Armina çon tre qen në Milano dhe… emocionohet

February 13, 2016 14:40

Armina çon tre qen në Milano dhe… emocionohet

Armina Mevlani, kjo zonjushë e bukur, është çuar një mëngjes gjatë kësaj jave, ka bërë gati valixhet dhe është nisur drejt Milanos. Ajo nuk ka qenë e vetme, por e shoqëronin… tre qen. Pasi ka mbyllur gjithë udhëtimin, teksa ka qenë duke u shplodhur në hotel, ka shkruar një status shpjegues, emocionues, prekës në profilin e saj në Facebook.

“Sot teksa nisesha për Milano për punë së bashku me një kolege, me vete kisha 3 qenushë për t’i transportuar atje për një jetë më të mirë, të cilët, Arsa (Animal Rescue Albania) m’i besoi ashtu si herë të tjera për t’i transportuar.

Nuk është kjo pjesa që dua të theksoj në status, por atje më ishte thënë se më priste një çift (një djalë shqiptar dhe një vajzë gjermane) dhe nuk dija më tepër detaje përveç edhe kontaktit të tyre. Kur mbërrij, çifti vjen me padurim për të marrë qenushët dhe djali shqiptar me partneren e tij më thonë se tashmë në makinë krahas qenushëve që unë i solla, ishin edhe dy të tjerë, që ata do t’i mbanin në makinë në një rrugë të gjatë nga Italia në Gjermani (për një jetë më të mirë) dhe për adoptim.

M’u mbushën sytë me lot vetëm për një arsye, me kaq negativitet që ka përreth nesh, njerëz që shajnë njerëz, të tjerë që paragjykojnë, njerëz që nuk duan as njerëz dhe jo më kafshët e gjora, ky çift më impresionoi nga iniciativa aq serioze për t’i ndihmuar këto kafshë. Sigurisht që ka njerëz që ndihmojnë, mendova me vete, Arsa me punën e saj të palodhur, njerëzit që më presin gjithmonë në aeroport. Dhe gjithmonë është Zoti që i lë vend gjërave kaq të mira të ndodhin.

Puna në grup dhe bashkëpunimi është gjëja më e bukur, shpresoj që shumë shpirtra të tjerë të shpëtohen dhe i lutem Zotit që edhe shumë njerëz të tjerë të ngrihen të ndihmojnë njerëz, e më pas, edhe kafshët e pafajshme”, shkruan Armina.

Një komentues i sugjeron bukuroshes që përpara se të shkojë në Rinas, të kthejë disa minuta në Gërdec, të takojë atje një vajzë e cila ka humbur krahun nga shpërthimi i 2008-s. Të pyesë Zenin ose ta marrë për dore e të ecin bashkë. Sipas tij, ai ka më shumë informacion. “Bëje këtë Armina dhe pastaj lutu Zotit për çfarë të duash”- e mbyll sugjerimin e tij komentuesi. Upss!

February 13, 2016 14:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*