Arnim apo Reformë në Drejtësi?

Fatmir Merkoçi July 21, 2015 14:56

Arnim apo Reformë në Drejtësi?

Në vjeshtë pritet të aprovohet në Kuvend reforma në drejtësi. Sipas politikës, kjo reformë duhet bërë pasi kemi një sistem drejtësie të korruptuar deri në paaftësi. Për këtë reforme ka nisur sipas mazhorancës një konsultim i gjerë.

Këto konsultime janë farsa e parë e kësaj reforme. Kjo pasi, këto ballafaqime kanë të meta absolute. Ato zhvillohen në auditore universitetesh, por nuk japin asnjë prodhimtari në drejtim të kësaj reforme. Në këto takime ka një panel të përcaktuar si dhe folës të cilët tregojnë më shumë teori absurde se sa realitet. Këto takime janë të organizuara e të financuara nga EURALIUS. Për të qenë më të saktë, EURALIUS ka mëse 20 vjet që merret me ligjet dhe kodet tona. Kjo tregon se vetë EURALIUS ka dështuar në ligjbërjen e shqiptarëve. Kjo po vazhdon dhe sot. Por politikanët tanë, ashtu si dhe shtetarët, janë tepër kurrizdalë karshi të huajve në përgjithësi. Ata mjaft të bëhen servilë të tyre e nuk ju intereson se çfarë ligji përgatit apo aprovon, në rastin tonë EURALIUS. Kjo ka sjellë dhe lëmshin e drejtësisë shqiptare, domethënë ka bërë që ligjet dhe kodet të kenë pasur fatin e ndryshimeve të shpeshta. E thënë më shqip: gjithmonë janë bërë arnime të imponuara. Kjo arnë po kërkohet të vendoset dhe sot, por duke e shitur si reformë.

Nëse kjo reformë do ishte një reformë shqiptare, atëherë mundemi të themi se reforma ka bazë të fortë dhe se do jetë një reformë jo vetëm në drejtësi, por do përfshijë tërë sistemin tonë tashme të ligjëruar de facto si të korruptuar. “Reformatorët” akoma nuk pohojnë se këtu ka rënë sistemi. Kur bie sistemi, do të thotë se duhen bërë ndryshime radikale. Por, këto ndryshime duhen bërë në baza ligjore, Ç’ka do të thotë se bërja e një reforme duhet mbështetur në ligj. Pra, çdo gjë fillon nga themeli dhe themeli i një shteti është Kushtetuta e cila ka vetëm miratimin e saj nga sovrani.

 

Kushtetuta

Gjatë 24 viteve kemi pasur: Një paketë kushtetuese (viti 1991), Kushtetuta 1994-ës e rrëzuar me referendum, Kushtetuta e 1998-s e cila, kishte kundërshti deri në bojkot të referendumit. Kjo Kushtetutë u bë në mënyrë sa të imponuar, aq dhe të papërshtatshme për kushtet e Shqipërisë. Serioziteti i saj u duk që kur bërja e saj drejtohej nga dy persona të paaftë në fushën e jurispundencës. Qoftë A.Imami ( aktor) apo S.Godo (ish-oficer i Sigurimit) tregoi hapur se kjo Kushtetutë, nuk mundej të kishte baza të forta qëndrueshmërie.

Në atë kohë, kjo Kushtetutë u kundërshtua nga shumë figura që ishin dhe jashtë politikës. Referendumi për aprovimin e saj u manipulua pastërtisht. Rezultati? Një Kushtetutë jo vetëm e pa qëndrueshme, por dhe aspak reale dhe e përshtatshme për vendin tonë.

Jo rastësisht sot ajo është kthyer në një letër bakalli ku, shumëkush e ndryshon, e arnon, ja heq nenet sipas interesit. Dhe ajo që është dukshëm e padiskutueshme është fakti se Kushtetuta e Shqipërisë nuk garanton dot veten, e jo më rendin kushtetues. Ajo nuk është më një Kushtetutë e sovranit, por e një grushti njerëzish që e ndryshojnë sipas ligjit të xhunglës. Sovrani sot nuk ka asnjë të drejtë mbi Kushtetutën e tij.

