po edhe grupin e njorances ku ben pjese edhe zotrote dhe YM (me kete Skice Humori).
        Injoranca dhe mentaliteti injorant eshte ulur kembekryq ne Shqeperi,
        kjo me shqeteson dhe mora mundimin te te pergjjigjem.
        Te mbrosh injorancen eshte krim dhe ky krim vret Shqiptar me mijra.
        Sa Shqiptare vdesin nga Kanceri, nga Hypertensioni nga depresioni etj. dhe kjo ka disa shkaktare.
        Te pish cigare pa fund ne cdo ambient, te pish tere diten neper kafene, etj cfare do te presesh “o aga pe Boboshtice”, semundje dhe asgje tjeter.
        Nqs disa mjeke vertet kerkojne tju edukojne me dieta dhe stopime te veseve tuaja me keshilla dhe pa ilace, ata more “kastracvec myzeqeje” ju duhet ti nderoni.
        Nuk me inereson YM se cfare ben dhe cfare ka bere me intereson
        vetem te luftoj ate qe per mendimin tim i ben dem Shqipareve.

        Reply to this comment
      • XUME PROTOPAPA August 9, 17:53

        NUK DESHA – ME DETYROVE

        te tregoj kur dhe si lindi endrra jote te behesh “inxhidebil pej amerike” !

        Ne poligonin e prodhimeve prefabrikate, ne Qafsh-te-teme, perveç bunkereve ushtarake prodhoheshin edhe mbeshtetese per çadra plazhi, me nje vrime te madhe ne mes. Ate dite edukatorja e kopeshtit pa dreke, ku te burgoste jot’eme kish thyer zverkun tek kacavirrej me shkop fshese te pastronte nje merimmange e te kish marre me vehte ne poligon. Aty nga mesi i dites te erdhi per tu dhjere dhe u ule me te prapmet mbi nje mbeshtetese çadrash plazhi te sapo betonuar.

        Ndenje aq gjate sa u bere nje me bllokun e betonte, u desh dinamit per te te shkeputur. Dhe ngele me nje cope te pasme mangut (edhe sot).

        Qe ate dite, vendose te hakmerreshe ndaj betonit dhe u bere … me nder me thene “inxhidebiler” !

        Te thash qe me pare se nuk je shqiptar (Shqeperi; Shqipare; njorances….), e nese te ha perseri e pasmja di te jem edhe me elegant.. ! Pusht !

        Reply to this comment
        • Injoranca nuk eshte argument August 9, 19:40

          Aha, aha, ha ha ha …… Cfare kuptimi kane keto qe ke shkruar, me fal qe jam marre me ty o “trangull i papjekur i Myzeqese” . Aha, aha ha ha ha …… vendin e paske ne
          hale te gomareve, tru me zhvillim te ngadalshem.

          Reply to this comment
  7. Turru Koti August 9, 05:48

    Zotrote me te bo nje pytje, po seksi a bon dem per shnetin; se hallall i kam bo me i lon te tona por vetem ate mos ma nderpri.

    Reply to this comment
  8. lato August 9, 10:11

    Humor hosteni !

    Reply to this comment
  9. turru plot August 9, 21:30

    uroj shkrimin fantastik qe njeriu duhet te jete i kujdesshem, jo tamaqar ne ngrenie.
    por turru, njeri
    ishte ai si puna jote,seksi i bente mire dhe kishte hall se nuk i ulej kurre.dhe per kete shkoji te doktori.
    pasi i kekoji ndihme doktori i tha vuri nje krrabe qe te ulet e mos te duket nen pantallona.
    kaluan vite dhe koha beri e qe nuk i duhej me krraben pra dhe shkoji te doktori .
    dhe i tha doktor shpetova nuk kam nevoje me per kerraben
    jo i tha doktori mbaje se do te duhet per ta ngritur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*