Arrestimi i dy ushtarëve grekë, tensione mes Turqisë dhe Greqisë

March 7, 2018 20:25

Arrestimi i dy ushtarëve grekë, tensione mes Turqisë dhe Greqisë

“Çështja e dy ushtarëve grekë i përket drejtësisë turke”, ka deklaruar kryeministri turk Binali Yildirim në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ka kritikuar Greqinë se përse ajo e çoi çështjen e arrestimit të dy ushtarëve grekë, të kapur disa ditë më parë në brendësi të kufirit turk pranë lumit Evro, tek institucionet e BE-së.

“Po, në ditët e fundit, dy ushtarë grekë kanë shkelur kufirin tonë. Procesi ligjor kundër tyre është ende duke vazhduar. Juridiksioni do të bëjë atë që është e nevojshme. Lidhja e kësaj çështjeje me marrëdhëniet me BE-në është diçka shumë e zgjuar. Është bërë rutinë të çojnë çdo çështje që ka të bëjë me Turqinë te BE-ja, duke kërkuar atje mbështetje”, tha Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë.

Ankaraja ka dënuar gjithashtu edhe djegien e flamurit turk në një miting nga ekstremistët e Agimit të Artë në Athinë, duke kërkuar nga Athina zyrtare arrestimin e tyre.

“Flamuri ynë me yllin dhe hënën është krenaria jonë. Për flamurin japim jetën tonë dhe mobilizojmë të gjitha mundësitë tona”, tha më tej Binali Yildirim.

Deklaratat e kryeministrit turk vijnë vetëm disa orë pas mesazheve të presidentit grek drejtuar Ankarasë, në të cilat ka kërkuar prej fqinjëve të zbatojnë të Drejtën Ndërkombëtare dhe të respektojnë Traktatin e Lozanës, që u pasua nga përgjigjja e ashpër e Ministrisë së Jashtme turke.

E ndërsa në Athinë shtohen përpjekjet diplomatike për lirimin e dy ushtarëve grekë, që mbahen në burg nga autoritetet turke, orëve të fundit në Turqi janë shtuar retorikat ndaj Greqisë.

Dy udhëheqësit e partive të ekstremit të djathtë, “Bashkimi i Madh” dhe “Lëvizja e Nacionalistëve” kanë deklaruar përkatësisht se, “së shpejti ai flamur me gjysmëhënën që dogjën grekët do të valëvitet në qiellin e Athinës” dhe “do t’u mësojmë përsëri grekëve historinë, ashtu siç bëmë në vitin 1921”.

o.j/dita

March 7, 2018 20:25
Komento

5 Komente

  1. Arben March 7, 20:56

    Nuk mund te lejohet greqia te behet cerdhe e

    komplotisteve,

    Reply to this comment
  2. demo March 7, 23:08

    Greqia duke perdorur anetaresine ne BE,ka provokuar vazhdimisht Fqinjet.Ka krijuar tensione te njepasnjeshme me kufijte detare dhe tokesore.Be duhet te ndale kete shtet te llastuar te mos provokoje luftera sepse do te digjet vete.

    Reply to this comment
  3. K. M. Tusi March 8, 03:29

    Ende nuk i kane leshuar turqit ata dy ushtaret greke?!
    Qenkan pjerdhur fare, 3 here me shume se greket!

    Rama, mos u perzi me turqit! Kane luajtur mendsh me shume se greket.

    Reply to this comment
  4. Alban March 8, 16:22

    As më plas fare! Akoma nuk kanë ngordhur të dy?
    Neve të na lënë të qetë në rrugën tonë të vetshkatërrimit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*