Pse themi se Kushtetuta është kthyer në një letër bakalli?! Nëse shohim vendimet e Gjykatës Kushtetuese, tregon qartazi se qoftë Kuvendi apo Qeveritë kanë bërë shkelje të Kushtetutës. Kush u dënua për këto shkelje? Sipas vetë Kushtetutës, kush e shkel atë dënohet. Deri më sot, shkelje kemi parë, por dënime në mënyrë absolute jo.

Nisur nga sa thamë më lart, del qartë se reforma në drejtësi duhet domosdoshmërisht të nisë nga bërja e një Kushtetute shqiptare. Themi shqiptare, pasi ajo duhet të jetë e mbështetur mbi doket, zakonet, tradita, duhet mbështetur dhe nga ligjet kanunore, nga gjuha e pastër shqipe, gjithmonë dukej u mbështetur dhe nga zhvillimet dhe koha e tashme dhe e ardhme. Nëse ajo nuk i reziston të paktën një 50 vjeçari, atëherë ajo është e dështuar që në fillim. Nëse do bëjmë prapë, siç kemi bërë deri më tani, ndryshime kushtetuese nga Kuvendi, themi se reforma do jetë një arnim i çastit, ku ndryshimet janë propagandistike.

Kushtetuta duhet ribërë dhe aprovuar nga sovrani. Ribërja e saj i hap rrugë çdo veprimi tjetër ligjor, duke përfshirë dhe reformën e kaq përfolur të drejtësisë.

 

Drejtësia

Drejtësia është pushtet i pavarur sot, por i mbërthyer keqazi nga qeveritë dhe politikanët. Në saj të kësaj kapjeje, ajo ka arritur që të zhvillojë dhe korrupsionin. Gjyqësori është sot, pushteti më i pa kontrollueshëm, më i pa ndëshkueshëm. Gjyqtarët shkelin ligjin pa ju hyrë gjemb në këmbë. Ata janë të lidhur si me qeveritarët, aq dhe me politikën. Sot mundemi të themi se kemi një gjyqësor tejet të politizuar.

Por, në këto nivele është edhe prokuroria. Në të shumtën e rasteve ka një bashkëpunim ndërmjet tyre sa e bën të frikshme zhvillimin e drejtësisë. Por, situata tregon se jemi në kushtet ku, jo vetëm këto dy organe, por dhe shumë të tjera janë në këto kushte. Nëse do i shohim me vëmendje, të gjitha organet shtetërore si dhe administrata e saj, janë në nivele ku korrupsioni është prezent.

Korrupsioni nuk është vetëm para. Ai është dhe paaftësi profesionale. Një specialist i mirëfilltë e ka të zorshme të korruptohet. Mirëpo administrata jonë është politike. Nënpunësit e saj janë domosdoshmërisht anëtar të partisë në pushtet. Nëse dikush mendon se ata janë të pavarur dhe se i mbron ligji, gabohet. Po të ishte kështu nuk do të kishim kaq gjyqe për pushime nga puna dhe nuk do paguanim dy apo tre rroga për një vend pune.

Pra, dukshëm bie në sy se gjërat janë të lidhura. Reforma nuk mundet të bëhet vetëm me arnimet në drejtësi, prokurori, etj. Ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse. E përsëris që ajo duhet të fillojë nga themeli, domethënë nga Kushtetuta.

 

Kush e bën reformën?

Nëse flasim për reformë, duhet të flasim edhe për njerëzit që e bëjnë atë. Në asnjë rast nuk është parë një debat konstruktiv në media. Nuk është hapur asnjë i tillë. Askush nuk di se kush janë personat që merren me reformën. Asnjë nga ata nuk ka hedhur një ide për këtë reformë. Edhe kur dalin në studio televizive, më shumë bëjnë monolog me veten e tyre se sa për reformën. E keqja qëndron se askush deri më sot nuk deklaron se ky sistem ka rënë. Nëse sistemi është në rregull, përse duhet kjo reformë. Kësaj pyetje nuk i përgjigjet askush, e aq më tepër ata që thonë se po bëjmë reformë.

Nëse reforma do ishte reale, do kishim debat dhe hapësirën për të thënë të vetën gjithkush që ka një alternativë. Kjo reformë domosdoshmërisht kërkon të hidhet në treg e të analizohet para se të kalojë për miratim në Kuvend. Nëse veprohet siç po veprohet deri më tani, atëherë ne do kemi vetëm një reformë arnuese, e cila do t’i shërbejë sërish vetëm klasës politike.

Fatmir Merkoçi July 21, 2015 14:56
Komento

7 Komente

  1. TJ July 21, 15:12

    Ka njerez qe i tremb fjala reforme! Ne gjendjen qe eshte sot drejtesia shqiptare c’do lloj redorme ehste e mirepritur.Kemi 25 vjet qe eshte nderuar mafia polici-prokurori-gjykata ne te tria shkallet! Pra mafia ka zene politikanet Berishen dhe Nishani eshte shndruan ne skllav! Shkateroni berishistet dhe njerez te lidhur me krimin! ! Le te jete ky hapi i pare!

    Reply to this comment
    • Bureto July 21, 21:42

      Nuk besoj se behet fjala per te trembur, po per nje shqetesim real sesi behen gjerat e rendesishme ne Shqiperi. Dhe ajo qe eshte me themelorja eshte Kushtetuta. Tani problemi mbetet ne nje rreth vicioz. Ta ribejme. Ide e mire , e kam kerkuar disa here ne komente te ndryshme , sidomos kur ka patur shkrime per drejtesine. Por dilema ime mbetet se kush do ta hartoje ate dhe ne fund kush do ta miratoje. Ja e hartuan speciliste te mirefillte, por filtri do te jete politika dhe ata nuk mund te lejojne nje kushtetute qe do t’ju behet engese e per me keq “t’i marre ne qafe”. Autori shkruan me siper me te drejte se “baballaret” e kushtetutes ne fuqi ishin dy profane ne fushen e drejtesise (kujtoni per krahasim dhe ironi njekohesisht baballaret e kushtetutes amerikane qe ka mbi 300 vjet ne fuqi). Por autori nuk besoj se se a kuptuar qe ata ishin ne krye te kesaj pune si gardiane te politikes. Ajo i “emeroi” dhe ata e bene mire detyren. Edhe atehere na sa e kam ndjekur, kishte jo pak specialiste te zot qe u moren me hartimin e dispozitave te saj, nje me kujtohet z. Traja, por nuk dime se cfare propozuan ata dhe cfare kaloi perfundimisht dhe ajonqe kaloi ishte kushtetuta qe kemi dhe qe me te drejte autori e hedh poshte. Por edhe sikur te ishte e mire, mbas 17 vjetesh shume gjera kane ndryshuar ne Shqiperi, per mire dhe per keq. Po ndalem tek kjo e fundit. Eshte problemi i koorrupsionit endemik deri ne kupolen e shtetit (korrupsion ekonomik dhe politik). Deri me sot per ta luftuar ate vec arsyeve te tjera, te cilat jane te shumta, ajo me kryesorja eshte drejtesia. Dhe venien e sj ne binare te vertete , te sigurte dhe afatgjate sot nuk e garanton kjo kushtetute, prrkundrazi eshte bere pengese. Kushtetuta aktuale ka shume uje brenda, shume nene te saj, nuk i duhen vendit (parime te pergjithshme pa impakt ne shoqeri), kur te tjera me te rendesishme ose jane ambigue, ose jane vetiu frenuese, ne raport me kohen. Po po vime tek politika dhe tek paralelizmi Godo-imami dhe sot per reformen ne drejtesi (thuhet qe do perfshije dhe kushtetuten. Te shpresojme jo arna) do kemi ciftin (po permend vetem dy, se jsne dhjete, skiftere te politikes, qe ka shkaktuar kete gjendje) Braho-Ristani. Pare ne kendveshtrimin e seriozitetit dhe besueshmerise ata te paret kishin me shume avantazhe. Te pakten deri atehere nuk njiheshin si te korruptuar, ose jo sa keta te sotmit (me lart korrupsionin e quajta si te tille dhe kur eshte moral: me jep te te jap, te sherbej me shperble etj. te ketij formati. Keta te dy, por edhe shumica e komisionit nuk kane besueshmeri publike, pra dhe produkti do te jete i tille. Kush do t’i terheqe fijet. Epo kjo dihet, kasta e vjeter (berisha, se Bashen s’e llogaris) perfshire ketu dhe Ramen. A nuk ishin keta te dy qe edhe ate pak garanci qe jepej nga kushtetuta deri ne vitin 2008, per sistemin e drejtesise, e minuan me amendmentet qe bene brenda nates dhe kopeja e deputeteve ngriten gjishtin ne seance pa bere gek-mek. Pse do te jete ndryshe kesaj here? Kush do jete garanti Nishani? Komosioni i Venecias? Po ky i fundit ka aprovuar gjithmone c’ kemi dashur ne (politika). Atehere sa besim duhet te emi tek kjo reforme. Megjitheate, thjesht po komentojme. Sic thote artikullshkruesi, opinioni publik nuk di asgje, se c’behet, te pakten ne drejtimet kryesore.. Cilat do te jene shtyllat e reformes, qe do ra bejne te besueshme kthesen ne sistmin e drejtesise. Kjo eshte nje pritshmeri mese legjitime.

      Reply to this comment
  2. SH.KOLONJA July 21, 15:49

    FAT MIR,PAÇ FAT TE MIRE!
    I nderuari opinionist,jam plotesisht dakort me ato qe thua qe si konkluzion per ata qe lexojne e kuptojne shqip do te thote:KJO REFORME AS MUND TE IMAGJINOHET PA LE TE BEHET.Me interesante eshte ana komike qe te ben per te qeshur qe ajo:’Do behet ne vjeshte’,mungon muji se stina ka tremuaj si dhe data dita dhe ora!
    Ne jemi bere gazi i Botes me regji te ‘Botes’!
    P.S-Ne shenje respekti per sa thua dhe per te perditeshmen qe shkruan kam kete mendim:
    NE KETE VEND E ME KETE POLITIKE PAS 25 VJETESH NUK MUND TE BEHET ASNJE REFORME -PA BERE REFORMEN RADIKALE TE ATIJ PUSHTETI QE BEN REFORMAT PARLAMENTIN E POPULLIT QE NUK PERFAQESON POPULLIN!!!Respekt!

    Reply to this comment
  3. Lleshi July 21, 17:18

    Tani mua do te me falni per nje histori pak banale , por jam i detyruar ta tregoj se eshte vertete si dy pika uji me kete punen tone te “reformes se drejtesise” !

    Ishte nje here nje familje e piset qe aty ku hante kryente dhe nevojat personale ! Gjithkush qe iu bente vizite , sapo i hapnin deren terhiqej pas , i pershendeste me buzeqeshje dhe largohej nga syte kembet se e mbyste era ! Keshtu nje dite kryetari i familjes , pasi kuptoi se shkaku ishin pislleku i jashteqitjeve qe kishte mbuluar shtepine , dha urdher qe topave te jashteqitjeve t’iu ndryshohej forma ! Keshtu miqte nuk do te shikonin dhe kuptonin gjendjen ! Pasi iu futen aksionit , dolen neper mehalle duke bere zhurme se tani shtepia e tyre ishte e vizitueshme dhe banueshme se kishin bere reforme !

    Reply to this comment
  4. salah July 21, 18:37

    Artikull shumë i mirë: Fatmir Xhafaj është një ekspert, por vëllai i tij Agron Xhafaj një mafiozët. Ekspertët tjerë në Komisionin shqiptare janë kriminelë të trashë: Eduard Halimi, Ourel Bykylbashi, Spartak Braho: “OLAF-it” i vendosur kundër gjermanëve, për mashtrim. EURALIUS kuzhinier: Rainer Deville nuk ka ekspertizë, ai është gjykatësi. Këto janë organizata të korruptuar politike nga Shtetet e Bashkuara: OPDAT, këtu në këtë moment me Gjyqtari Rainer Deville, nga fondacioni IRZ gjermane, e cila ka të gjitha është bërë me një rrëmujë e paaftësisë. Ukraine, Kroacia, Kosova, Bullgaria, Serbia, etj ..
    Artikull shumë i mirë. Arsyeja është kryesisht gjermanët Maloks se si puna Camorra dhe vjedhin një shumë të holla për konferenca dhe shpenzimet.Bërë pasi strukturës 1991. Drejtësi dhe kanë vjedhur miliona.

