Armiq të Shqipërisë!

June 4, 2018 14:08

Armiq të Shqipërisë!

Ditën e Rekomandimit,
nëse do lexoni shkrimet,
kam shkruar se në Qershor,
nuk do hapen bisedimet!

Dhe nuk kam shkruar më moton,
le të dalë ku të dalë,
se Shqipëria jonë,
ka armiq tradicionalë!

Por se Shqipëria jonë,
ka armiq tradicionalë,
do kish rol dhe opozita,
po një rol shumë minimal!

Franca është kryesorja,
që e pengon Shqipërinë,
se Franca është investuar,
gjithë jetën për Serbinë!

S’do kish nevojë që Serbia,
të punonte nën rrogoz,
Franca e ka merak vetë,
gjithnjë të na nxjerri blozë!

Po çudi në të vërtetë,
për mua është Holanda,
tej për tej është mbushur vetë,
drogë, kurva edhe banda!

Opozita si ç’e thamë,
ka ndikime minimale,
dhe pse këta zabërhanë,
çdo ditë sajojnë skandale!

Dhe pse këta zabërhanë,
çdo ditë sajojnë skandale,
këtë stinë të gjithë po shohim,
serialin me Babale!

Lexoj titujt nëpër rrjete,
dhe mediat tona të flamës,
në zenith të masturbuar:
“Franca i plas bombën Ramës!”

Nuk kemi kohë për të gjitha,
të zhbirojmë të gjithë halenë,
po ka shumë eufori,
që s’do jemi me BE-në!

Opozita dhe ekranet,
janë bërë sa më s’durohen,
në kor të gjitha dështimet,
veç Ramës i faturohen!

O ju plehra shekullore,
ju shtoftë babëzia,
në BE nuk do hyjë Rama,
po do hyjë Shqipëria!

S’mund të ketë justifikim,
për ata që sabotojnë,
çdo gjë do mbahet shënim,
dhe me votë do t’ju dërrmojmë!

Rama nuk do iki kurrë,
se do Monika dhe Luli,
ai do të rrijë shumë gjatë,
farën e keqe ta shkuli!

Pushteti do bythë të merret,
nuk merret me marifete,
janë zgjedhjet, vetëm zgjedhjet,
pa ato nuk ke ku vete!

Rama ka ardhur me votë,
edhe shumë po investohet,
me llumnajën-opozitë,
as që mund të krahasohet!

Jo mor jo nuk janë njëlloj,
me Ramën këta zuzarë,
që për të mbajtur pushtetin,
edhe njerëz kanë vrarë!

Strategji e opozitës,
vetëm zhurmë dhe rrëmujë,
po në zgjedhjet që do vijnë,
do bëjnë një vrimë në ujë!

Populli ka sy dhe sheh,
kush punon për Shqipërinë,
ka veshë dhe dëgjon si leh,
PD-ja me LSI-në!

Për armiqtë e Shqipërisë,
nuk do ketë asnjë shpresë,
se sërish ne do t’i lëmë,
tutje Urës së Qabesë!

Ka sebep për të festuar,
në SHQUP çdo kuçkë e horr,
po nuk kanë për të shpëtuar,
nga mallkimi popullor!

A.DUKA

June 4, 2018 14:08
Komento

13 Komente

  1. tomsojeri June 4, 16:20

    Te lumt ajo pen i lavdishmi poet ,
    JE NDER TE RALLET SHQIPTAR I VERTET
    Zemra me qan e lotet nuk duken
    armiqt shqiptar kollaj nuk zhduken

    Mbahu poet se nuk je vetem
    shqiptar ka akoma qe duan te verteten
    per jet te jeteve qofsh i nderuar
    Shqiptaret e vertet kurr skan per te haruar

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA June 4, 16:41

    Ty të lumtë ajo Mendje
    O Poeti fjalë shpatë,
    Me këtë Palo Opozite
    Rama do jetojë gjatë!…
    ***
    Këtu ke një strofë te thjeshte.,
    Por për mua Strofë e artë
    Pena Top, o Flori,
    SOVRANI te vlerson lartë!
    ***
    “O Ju plehra shekullore,
    Juve Ju shtoftë babezia,
    Në BE nuk do hyje Rama
    Po do hyjë S H Q I P Ë R I A . . .!”
    ———————-
    Daullja
    Bie
    Për
    Ata
    Që e dëgjojnë….

    Reply to this comment
  3. Lala June 4, 16:56

    Te lumte dora,
    e te kendofte goja,
    ne ate pene,
    ka lezet boja !

