Arratisje spektakolare në Kolumbi, të burgosurit bëjnë “tapë” gardianin

April 2, 2018 21:09

Arratisje spektakolare në Kolumbi, të burgosurit bëjnë “tapë” gardianin

Dy të burgosur ia mbathën nga një burg në kryeqytetin kolumbian, Bogotà, pasi dehën gardianin.

Ngjarja bëri mjaft bujë në Kolumbi, pasi u mor vesh se të burgosurit i thanë rojës tashmë të dehur se do të shkonin të blinin më shumë pije alkoolike, e ai me kënaqësi i hapi derën e burgut.

Sigurisht që dy të burgosurit nuk u kthyen më dhe policia ka nisur kërkimet për ta.

Dy të arratisurit u identifikuan si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, po ashtu ish-rebel dhe në pritje të gjyqit për vjedhje.

Autoritetet kolumbiane thanë se, pas mungesës në apel të të dy të burgosurve nisën hetimet dhe zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte asnjë shenjë thyerjeje, diçka që tregon se kishin një bashkëpunëtor në burg.

Gardiani që mbante era alkool dukej një i dyshuar perfekt, sidomos pasi refuzoi testin për të verifikuar sa kishte pirë. Më pas, roja pranoi fajin, por kjo sidoqoftë nuk ndihmoi në kapjen e dy të arratisurve, që të paktën duhen vlerësuar për planin origjinal.

o.j/dita

April 2, 2018 21:09
Komento

1 Koment

  1. Haxhi Qamili me zyre ne SHQUP. April 3, 03:51

    Dhe kete ngjarje na e servirni per te vertete?
    Dehja me alkool eshte “loja”, plani ka ecur duke e bere rojen “tape”…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim