Aroma e tij…

May 7, 2019 13:54

Aroma e tij…

Rrobat e partnerit janë të vetmet që na vijnë në ndihmë kur duam rehati.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Britanik i Columbias, aroma e partnerit në rrobat që ne veshim redukton stresin, ankthin dhe ndjenjën e vetmisë.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit morën 96 gra dhe secilën prej tyre e vunë të nuhaste aromën e një njeriu të panjohur, një të njohuri dhe të partnerit respektiv. Pas secilës prej nuhatjeve studiuesit matën nivelin e stresit te secila grua dhe për pjesën më të madhe rezultoi që pas nuhatjes së bluzës së partnerit niveli i stresit të ishte reduktuar në nivele të larta. Ndërsa tek gratë e tjera, nuhajtja e aromës së një personi të huaj kishte efekt të kundërt, nxiste nivele të larta të stresit dhe kortizolit.

Kështu pra, nëse herën tjetër ai do të ankohet kur të shohë se ke veshur bluzën e tij të preferuar, tregoji se shkenca të jep të drejtë ta bësh!

e.t./dita

May 7, 2019 13:54
Komento

1 Koment

  1. pirua May 7, 20:03

    Ndaj u pelqen grave te shkojne me burra te tjere?! Ama çfare shkence!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*