“Arrestimet në prag të protestës vetëm na i shtojnë motivet”

February 16, 2016 13:56

“Arrestimet në prag të protestës vetëm na i shtojnë motivet”

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të bllokonte edhe punimet e seancës së të premtes së Kuvendit të Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, sqaroi edhe arsyen se pse ka kundërshtuar mbajtjen e seancës solemne për përvjetorin e pavarësisë.

“Propozimi për t’u mbajtur seancë solemne ishte jo serioz, sepse nuk mund të thirret një seancë brenda ditës, e përveç kësaj më shumë dukej një seancë inati meqë opozita tashmë ka të thirrur protestën për nesër. Nuk mund të mbahet një seancë solemne një ditë përpara e ne protestën e kemi thirrur para shumë javësh”, ka thënë Dërguti.

“Nuk është hera e parë që veprohet në këtë mënyrë. Para çdo proteste ringjallen dosjet e vjetra. Jo rastësisht e kanë arrestuar Frashër Krasniqin që ai e kryen gjithë komunikimin me mediat. E shumë zyrtarë po arrestohen ende. Megjithatë kjo nuk do ta zbeh protestën”, shtoi ajo.

Për sa i përket seancës së të premtes, Dërguti tha se do të ishte mirë që Kryesia ta vlerësonte situatën reale në të cilën ndodhemi para se të thërriste seancë.

Kryesia duke iu bindur qeverisë thirri seancë. Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar, do të vazhdojmë me kundërshtime”, vijoi.

Në një deklaratë, Vetëvendosje thekson se të paktën 8 aktivistë të saj janë arrestuar nga policia.

“Arrestimet në prag të protestës vetëm na i shtojnë motivet dhe kërkesat e protestës. Protesta jonë e nesërme do të jetë masive dhe e fuqishme, kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën, kundër Qeverisë që po angazhohet për instalimin e Serbisë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Aktivistët e arrestuar:

Fatmir Kurtaj
Frashër Krasniqi
Glauk Konjufca
Kasim Uka
Kujtim Kosumi
Kushtrim Zeqiri
Pajtim Demaj
Skënder Merturi

February 16, 2016 13:56
Komento

1 Koment

  1. ble-ta February 16, 23:14

    Qeveria tradhetare e Kosoves ka bere ziliqare policine e Serbe. As policija e Miloshevicit nuk ka qene kaq e qelbur dhe fashiste sa kjo e Kosoves se Mustafes dhe Thaç serbtradhetarit.

    Kauzat e drejta jane te veshtira por gjithmone fitojne.Te gjithe ne proteste. Poshte qeveria dhe marveshjet e saj tradhetare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*