    22 Nov 14
    EU’s Albania Delegation Probed Over Justice Tender

    The EU’s anti-fraud office, OLAF, is investigating claims that the EU Delegation in Albania offered a major tender to a German company for corrupt reasons, BIRN can reveal.
    Besar Likmeta
    BIRN
    Tirana

    http://www.balkaninsight.com/en/article/eu-s-albania-delegation-probed-over-justice-tender

    Reply to this comment
  5. Dorjan Hitaj July 22, 13:19

    Nuk kisha dëshirë të shkoja në asnjë zyrë. Isha lodhur duke ndenjur në kolltuk para shokut Zylo. Veç kësaj, më pihej një kafe. Kështu që pas tij dola edhe unë. Hyra në kafe “Tirana” dhe u ula në një tavolinë përballë dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova të qeshja me vete: “Për mua shoku Zylo është fenomenal. Me shumë njerëz kam punuar. Shumë njerëzve ua di psikologjinë, karakterin, tekat. Por njerëzit që kam njohur nuk mund të krahasohen me shokun Zylo. Si do të më shkojë puna me të, vallë? Më duket se ky do t’i shkruajë vetë referatet dhe raportet.
    Unë vetëm do t’i mbledh të dhëna. Të paktën kështu do ta kem më lehtë…” – mendova i ulur në tavolinë. Pastaj, aty për aty, më ndriti një mendim: “Sikur të shkruaj çdo ditë në një fletore pjesë nga bisedat me shokun Zylo, pjesë nga fjalimet e tij në telefon pjesë nga kuvendimet e tij me njerëzit, kjo do të jetë diçka e rrallë. Po, unë do të merrem përsëri me letërsi! Ta shohë Zenepja se cilat do të jenë, tregimet më të forta, ato që shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerë e me hoxhallarë, apo ato që do të shkruaj unë… “Prapë qesha, por këtë radhë me zë. Por papritur, pas kësaj qeshjeje, më pushtoi një trishtim i pakuptuar. Në ndërgjegjen time të dytë vinte jehona e raporteve. Kjo jehonë gjithnjë kështu më ndiqte. Edhe kur më shfaqej ndonjë gëzim i turbullt, jehona e raporteve goditëse në muret e ndërgjegjes sime dhe ma shuante këtë gëzim të pandezur. Edhe te shoku Zylo, – mendova me vete, – nuk do të shpëtoj nga raportet. Unë i duhem shokut Zylo, prandaj kërkoi të më mbajë pranë. Ta zemë se për një kohë ai do të më lërë të qetë. Pastaj? – pyeta veten. – Në mos më ngacmoftë shoku Zylo, do të më ngacmojë shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkë, do t’i mbajë të gjitha letrat e nxira të futura në dosje të bardha!”

    Kjo ishte nje pjese nga romani i D.Agollit Dhe kjo qe po i ndothe ketij mikut time me solli ne mendje kete fragment te Romanit. I cili ka sote te beje me njerz qe te injorojne dhe qe ne rastin me te pare…, tek lidhja me e pare e interesit te dashurojne marezishte.Ne fakte jane te joshure nga portofoli jote dhe asgje tjeter ….,pozicioni shoqerore qe ne disa raste ka shume pake rendesi duke mare parasyshe qe kompromisi dhe korupsionin e ndane nje vije e holle ,gati e paduksheme. Ne disa raste te fitoshe name per te te dyten eshte nje vlere e padiskutueshme per te bere kariere.
    Pore perseri kthehem ..,ne rruge tek punonjesit e gjykatave me pluhrin dhe palmat e medha te cilat po i kalbe nje inskte i cili me shume gjasa do ti gllaberoje deri ne te fundit prej tyre nje krime mjedisore per te cilin e ka fajen KRIMBI dhe jo…!?…,Sepse jetojme ne kohen ne te cilen tenderi eshte nje fjale e rendesishme qe duhet te mari forme nese zyrtari i radhes do te mbijeteoje ne xhunglen e karieristeve.Pa firmosure nje tender nuk mundet te rezistoshe nen magjine e pushtetit.Pore ne gjykata nuk bejne tendera por japin vendime.
    Po…,po nje dite si gjithe te tjerat, tortuari torturues me kariket e lokaleve ..,rruga ……,jane aty ku kane qene..,hallexhiu i radhes po aty duke shitur fara luledielli dhe natyrishte shfryne rendeshem me pencionistin e radhes per politike..te bertiturat e tyre gjemojne aq shume ne rrugen e pluhrosure dhe baltosure,( meqense sapo kalone nje makine qe hedhe nje reke uji per ta pastruar), …,gjemojne aq sa une bindem pohtesishte qe sote hallexhiu nuk do te shesi as nje koker fare…
    Ironia te del natyrshem…,( palmat kalben,pluhri te mbyte por politika eshte me e rendesishme ne qytetin time) .
    Ndodhem para gjykates per tu perballure me nje kallezim penale qe rendone mbi nje miku time.Te cilit i ndodhin gjera paradaksale shpeshe here si p.sh Nje here kerkoi nje vende per shofere ne shete per kontributin qe kishte dhen ne parti, tek nje pergjegjes politike ne nje grupeseksion ne lagje, dhe.., e dini ci thane (konkursi do te vendosi),-ai u pergjigje -,(po me cilin do konkuroje me Shumakerin…?!Natyrishte kjo ndodhi pasi zgjedhjet kishin mbarauar
    Po kjo eshte nje histori tjeter..

