FMN shtyn dhënien e këstit të tretë për Shqipërinë

September 11, 2014 12:34

FMN shtyn dhënien e këstit të tretë për Shqipërinë

Fondi Monetar ka shtyrë dhënien e këstit të tretë të borxhit për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për një shumë prej 26 milion euro.

Sipas Mapo-s, shkak për këtë ngecje janë pezullimi i negociatave në Bankën e Shqipërisë për shkak të arrestimit të guvernatorit

Ngjarjet e fundit në Bankën e Shqipërisë kanë lënë pezull negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e dytë të marrëveshjes e për rrjedhojë, një vonesë të paparashikuar në disbursimin e këstit të tretë të kredisë prej 26 milionë eurosh.

Misioni i FMN-së, i kryesuar nga Nadeem Ilahi, qëndroi për më shumë se dy javë në vendin tonë.

Mirëpo arrestimi i guvernatorit dhe një pjese të stafit të tij ka penguar takimet e parashikuara me Fondin për negociatat”, shkruan Mapo.

FMN deklaronte një ditë më parë, se do të vazhdojë negociatat me autoritetet shqiptare nga Uashingtoni.

 

September 11, 2014 12:34
Komento

13 Komente

  1. Sallakja September 11, 14:15

    F.M.N.
    Fondit monetar nderkombetar edhe po nuk ja kerkove
    ti jepe parate me “dhune”. Eshte krijuar qellimishte
    per te shkaterruar qellimishte.
    Vartesia ekonomike eshte vartesi politike.
    Cudi se Edi keto gjera i di, i ka studjuar ne gjimnaz,
    por sic duket do ti kete dale nga mendja.

    Reply to this comment
    • beni September 11, 14:53

      Bravo bravo i ke ren pikes ashtu sic esht realiteti, ne ukraine futen shamaten, sepse russia i dha doren ne 15 miljardat e para, por i binte qe ukrainasit te punonin per russine, prandaj fmn kerkonte ajo te perfitonte!

      Reply to this comment
    • nastradini September 11, 15:38

      O Sallake enveristi po as Enver Hoxha nuk guxonte te shrkuante brockulla te tilla per FMN-ne kur mbeti ne Dimrin e Vetmise se tij dhe kur kerkonte si cifuti ne shkretetire ndihma ekonomike per Shqypnine e familemntuar totalisht ne vitet e urise masive dhe te luftes per mbijetese te popullit shqyptar ne perudhen llahtar dhe horror 80-90. Por cfare flet keshtu more i paudhe? Po degjo ketu te tjeret dhe hidhur ne vendet perreth nesh qe te bindesh si jane vene ne radhe dhe presin me BYTHEN ndere ne deren e FMN-se per ndihma ekonomike apo per kredi te buta me interes bankar minimal, sic i morri edhe Edi Rama do kohe me pare, kur Sali Berisha e kishte zbrazur Buxhetin e Shtetit si nje CUNAM apokaliptik dhe Shqypnia kishte vetem disa dite jete per te paguar pagat dhe pensionet. Nje fjale e urte nderkombetare thote:

      DORA E ZGJATUR NUK KAFSHOHET!

      prandaj behu me i degjuar dhe mos kafsho doren e zgjatur te FMN-se dhe terrhiqi komentet-brockulla ne DITA se AMAN dhe BOLL me keto palacolleqe enveristesh.

      Reply to this comment
      • Sallakja September 11, 17:08

        Nastradin i thoncin.
        Ah more nastradin,sa gjera z’di ti……
        Pastaj,
        pse i etiketon njerezit komuniste ose jo komuniste ?
        Qe te kuptohemi,
        Mund te jeshe fare mire Ateo,
        edhe antikomuniste.
        Te lexoje shpesh, here pas here shkrimet e tua jane
        deri diku interesante. Dy difekte:
        1. Urrejtja ndaj komunizmit (mbase ke te drejte) nuk te le
        te arsyetosh i qete.
        2. Jo cdo gje qe predikon komunizmi eshte e gabuar

        Reply to this comment
        • nastradini September 11, 19:25

          Degjo or Mik ne DITA, kam pasur shume te njohur komuniste ne burgun e Enver Hoxhes ku me cuan vetem sepse babai yne intelektual me dipllome presitgjoze perendimore ne xhep donte te krjonte social-demokracine te tipit suedez ne vendin tone dhe e njihte ANTIKRISHTIN gjyrokastrit nga afer. Keta ishin komuniste te vertete te oreve te para te denuar sepse nuk deshen ne krye te Partise Komuniste shqyptare te ishte nje njeri tinzar dhe hileqar, pa shkolle dhe aventurier si Enver Hoxha, por qe diti me ndihmen e jugosllaveve dhe ruseve te kollofise Shqypnine tone duke e transformuar si nje CIFLIK personal te familjes se tij sadiste. Pra keta komuniste idealiste ne momente sinqeriteti nuk e shikonin nastradinin si ARMIKU i Kllases, por si nje Mik apo Shok i tyre dhe shpesh i bindeshin llogjikes intelektuale ne kushtet e terrorit enverist ne luften e perbashket per mbijetese. Kur nje dite erdhi ne burg vete enver Hoxha me shpuren e xhelateve te tij dhe e lagu me benzine dhe i vuri flaken nje mjerani komunist te rrethit te Miqve te nastradinit ate dite e mallkova komunizmin dhe i lutesha Zotit per ndeshkimin e ANTIKRISHTIT Enver Hoxha dite e nate.

          Sic e shikon MLLEFI i nastradinit per komunizmin dhe Enver Hoxhen nuk eshte i trasheguar, por i perftuar nga vuajtjet qe ka kaluar shume vite me pare.

          Reply to this comment
          • Nastradin efendiu September 11, 20:10

            More “nastrdini” si ore e ke harruar Bahri Omarin në koment. Mos bëj më budallallëqe të tilla se do të ta heqin titullin e beut!!? Prsh!

        • SEKRETARJA ..me floke te palara September 11, 19:53

          Po dhe ti sa gjera do mesosh ende dhe pse je komunist
          Je ende i parimit “dhe bar do hame po armikut nuk i gjunjezohemi ”
          Cfare te bejme ,te pranojme “dhunen” e armikut kapitalist FMN ,apo te hame bar ?? Si thoni ju shoku kamunist ??
          mos mu pergjigj se e kuptova …
          Jo cdo gje qe predikon komunizmi eshte e gabuar ..pra duhet te hani bar ….
          Me mungesen e ktij kesti nga FMN , kr i partise socialiste ,pasardhese e ish partise tende , u drejtua nga dragoi i verdhe dhe i kujtoi qe ne kemi qene miq me Mao Mjao Ce Dunin …historia perseritet ,mos e harroni
          Uroj qe ta kene marre seriozisht dhe ti japin ndonje lek, sado qe e pane me kemishe te zberthyer dhe me syze si kengetar i shpelar rroku .
          Nqs nuk merr ndonje lek andej ,duhet te vije ketu dhe te fusi ca ne burg ,ti tregoje “armiqve” qe e ka seriozisht me berjen e shtetit ,te vendosi sa me shpejt profesionistet ne krye te banges …sepse te garantoj qe ajo “dhuna” e tyre do jete asgje para dhunes se 1 milion kokepalareve qe histerikisht e votuan ….jo se dhe bar nuk ka me tani .
          Prandaj degjoje dhe lexoje me vemendje mikun Nastradin
          se jeni me keq se ne vitet 80 …ateher kishte vetem skllever …tani nuk e di me si vete halli …

          Reply to this comment
          • Sallakja September 11, 21:02

            Sekretare me floke cka.
            Leri budalliqet e komunizmit.
            Leksione antikomunizmi nuk ka nastradin
            e sekretare te mi japi mua. Une jam buke e vjeter.( cioè ne kuptim figuratv )
            Para pak kohesh tek rai 3 Report pashe nje emision qe fliste per F.M.N. Per mua nuk ishte novità, por i forcoi shume bindjet e mia per kete institucion.
            E ke su youtybe, shife.

            Poi, avendo fiducia su la tua “sensibile” intelligenza, so che mi darai ragione.

            Come quasi “sempre”

          • SEKRETARJA ..me floke te palara September 11, 21:48

            ahahahhahahahhahahahhaah
            buk e vjeter
            jemi ne nje udhekryq ,o te ngelemi ne dore te mafies ,pra bej sikur nxjerr nga qarkullimi monedhen e vjeter ,hedh monedhen e re dhe i perdor te dyja ,e kupton kte cfare dmth ??
            e kupton ti ,e kupton
            ose e leme ne dore te ca
            bankiereve profesionist F.M.N
            qe sigurisht lexojne se ku do jemi dhe per 50 vitet e ardhshem
            Ose rrime ne dore te klanit te trustit te geshtenjave dhe 150 vjetet e ardhshem
            …do zgjedhim te keqen me te vogel ,i dashur
            kapitalizmi nuk eshte sistemi perfekt por eshte ai me i miri qe kemi …ti si buk e vjeter duhet te jesh dakort me kete .
            Tani na duket enderr qendrimi ne BE
            por duke degjuar ne internet ,nje euro deputet kalibri si GODFREY BLOMM ,me erdhi paksa frike ,jo per vete jo ,se une nuk vdiqa nga komunizmi ,por per ate cfare po u leme femijeve .Intervista eshte ne anglisht ,po te shkruaj vetem nje pjese ,
            “Quando i popoli si renderanno conto di cosa siete , non gli servira molto tempo per prendere d’assalto questo parlamento ed impiccarvi .Ed avranno ragione .”
            Po ata jane 150 vjet demokraci perpara nesh
            ne nuk dime ende lexim ,kemi mesuar vetem kendim .Pra , F.M.N , eshte e keqja e vogel per kte vend te harruarr nga zoti {une jam ateo}.
            Non hai ragione , sepse si buk e vjeter ,je i parimit “te hame dhe bar ,po “armikut” nuk i gjunjezohemi ”
            Ne kte rast ,armiku jemi ne ,gjithmone keshtu ka qene .
            Mos ma trazo me NASTRADININ
            eshte Biblioteke e pacmuar !

