“Arrest shtëpie” drejtoreshës dhe infermieres së Qendrës ku abortuan tre vajzat me probleme mendore

June 4, 2016 10:46

“Arrest shtëpie” drejtoreshës dhe infermieres së Qendrës ku abortuan tre vajzat me probleme mendore

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy drejtueset e Qendrës së Zhvillimit në këtë qytet. Drejtoresha e Qendrës, Juliana Cepi, dhe infermierja Aida Ymeraj, akuzohen për shëprdorim detyre.

Disa ditë më parë, Prokuroria zbuloi se 3 vajza në moshë madhore, me probleme mendore paciente në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër kanë mbetur shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko­ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike. Pas hetimit dy­javor të Prokurorisë në Shkodër, u ndaluan shtetaset Cepi dhe Ymeraj. Ndërkohë, po vijohet hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatzëninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre.

June 4, 2016 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*