    -Drejtime te motorit pa patente.Kjo eshte akuza me te cilen do te perballet .
    Qe ne thelbe do te thote qe nuk je i afte te ngasesh nje mjete tip motore….?!Bazuar ne nenei 291.
    Tingellon e qarte per veshet tuaj .
    Do keni lexuar shume nga keto akuza ne faqe te pare te mediave .
    Por lexoni ne reshta .
    Drejtim motorit pa patente…? !
    Po si mundet te ngasesh nje motore po nuk e dite ta drejtoshe ate…..?!
    Ne rastin me te mire mundet te ecesh 5 metra dhe gremisesh.Jo me shume .
    Thelbi i ligjit dhe i ligjeve ne pergjithesi eshte qe te respektohen.
    Dhe kure te akuzojne (prokuroria ),ne kete raste duhet te provoje qe je burime aksidenti kur drejtone nje mjete Motor ne kete rast .
    Pore ne ligjin 291 te procedures penale e then me fjale te thjeshta…, barazohet liria e nje njeriu, me ate te nje makine apo motori ne kete raste…,dhe nosensi i kesaje qe..,akuzohesh per paaftesi te drejtimi .Edhe pse ne momentin e ndalimit personi po e drejtonte motorin per mbrekulli…..
    Por ligji eshte ligje.
    DHE PO THA LIGJI QE TI NUK DI TE DREJTOSHE MOTORIN EDHE PSE TE KAP DUKE E DREJTUAR ATE DI NUK DI TA DREJTOSHE ATE…. …
    Fatkeqesia e mikut time eshte qe nuk prokurone tendera sepse me shume gjasa as do te ishte ne deren e gjykates sote….
    Me njohurite e mia modeste juridike ky ligje ka nevoje ndoshta per ndonje modifikime….,Sepse ne rastin me te mire kompromisi dhe korupsioni do te behen miqe akoma me te mgushte ne sistemin gjyqesore…per qytetaret.

    Ps:Sa per vendin per shofere konkursi eshte shtyre per nje kohe te pa percaktuar

    Pune te mbare Dorjan Hitaj

    Reply to this comment
  6. pensionisti July 23, 22:38

    LETE SHPRESOJME SE DICKA DO TE NDRYSHOJE , POR JO E GJITHA DREJTESIA E QELBUR E POLITIKES SHQIPTARE . MUA, PER NJE CESHTJE CIVILE ME KANE RJEPUR LEKUREN , TANI NUK KAM ME PARA DHE PER TE MARRE VENDIMIN E ZGJATIN ,E ZGJATIN ….. ZGJATIN …. GJYQIN VETEM PER TE ME RJEPUR SA ME SHUME. JA KAM LENE ZOTIT NE DORE , SE MBASI BEN AI DREJTESI , T’JU MARRE JETEN KETYRE SHUSHUNJAVE QE KANE FYTYRE PARAJE E SHPIRTIN TE ZI KATRAN.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*