Arrestimi i deputetëve/ Balla, Bashës: E votove dhe ti

January 18, 2018 13:51

Arrestimi i deputetëve/ Balla, Bashës: E votove dhe ti

 

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas akuzave për ndryshimin e rregullores për arrestimin e deputetëve.

Balla thotë se ndryshimet reflektojnë ndryshimet Kushtetuese, të cilat i ka votuar edhe PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Kreu i grupit të PS tha se projektvendimi ka për qëllim që të sjellë rregulloren e Kuvendit në të njëjtën linjë me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë ndryshim tjetër.

“Sot do të sqaroj gjithçka, me vjen keq që Basha nuk di të bëjë ndryshimin mes rregullores dhe ligjit. Janë sjellë ndryshimet Kushtetuese të 2013 dhe të 2016, por në Kodin e Procedurës Penale dhe sikurse pjesa më e madhe e dinë edhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ka qenë një kërkesë e hershme në rastet kur Kuvendi është gjetur në situatën, cilën prej akteve të respektonte Kushtetutën apo rregulloren, është respektuar Kushtetuta. Në rastin e shqyrtimit të kërkesës së Tahirit, nëse Këshilli i Mandatave do të ishte referuar rregullores do të kishte qenë një gabim dhe i është referuar Kushtetutës. Përballë kësaj situate është bërë një përmbledhje e të gjithë ndryshimeve Kushtetuese edhe në Kodin e Procedurës me qëllim që Kuvendi të rregulloren me qëllim që detyrimi ynë për ta pasur rregulloren në reflektim të ndryshimeve Kushtetuese të jetë vijuese.

Më vjen keq që personin që ka folur sot, Basha nuk dinka që kemi votuar me 140 vota ndryshimet Kushtetuese të një viti më parë, që janë fjalë për fjalë sikur janë në ndryshimet edhe të 2012, atëherë për kufizimin e imunitetit. Kur ndaj një deputeti kërkohet masë sigurie, kërkesa shoqërohet me një relacion, ku është ndryshimi këtu?” deklaroi Balla.

Balla shtoi se për nevojën e ndryshimeve e ka diskutuar edhe me kryetarin e grupit të PD, Spaho.

Ai u shpreh se edhe dita e enjte që zhvillohen seancat plenare ka mbetur nga tradita, pasi në rregulloren aktuale nuk është shkruar në asnjë pikë.

“Nevojën për një rishikim të rregullores e kam ndarë me kolegun Spaho prej disa muajsh për ta ndryshuar në disa dimensione. Duhet të ketë më shumë kohë që deputetët ti kushtojë zgjedhësve.

Kemi komisione që funksionojnë deri të premten dhe koha për të komunikuar me zgjedhësit është në dizfavorin e rregullores aktuale. Madje në rregullore nuk ka një nen që seanca zhvillohet ditën e enjte, ka mbetur në traditë. Pra ka disa ndryshime që duhet të bëhen. E mirëkuptoj Bashën, është deputet i ri, nuk e njeh rregulloren”.

Partia Socialiste përmes një projektvendimi kërkon që të qartësojë rregullat, kushtet dhe procedurat për arrestimin e deputetëve, duke vënë si kusht paraqitjen e provave bindëse nga ana e prokurorisë.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar një projektvendim në Kuvend, për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e deputetëve apo ministrave, me kërkesë të Prokurorisë.

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër një ditë pas vendimit të Partisë Socialiste për të shtrënguar rregullat mbi arrestimin e deputetëve. Basha akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka propozuar një ligj të posaçëm për të mbrojtur ‘peshqit e mëdhenj’ nga arrestimi.

 

January 18, 2018 13:51
Komento

1 Koment

  1. Populli January 18, 14:43

    O bashkvicer,qe ramovici po ju mbron,kjo nuke don as mend as kalem se u vertetua katercipersht me kerkesen e Reformes ne Drejtesi Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.Por qe po vazhduan me skenaret e peshtire te buces komuniste nje fund te turpshem dhe pa kthim do te kene te marre sebashku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim