9 u arrestuan, 8 në kërkim. Disa “u arratisën” jashtë pas tërmetit

December 14, 2019 12:33

9 u arrestuan, 8 në kërkim. Disa “u arratisën” jashtë pas tërmetit

Policia e Shtetit ka lëshuar 17 urdhër arreste pas tërmetit tragjik. Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit Lorenc Shehu së bashku me drejtuesen e prokurorisë së Durrësit Anita Jella dhe Lufti Minxhozin nga Policia e Shtetit kanë zyrtarizuar emrat e nëntë ndërtuesve, zyrtarëve dhe inxhinierëve që janë arrestuar deri tani, ndërsa 8 vijojnë që të jenë ende në kërkim. Drejtori i Policisë tha se disa prej personave që janë në kërkim, janë larguar jashtë vendit.

Deklarata e policisë
Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi. Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë e Lezhë. Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie. Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.
• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.

Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.
5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.
9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias në transmetimin dhe nxjerrjen para kohe dhe të pakonfirmuara të lajmeve për urdhër-arreste apo arrestime, pasi këto lajme dëmtojnë hetimin dhe për rrjedhojë përbëjnë vepër penale.

Në kuadër të transperencës me median dhe publikun, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar të konfirmuar edhe nga prokuroritë respektive kur lajmi ka të bëjë me vijimësinë apo cënimin e hetimeve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur dhe e përkushtuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të luftuar krimin e organizuar, atë ekonomik e financiar duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.

Falënderojmë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftojmë sërish që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të pananshëm.

December 14, 2019 12:33
Komento

14 Komente

  1. Oso shkodrani December 14, 13:12

    Dy jave per te percaktuar fajtoret, qe ishin ne mes te sheshit?! Sikur termeti te kishte rene ne filifistun! Kjo vonese eshte pak te thuhet negligjence. Dhe vonesa nuk eshte e policise, por e prokurorise, e cila ben sikur ngaterrohet me letrat, duke u dhene kohe bosave te avullojne ne drejtim te paditur. Si gjithnje, rreziku i cironkave.

    Reply to this comment
    • X December 14, 15:34

      Ashtu rutine…..
      Prokuroria po meret me legalizimet …dhe ndertimet pa leje…mire….po per Konstruktoret , ndertuesit e mbi te gjitha marka e betonit e servirur nga Gjushi si i behet ? Po ato qe u demtuan dhe kane pas lejen nga Gjushi rilindjes ? Apo Rama ska bythe te preke Gjushin se ja var koqrt ne dege …dhe prokuroria ska bythe …
      Atehere del tek ajo qe kam vite qe e them….edhe SPAK edhe ky rast ne fund Bedria pastruesja do e haje si gjithmone ne kete katundin tone.
      Meqe ra fjala….po ato ish deputetet dhe deputet do hane gje ..? Apo darken e zakonshme me dashnoren si gjithmone .

      Reply to this comment
  2. mirel December 14, 13:47

    Dhe ketu si te Unaza.. Sportelisti e ka fajin. Budalla popull. As jeta e vet nuk i dhimbset.
    Ju erdhen vrasesit ne dere dhe e rrethuan me lutje e perlotje.
    Kujt i qaheni or te mjere, atij qe syte ju ka nxjere?

    Reply to this comment
  3. Doda December 14, 13:55

    Nuk ka frik njeri nga ju jo , se ka 30 vjet i keni ngren mutin kriminelve te lidhur me politiken , mos beni sikur ju ju kan frik o zhulca , ata jan te lidhur me shefat tuaj , qe ju ju kapin per brekesh ju hedhin ne rrug , prandaj mjaft se naj shpifet me kto filma me debil e mashtrus.

    Reply to this comment
  4. Doda December 14, 13:56

    Nuk ka frik njeri nga ju jo , se ka 30 vjet i keni ngren mutin kriminelve te lidhur me politiken , mos beni sikur ju ju kan frik o zhulca , ata jan te lidhur me shefat tuaj , qe ju ju kapin ju per brekesh ju hedhin ne rrug , prandaj mjaft se naj shpifet me kto filma me debil e mashtrus.

    Reply to this comment
  5. ME EMER December 14, 13:58

    ME SIGURI QE TE SHUMEKERKUARIT KANE KERKUAR “STREHIM POLITIK” TEK “ALEATET”..! ORE BANDE GANGSTERESH QE DREJTONI VENDIN , KUR DO TE THYENI QAFEN ..?!

    Reply to this comment
  6. met bathorja December 14, 14:04

    Po si eshte e mundur te kene abuzuar keta debila pa ditur gje shefi i tyre i madh??? Akoma po keshtu do te veproje prokuroria, si Llalla dikur,kap ca peshq te vegjel e pastaj nderhujne shefat e medhej e i leshojne. Asnjehere nuk ka per tu bere shtet tek ne

    Reply to this comment
  7. Adih December 14, 14:28

    Po vanjgjush Dako dhe drejtori i urbanistikes kokat e Krimit.kane dhene leje ndertimin per 7 kate dhe kane perfunduar me vone ne 12 kate. Kan.e vjedhur trojet shterore dhe nuk kane mbajtur disstancat per kushtet sizmike .kane prishur te gjitha vend strheimet ne trojet shteteror per perfitme ne m2 rnderime…ja Ku i kini me ze e me figure Apo keni frike nga Rama. Dreqi ta mari Kur do zbatoni ligjit.per te gjithe njesoj.prokuroria hapni syte .neser do mbani pergjegjesi

    Reply to this comment
  8. Sul pumi December 14, 16:00

    Adih ….. ……….keni me se te drejte .ata qe kane vjedhur milionat ne Euro nuk meret prokuroria kurse keta qe kane vjedhur therime duhet te denohen .tallje ofendim perfhunim te ligjit. Ju dhjefshim ne koke per drejtesi..prokuroria eshte kapur..like e kembe nga politika

    Reply to this comment
  9. Sul pumi December 14, 16:02

    Adih ….. ……….keni me se te drejte .ata qe kane vjedhur milionat ne Euro nuk meret prokuroria kurse keta qe kane vjedhur therime duhet te denohen .tallje ofendim perfhunim te ligjit. Ju dhjefshim ne koke per drejtesi..prokuroria eshte kapur..koke e kembe nga politika

    Reply to this comment
  10. Lasgushi December 14, 19:13

    Turp,Prokurorja e.Durrësit del e.fut në mes dy batakcinj të policisë.Ajo është e plotfuqishme dhe ti skuderisë këta pseudopolicë të korruptuar.Minxhozi dhe Drejtori ksragjoz kishin gjithë kompetencat që ti arrestimin vite më parë këta kriminelë dhe të mos fshiheshin pas KM që predikon se policia e shtetit nuk fut në burg,por gjykata.POLICIA NGA MINISTRI DERI TEK INSPEKTORI I ZONËS KANË MARË APO JO LËMOSHA NGA KËTA NDËRTUES KRIMINELË VRASËS .I KANË DITUR SHKELJET.Në rast se Prokurorët e Durrësit nuk arrestojnë dhe Minxhozin Drejtorin e policisë e me radhë.E kuptojnë që shpërdorojnë detyrën e shkelin ligjin.Ky është Veting në Polici,jo ai i gjenar Lleshit.Por kush ta bëjë këtë…Fizikanti me brekushe.

    Reply to this comment
  11. Baca December 14, 23:30

    Sa te kete trushplare dhe byth lepirsa Edi Rama do ket sukses ne shfaqjet e tij. Kurse ca te tjer qe jane me te zgjuar na etiketoj si simpatizane te Salehut ngaqe kritikojm Ramutin. Keta kujtoj se shqiptaret jane dele dhe nuk e dijne se kush na qenka ujku ne kete mes.

    Reply to this comment
  12. Krist December 15, 20:51

    Adih,Vangjushin deshen t’a” arrestojne”,po na ishste “Arratisur”ne Turqi.Bile vendin e strehimit,ja tregoi Rama,mbasi u takua me Erdoganin.Keshtu,qe Dako,eshte ne vend te sigurte,bile,thone se atje ku eshte ka siguruar edhe nje vend reserve,per Ramen,Ahmetajn dhe nje tjeter,qe eshte marre me ndertimin e unazave si dhe te Tiranes.

    Reply to this comment
  13. Adih December 15, 21:46

    Baca @….. vetem Bac nuk je ti ,por je nje shejtan budalla . E them kete se me vjen keq per trute e tua qe i ke bosh ,se akoma nuk e ke kuptuar ti o pinjoll i politikes ,se Saliu dhe Rama pjerdhin ne nje poc .Dhe per 51 viktimat e mjere , qe te dy jane bashke fajtore ,qe lane njerezit te vidhnin troje e te ndertonin shume kate mbi kenete ..Ik e mos komento o bythlepires i katovices .Ik mbytu ne shurren tende ,mender te tjereve e te me falin te tjeret per kete fjalor ,qe vetem ti e meriton .O shejtan buuuuuudalla .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim