Armiq e Patriotë

March 9, 2018 03:28

Armiq e Patriotë

I nderuar z.Thano

Tashmë nuk mund të flitet për demokraci në Shqipëri. Sistemi shoqëror që mbiu “papritmas”, në kështjellën e “pamposhtur” të socializmit njëpartiak ishte një amalgamë dëshirash, idesh utopiste, urrejtjesh të grumbulluara për gjysmë shekulli, tradhëtish, interesash, por edhe pakënaqësish mediokre, apo doktrinarësh për shkak të Luftës së Ftohtë. Shqiptarët ishin dhe janë po këta. Raca nuk ndryshon në 50-60 vjet. Ndryshojnë indoktrinimet, presionet, ndryshon kameleonizmi për shkak të interesave.Një popull jo aq i shkolluar e i paçliruar nga konvecione osmaniste e ka të vështirë t’i perceptoj ndryshimet politike si natyrshmëri.

Në këto 27 vite Shqipëria ka përjetuar delire të çmendurish politikë, agjentë të nxituar të perëndimit, interesaxhinj a të pakënaqur mediokër prej socializmit, të shitur të vet Ramiz Alisë, grumbullime groteske të të pushkatuarve prej elitës komuniste, mjeranë blloku si Spartak Ngjela a Lubonja, gazetarucë zogisto-anarkistë si Fevzo, interesanxhinj të mbijetesës.

Mbrëmë mjeku i Bllokut, mjeku i Hysni Kapos, një njeri që erdhi në Politeknikumin Mjeksor prej kullës jo aq madhështore  të Viçidolit si djalë patrioti, shprehu haptaz se donte të vriste Njeriun e Opozitës sepse i  sulmonte pushtetin. Ky njeri që duhej të  eliminohej mund të quhesh Edi Rama, mund të quhesh Zamir X., mund të quhesh poeti Preç Zogaj, mund të quhej madje edhe….,një  djalë i bukur, futbollisti që zgjoi dashurinë e Vera Kapos dhe, për shkak të saj u bë dikushi, u lejua të martohej me të,- siç funksiononte një sistem shoqëror i ngritur mbi gërmadha. Nuk ka rëndësi se kush ishe. Sepse edhe vajzat e komunistëve kishin ndjenja e të drejtën për dashuri. Sistemi i Luftës së Klasave binte pikërisht nën dobësitë  prindërore.

Spartak Ngjela, pasi shijoi privilegjet e Bllokut, vendosi të bëhej gangster e të tregonte se i cënohej Liria. Dhe u dënua me të atin. Dhe sot flet njësoj me ballistët, zogistët, kolaboracionistët, e gjithfarë idesh që pas viteve 30, e sidomos gjatë Luftës Botërore, ngjanin anakronike, njëlloj me osmanizmin e shtetit shqiptar. Këtë e bën  për hir të mosplotësimit të interesave të tij politike. Pohon se individi është njeri politik në demokraci dhe duhet të luftoj për poste. Por i poshtëron shqiptarët dhe njerëzit e thjeshtë sikur të ishte i dërguari i FBI, apo CIA-s amerikane në Shqipëri, sikur studimet e ekonomisë kapitaliste anglo-saksone të kishin korife pikërisht birin e ekonomistit komunist nga Zagoria, Kiço Ngjela.

Këta idividë ekstragonistë tentojnë të futin në grackën e pasioneve egoiste të tyre një popull të tërë, një shoqëri të gjymtuar nga osmanizmi 500 vjeçar nga konfliktet kanunore, analfabetizmi, por edhe të sakatosur nga fyerjet e përditshme idividualiste.

Sigurisht Ngjela është pinjoll dhe bashkëmendues i Berishës. Nëse ky individ, Berisha, i vendosur në krye të një lëvizjeje ndryshimbërese, fillimisht pretendoi kalimin paqësor, ( “ të gjithë bashkëfajtorë, të gjithë bashkëvuajtës”), sot shpërfaqet si një bajraktar idiot që pohon me sinqeritet se mund të vriste kundërshtarin e tij politik sepse i cënonte Kullën e Ngujimit.. Kjo specie e Perandorisë Osmane nuk ka kurrfarë lidhje me Europën, kulturën, dinjitetin dhe prosperitetin e saj. Ai shprehet se e përcolli të dërguarin e Clintonit, si mi i lagur kur i tha se ishte gati të shkrepte armën për të vrarë liderin e opozitës shqiptare. Sigurisht Clinton nuk kishte dërguar enkas një njeri të për të biseduar me Bershën e ngujuar në kryeministrinë e shtetit shqiptar, por bash ambasadorin e SHBA, Arvizu për të qetësuar gjakrat.  Dhe ky njeri,pra, ky mjek, ky “humanist” ka kërcënuar përfaqësuesin e opozitës shqiptare me vdekje. Dhe ambasadori ia “mbathi” prej barbarisë së tij. Ky është ndoshta pohimi më i saktë se përse të gjithë ambasadorët amerikanë kanë qenë në armiqësi me Berishën. Demokracia përballej me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Është me të vërtet trishtuese se edhe Ramiz Alija mund të shprehej kështu. Bedri Islami i kujton këtij maloku anadollak se çfarë duhet të bënte Fatos Nano kur ai i sulmoi jo deri te gardhi, por brenda saj kryeministrinë, por viçidolasi nuk i është përgjigjur asnjëherë kësaj pyetjeje dërrmuese. Sepse Sali Berisha ka dy standarte për pushtetin në demokraci. Pra gjithçka ndodh kundër tij është kundërrevolucion komunist e gjithçka bën ai është lëvizje demokratike.

Dje intelektuali Pëllumb Kulla i shkruante një letër kuptimplotë intelektualit Mero Baze për mjerimin e dinjitetit shqiptar në të ashtuquajturën demokraci. Ishte prekës arsyetimi i tij. Bash sikur ta dinte, po atë mbrëmje njeriu që Kulla e pat përkrahur në fillimet e veta antikomunste, shpall platformën e vet eleminuese ndaj kundërshtarit politk. Pra, nuk ka luftë divergjencash, botëkuptimesh, idesh të ndryshme, por armiq e patriotë të cilat duhet të përfundojnë ne vrasje. Nuk e di përse më erdhi ndër mend vrasja e Bajram Currit në malet e Tropojës prej hakmarrjes mesjetare të pushtetit zogist. Nuk e di përse, gjithashtu, Sali Berisha është një mikroziogist që si llapaqen bajraktarist, pikërisht monumentin e Ahmet Zogut kishte veprën e parë të artit për Shqipërinë berishiste!

Sigurisht fatkeqësitë mbijnë edhe prej njerëzish të zgjuar, por hakmarrës, individualistë, egoistë, rudimentalistë. Demokracia ka krijuar mekanizma për t’i zhdukur këto mikrobe nga rruga e prosperitetit të një populli.. Le të veprojnë ato!

Mihallaq Qilleri

 

March 9, 2018 03:28
Komento

2 Komente

  1. Tartufi March 9, 15:02

    Ki durim thote profeti,,,,se durimi te sjell
    dhe driten e shikimit.
    Une nuk kam durim te lexoje gjera te stergjatura ,por sot me tha mendija e mbeshtjelle nga durimi,qe vazhdoje kete te ztergjatur leter te shikoshe sa
    idiotizem po lulezon ne mes te ketij populli tend ! Nje krijese qe qendron ne kete jete vetem per te treguar me gisht terre jeten e tij [ gjoja te shemtuaren e te tjereve ] kjo krijese eshte vlera dhe simboli i te shemtuarit ne kete bote. Por me e shemtuara ngelet [ajo gezete qe prezanton kete karikature te kritikes ]

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku March 9, 15:12

    O Qiller, perse nuk permend qe 500 vjetet e osmanizmit te shtetit shqiptar, u perlyen me 50 vjetet e qelbura sllavo-komuniste, perse i kalon anash faktit qe maloku bajraktar, pervec se pjelle e osmanizmit ishte edhe i rafinuar prej sistemit gjoja progresist qe kriminalizoi edhe fjalen e gojes. Nje fjale e vjeter popullore thote: “Po te vesh akçi (demek kuzhinier) bythen, do te hash mut”, keshtu edhe shqiptaret kete pune kane bere sot e mot, gjithnje ne krye te kuzhines bythen kane vene duke filluar me Zogollin (per te mos shkuar me tutje), Enverin nga Gjirokastra, Ramiz Boshnjakun, Sali Malokun, Fatos Bixhozin dhe tani se fundi kete rroten qe nuk di as arithmetike, po ben sikur drejton shtet. Keshtu o Qiller, Saliu po e po, po perse i kursen te tjeret nuk e marr vesh, apo ke ndonje vend ku hedh firmen ashtu “en passant”?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*