Arrest me burg për 17-vjeçarin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Durrës

March 5, 2018 09:49

Arrest me burg për 17-vjeçarin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Durrës

Gjykata ka vendosur ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për Devi Lala 17 vjeç i cili akuzohet për vrasjen e 16-vjeçarit Angelis Gjokazaj. Ngjarja ka ndodhur me datë 2 mars, në lagjen numër 15, Durrës ku të rinjtë janë konfliktuar, ndërsa me pas Lala e ka qëlluar disa herë Gjokazajn me thikë gjë që ka bërë që Angelis të ndërronte jetë në spital.

Masa e sigurimit në ngarkim të Devi Lala është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se i arrestuari është i mitur.

Devi Lala ka është shprehur se veprimin e ka kryer nga frika, pasi kanë tentuar ta sulmojnë, por megjithatë shpreh pendesë për aktin e tij.

“Më sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular. Ata ishin dy dhe unë nxora thikën nga frika, për t’u mbrojtur. E kam qëlluar nga frika”, është shprehur 17-vjeçari.”

Megjithatë, ndjej shumë pendesë për veprimin tim, mund edhe ta kisha shmangur”, ka thënë i riu.

l.h/ dita

March 5, 2018 09:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*