Arrestimet në Shkodër, Xhafaj: “Forca e Ligjit” do vazhdojë të godasë fort

February 8, 2018 18:49

Arrestimet në Shkodër, Xhafaj: “Forca e Ligjit” do vazhdojë të godasë fort

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përgëzuar Policinë e Shkodrës për zbardhjen e atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës, i cili mbeti i plagosur.

Në një postim në Twitter, Xhafaj thotë se puna profesionale e uniformave blu bëri të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar të vendosjes së tritolit.

Ministri ka përgëzuar edhe Prokurorinë e Shkodrës për bashkëpunimin me policinë.

“Sërish një superaksion policor në Shkodër. Tjetër goditje e fortë ndaj krimit të organizuar. Në pak javë, pas një pune intensive dhe profesionale u bë e mundur zbulimi dhe ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër.

Forca e Ligjit do vazhdojë të godasë fort! Vlerësimet më të mira për drejtuesit&oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera. Përgëzime për angazhimin profesional Forcave Operacionale dhe RENEA. Falenderim i sinqertë për frymën bashkëpunuese Prokurorisë së këtij qyteti”, thotë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Policia e Shkodrës arrestoi tre autorët e dyshuar të atentatit me tritol ndaj Lulzim Kullës më 13 Janar, Endri Çopja 29 vjeç, Argel Lulaj 31 vjeç dhe Serxho Tata 24 vjeç.

a.s/dita

February 8, 2018 18:49
Komento

5 Komente

  1. Silda February 8, 20:16

    Vallaj vetem ky mund ta mbledhi policin e shtetit dhe hallall ja beft zoti

    Reply to this comment
  2. Kolo February 8, 20:19

    . Zbardhje e autoreve ne kaq pak dite dmth qe policia ka ndryshuar fytyre dhe vallaj kjo gjeja forca e ligjit eshte gjeja me e mire qe eshte bere ndonjehere.

    Reply to this comment
  3. Sula February 8, 20:22

    Keto jane ato rastet ku realisht kupton qe rendi dhe siguria po mbizoterojne ne vend.

    Reply to this comment
  4. Feruti February 8, 20:25

    Po tani ca do thot Lulushka? Apo show?

    Reply to this comment
  5. Malo February 8, 20:27

    Te ishim ne kohen e Flamur Nokes do flinin gjume dosjet ne sirtar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*