    Reply to this comment
  4. Cuku June 4, 17:45

    Duka
    Fantastik,,,

    Reply to this comment
  5. info analitike June 4, 21:05

    Eh o bejtebxhi e harrove si cirrej kriepsikopati neper Europe kur lobonte Saliu per te njejten gje? Nuk ta ka fajin as Franca , as Hollanda, as Gjermania, as Austria por banditet qe kane zaptuar shtetin dhe e kane kthyer ne hambar te trafikut te droges. Akoma sot u kapen banda te droges nga italianet ndersa bravo cunat flene gjume.

    Reply to this comment
  6. vjola June 4, 22:19

    Te lumte

    Reply to this comment
  7. KOREKTI June 5, 09:57

    1.Ne kohen e PD Droga me KG
    2. Ne kohen eRilindjes Droga me TON

    Ne kohen e PD droga me MUSHKA
    Ne kohen e rilindjes Droga Me avjin.skafe Mauene etj

    Ne kohen e PD RRUGET me KM
    Ne kohen e Rilindjes RRUGET me METRA

    Kyeshte ndryshimi qe SHIKOHET
    PENDA e ARBENIT GODET ME TE MIRIN

    PSE????
    KU DO TA COSH SHPIRTIN O ARBEN>

    Reply to this comment
  8. tomsojeri June 5, 11:22

    O korekt ,qedroi korek nuckut qe ke zgjedhur e mos kaperxe rjeshtat e nese nuk “shef” ver gjyslyk te mira kujtese Po te kujtoj vetem nje se ka plot esja kam vaktin te germoj nje mal me mut
    Ne koh te PD te rahur,te vrar , te zhdukur ..dhe eliminuar ………plus 97 ta nuk numerohen !
    Po te mbash gjyslyk marka PD ,as kepucet qe hecen nuk i dallon dot e jo me rugen qe hecin ngjarjet .dhe i sheh dhe lop e stalles…….

    Reply to this comment
  9. anticensurë25642654 June 5, 11:47

    mos harro armiqt që po shesin shqipërinë tek gërku o dukë mavria!!
    stoik je o dukë!!
    shpresoj që të kesh ti të drejtë dhe jo unë!!

    Reply to this comment
  10. intelektuali June 5, 12:00

    PO PSE KORENE E VERIUT E DO TI O POET BUDALLA
    KUR FRANCA E HOLLANDA JANE TE LIQ SI KATRAMA
    PO PSE ME HASHASH E KOKA DO TE HYSH NE BE O KALAMA
    ME FATMIRIN E GRAMOZIN E ENVERIT SI SHTET TALLAVA?

    Reply to this comment
  11. lana June 5, 12:33

    Ti kam lexuar te gjitha se me pelqejne shume se me penen tende godet aty ku duhet.

    Reply to this comment
  12. KOREKTI June 5, 13:15

    Tomsorer
    Per te pare rruget me km nuk duhen syze se ke ecur dhe ti.
    Edhe 97 qe e permend kaq shume ka qene revolucjon per te rrezuar pushteti te socjalisteve me Zani Caushin……
    Cdo ngjarje ka te beje dhe me diktaturen komuniste dhe NJERIUN E RI QE TI MBETESH DH SOT

    Reply to this comment
  13. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. June 5, 14:26

    Heh mor Duke bejtexhiu,
    qe rreshqet tepsi si miu,
    na fet per France e Hollande,
    kur rama-berisha nuke jane gje,
    vetem se nje mut i ndare.
    Shqiperi o halle madhe,
    mjere ti per keto hale,
    Ca te dhere e te permjere,
    ca te qelbur qe mbaje ere,
    ca te lyre me parfume,
    por te dalun nga nje brime sume,
    po na flasin per lirine,
    kur vrasin e grabisin pronesine,
    ne pozite e opozite,
    te pebashket kane hajnine,
    diten cirren “ulerijne”
    naten ndajne bashke tepsine,
    cka se pas lene viktima,
    s’dalen kurre nga ulurimat,
    duam “drejtesi e liri”,
    vitin zero ne tepsi.
    Po harrojne llogarite,
    pas tepise vijne qelite,
    Te besoni or te marre,
    se Shqiperia s’eshte hamabre,
    per kusar edhe tutore,
    qe kane vene tash kurore,
    dhe na bejne si gra te liga,
    don Zoti i madh i bie pika,
    se s’u ngopen me leke te pista,
    Derdhin lot prej krokodili,
    kure nen sqetull mbajne kopilin,
    Por dhe Zoti nuke vonon,
    dhe Shqiperine po e pastron,
    si nga brenda n’qeveri.
    dhe jshte saje ne at’krushqi.
    Dhe te gjithe NE do ti shohim,
    kure ndeshkimin do ta marrin.
    Rofshin e qofshin USA e BE-ja,
    qe po pastron vendin nga ligesia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*