Luftë me Turqinë? Ja si përgjigjet Kotzias

April 9, 2018 11:13

Luftë me Turqinë? Ja si përgjigjet Kotzias

I pyetur nëse po afron një luftë midis Greqisë e Turqisë në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është përgjigjur se nuk e beson diçka të tillë. “Jo, nuk e besoj këtë dhe shpresoj se edhe Turqia nuk beson se mund ta bëjë këtë luftë. Nuk mendoj se Recep Tayyip Erdogan mund të ëndërrojë ndryshimin e kufijve europianë”.

“Nuk ka alternativë tjetër veç paqes dhe bashkëjetesës paqësore”, ka theksuar kryediplomati grek. “Por kjo nuk do të thotë që ne nuk marrim parasysh sjelljen e çdonjërit prej fqinjëve tanë dhe sesi ata përballojnë problemet e fqinjësisë, të cilat duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike, paqësore, në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ministri i Jashtëm grek.

“I them gjithnjë Erdoganit kur e takoj se Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit dhe ai pret e shikon nëse sillesh në mënyrë të drejtë, morale dhe racionale. Nuk mund të ndryshosh gjitonin”, thotë Kotzias në një pjesë tjetër të intervistës.

“Presidenti turk është një udhëheqës në Turqi dhe jo një personalitet i rastësishëm. Greqia nuk është një fqinj i keq, por Erdogani ka tendenca arrogance”, thekson Kotzias, që vlerëson se Ankaraja, si mënyrë të të bërit politikë pëlqen krijimin e tensioneve, ndërsa Athina ka si kulturë të saj racionalizmin.

“Synimi i tyre është të na detyrojnë të ulemi në një tryezë me kushtet e tyre, por kjo nuk ka për të ndodhur dhe këtë duhet ta kuptojnë”, shprehet ai.

Në kundërshtim me ministrin e Mbrojtjes, Kammenos, Kotzias nuk e quan Turqinë vend armik, por thekson se, ajo ka me Greqinë probleme gjeostrategjike dhe pretendime gjeopolitike.

Në pyetjen nëse Greqia mund të durojë një garë armatimi, Kotzias përgjigjet se ushtria greke ka 6 nëndetëse gjermane, që janë një armë e tmerrshme në det, dhe se, vërtet Turqia porosit aeroplanmbajtëse, por edhe Greqia ka 2.000 ishuj dhe pavarësisht se nuk ka shumë parà, ka avantazhin e një mbrojtjeje të mirë.

o.j/dita

April 9, 2018 11:13
Komento

5 Komente

  1. Doni April 9, 14:06

    Ky nuk eshte mire fare.Me trimi grekeve nese i thua nisu per lufte kunder Turqeve dezerton direkte.Sot per sot e pranon dhe Amerika bashke me Rusine qe skan shance kunder Turqise sepse jane shume patriot dhe shume kompakt kur vjen fjala per atdheun.

    Reply to this comment
  2. opinion. April 9, 17:30

    Greqia dhe Turqia armiq pushtues shekullor te Shqiptarve dhe marrveshjet e tyre sekrete ne lozanne zvicer dhe me jugosllavo serbin per debimin e shqiptarve nga nishi e deri ne selanik qameri.
    pra barnaria turke 523 vjet ne shqiptar,por sot nese ndezet lufte mes grekut e turkut,greqia ka ndihmen e frances,rusis espanies,evropes dhe usa se te gjithe e urrejne Brutalish turqin.
    ka jo pak shkrime te pprtale te e evropes qe ta largojn edhe ne nato.
    lexoni shkrimin.
    turquie jamais en union europen.

    Reply to this comment
  3. Cun i lagjes April 9, 20:50

    Lufta eshte pun m.se na duhet prap me nimu grekun!

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana April 10, 00:36

    Kultura e Athines eshte grindja me te gjithe, sherrxhinj e shoviniste me mendesi mesjetare. Per shqiptaret ju jini me keq se turqit, e per fqinjet e tjere, pak ndryshoni nga turku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*