Arratisja e Stresit, arrestohen 3 punonjës policie për shpërdorim detyre

February 1, 2015 12:11

Arratisja e Stresit, arrestohen 3 punonjës policie për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka kryer arrestimin në flagrancë të tre punonjësve të policisë:

– Saimir Cinga, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Ndihmës Specialist për Linjat Interurbane në Njësinë e Qarkullimit Rrugor Tiranë

– Bashkim Dybeli, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trupë shërbimi në Komisariatin Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

– Mark Gjonpalaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë

Këta punonjës policie me veprimet dhe mos veprimet e tyre, në mospërputhje me detyrën, kanë sjellë si pasojë largimin e personit të kapur në flagrancë Arkimed Lushaj, nga ambientet e Policisë Gjyqësore Rrugore në rrugën “Mine Peza”.

Shtetasi Arkimed Lishaj është shpallur në kërkim policor.

Materialet në ngarkim të tre punonjësve të policisë i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Tiranë.

February 1, 2015 12:11
Komento

6 Komente

  1. Goni me February 1, 14:17

    Ndjej keqardhje se po kuptoj qe edhe policia nuk eshte pastruar si duhet nga plehrat e PD-se,si pasoje e frikes nga reagimi i kesaj te fundit se gjoja po hiqen te aftit etj.brockulla si keto.Sajmir mprehe edhe nje here shpaten e kush ka punuar nen PD dije se vetem keshtu do te sillet,se kjo ishte motua per te qendruar ne pune!Populli pret me shume nga ju qe ju ka votuar e ju paguan nga taksat e veta1

    Reply to this comment
    • adri February 1, 18:47

      Polici koti. Dhe ne presim qe Saimir tahiri te beje shtet. Nuk e ka pastruar akoma policine nga militantet e berishes. Prandaj nuk don tja dije berisha se i ka njerezit e tij kudo ne shtet, ne Polici, ne Gjykata, ne prokurori e ne Presidence, dhe saimir tahiri e edi rama qe moren voten e popullit vetm rrine ne zyrat e shtetit kot dhe kane “Celesat e Kashtes” ne dore.
      Ky stresi duhej te ishte arrestuar me kohe. Fotot e tij tregojne se cfare personi me rrezikshmeri te larte shoqerore eshte. Policet qe e kane lene te arratiset police koti te paafte.

      Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. February 1, 15:00

    Po,ky stres leshi dihet se ka lek nga hashashi dhe heroina ky eshte nji nder boset e droges se lazaratit,dhe ju ka dhene ca euro policve dhe kta e kan lirue.Po,mue m’cudit fakti sesi kete kriminel nuk e kan arestue per drog por per se qenka mpir me alkohol kjo eshte e cuditshme tek shteti dhe pushteti rrumpall i shqiptarve!!!

    Reply to this comment
  3. Billy February 1, 15:29

    Kjo eshte loje Saimir Tahirit per te hequr nga policia ata police qe votojne PD. Te nente ata qe u pezulluan sot votojne PD-ne.

    Reply to this comment
  4. skifteri February 1, 17:17

    *** e liruan…..!.. vete fuksat pas shperblimit qe ju dha Stresi !!!…???,policia do disipline,sakrifice,ndergjegje,vetmohim,besim te shoku ,per nje kauze,qellim te madhe ne sherbim te policise te popullit,jo te krimit!!!/siç ishte ishte tradhtia ne polici nga prapa krahve,ne Kohen e kupoles çiftelise se korrupsionit qe mbolli S.Berisha.!!!…

    Reply to this comment
  5. skifteri February 1, 18:00

    *** REPLIK -Billit !!!.. ku e dinte S.Tahiri se Stresi P.D-se do ndalohej dhe arratisej nga komisarjati, dhe na qenkan 9 police qe votojne- P.D-ne e Stresit dhe pikrisht kete person qe vjen nga gjiri I P.D-se ,e perdor si ” agjent” per te ndeshkuar “policet votues te P.S-se” urrejtje patologjike ndaj S.Tahirit,pa vertetesi,injorance,je koke boshe-kuk…! mjeri PD-ja me ju…[email protected]@@@@

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim