Arratisja e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia që habiti Sulltanin

October 1, 2017 13:27

Arratisja e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia që habiti Sulltanin

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Le Constituionnel”, ka botuar, të premten e 4 majit 1900, në ballinë, një shkrim në lidhje me arratisjen e Ismail Qemalit dhe tre djemve të tij nga Turqia.

Atdhetari shqiptar, i emëruar nga sulltani në postin e Valit në Tripoli, kishte planifikuar të udhëtonte drejt këtij destinacioni nëpërmjet anijes “Fuad”, por gjithçka ka ndodhur ndryshe.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë mbi planin e arratisjes së patriotit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Arratisja e Ismail Qemal Beut vazhdon të jetë objekt i të gjitha komenteve

Ndryshe nga ajo që u tha më parë, Ismail Qemali, pasi u largua nga “Yildiz Kiosk”, nuk hyri në bordin e “Fuadit”, i cili do ta çonte atë në Tripoli, nga ku do të nisej natën.

Ismail Qemali, duke dalë nga “Yildiz Kiosk”, hyri fare thjeshtë në luftanijen angleze “Salamander”, me tre djemtë e tij, dhe kërkoi strehim që iu akordua menjëherë.

Ambasada angleze informoi Portën e Lartë për atë që kishte ndodhur dhe e paralajmëroi se Ismail Qemali dëshironte të strehohej jashtë vendit për të jetuar tashmë atje.

Sulltani ishte shumë i habitur dhe u përgjigj se Ismail Qemali, sipas dëshirës së tij, mund të shkonte, ose në postin e tij në Tripoli, ose të largohej jashtë vendit.

Ismail Qemali dhe tre djemtë e tij u larguan sot nga “Salamanderi” për t’u nisur me një avullore (anije me avull) të Kompanisë “Rubattini”, e cila do t’i çojë ata në Marsejë.

Ismail Qemali ka reputacionin e një njeriu të drejtë dhe të kthjellët: vendimi që ai ka marrë, për të braktisur vendin e tij, tregon qartësisht se ai e konsideron të pamundur jetesën e çdo individi inteligjent në Turqi.

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

October 1, 2017 13:27
Komento

4 Komente

  1. Arben October 1, 19:03

    O TE LODHUR, TE NJOHESH SHQIPETARET

    DUHET TE HULUMTOSH NE ARKIVAT OSMANE,

    NUK LATE HALE PA TRAZUAR PER TE NXJERRE

    INFO PA VLERE E QE NUK THONE ASGJE.

    SHKONI MORE P…..DHUNI.

    Reply to this comment
  2. XXXL October 2, 02:53

    Ne kete shkrim njeri zemer mire dhe i drejte na del sulltani, ndersa Ismail Qemal Beu me tre djemte jane bukeshkeles dhe tradhetare.

    Reply to this comment
  3. Zahide October 3, 21:12

    Arben turku ti je antishqiptar

    Reply to this comment
  4. enverdjali October 4, 12:44

    Ju qe flisni me superlativa per Sulltanin s’keni provuar tek njerezit tuaj prerje kokash prandaj ju duket i mire. Po si gjithmone ju karakterizon driteshkurtesia kur flitet per ata qe i keni baballare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*