  2. nastradini September 11, 14:31

    NJE REAGIM LLOGJIK QE PRITEJ NGA TE GJITHE

    Kur nje Guvernator Banke Qendrore si Fullani vjedh si magjyp hindie Thesarin e Shtetit si ne Shqypnine Komuniste, FMN-ja qe eshte Banka Qendrore e Pavarur e taksapaguesve te gjithe Botes mbare thote:

    PSE TA FINACOJME SHQYPNINE DHE QEVERINE E SAJ TE KORRUPTUAR QE LEKAT E BOTES TE IKIN DIREKT PER DHJAM QENI NE XHEPAT E POLITIKANEVE TE PAUDHE SHQYPTARE?

    Prandaj eshte krejt i llogjikshem REAGIMI i llogjikshem i FMN-se ne situaten e jashtezakonshme te krijuar ne vendin tone me arrestimin spektakolar te Guvernatorit Kusar Fullani.

    Nga ana tjeter mund te thuhet me goje plote se krejt i pallogjikshem eshte REAGIMI i qeverise aktuale te Edvinit, i opozites se Saliut dhe i Kuvendit te Likes me gjithe politiken tone lakmitare para ketij arrestimi spektakolar kur i dolen totalisht ne mbrojtje Fullanit me argumenta tejet qesharake shfajesimi njesoj sikur ta kishin bere me fjale paraprakisht ne nje mareveshje me dyer te mbyllura ne terrin e nates.

    Akoma me i pallogjikshem eshte REAGIMI i kryeministrit tone Edi Rama qe me t’u kthyer nga Gjermania Antikomuniste deri ne palcen e kurrizit ku kishte shkuar per te kerkuar ndihme financiare, me te zbritur nga avioni deklaroi se do te hidhte badiava 94 milion LEKA fringo te reja te lypura borxh kohe me pare nga FMN-ja per te darovitur fanatiket e enver Hoxhes dhe per te festuar me dajre dhe saze 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike me korrupsionin makaber pushtetar ne vendin tone SI ASKUND ne Bote.

    KY VEPRIM TEJET ALLOGJIK I EDVINIT DHE I QEVERISE ME TE VERTET I DHA FUND DURIMIT TE FMN-SE DHE DHE I KA BERE TE JENE ME TE KUJDESUR ME “MESALLEN ME DY FAQE ALBANEZE”

    Reply to this comment
  3. MOKO September 11, 14:42

    Qenke megjithe mend”NASTRADIN”.
    A e mesove o “Nastradin” se ato 9.5 miliad $ te tresferuara jashte Shqiperise,jane gjaku e djersa e brezave qe punuan ne kohen e diktatures,e qe nuk u vodhen atehere,por tani nga hajnat e demokracise?
    Ke te drejte per ato qe shkruan,por jo qe grabiteshin edhe para 90′ dhe askush nuk denohej.Me keto grabitje te bera nga kryshet e majte e te djathte,te ishte ajo kohe,nuk do kishte shtylla Tirana per ti varur?????? Kete liri,grabitje,e solli ekonomia kapitaliste e tregut,ku po vertetohet se NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK” Lexoje pak Bledi Manen sot,e do behesh Nastradin i vertete.

    Reply to this comment
  4. Perkthyesi September 11, 14:49

    I lodhur dhe me gishtat me kallo , duke luftuar per brenterine , ngelem me shprese qe italianet te na kthejne kuroren mretnore qe ne legalistet ja dhame vitorio emanueles qe ta ruante , dhe tani nuk kujtohen te na i sjellin.
    Prandaj me qe po vjene papa ishalla kujtohen te na idergojne.
    Jam une nastradin legalisti , qe nderova llagap , sepse me duhet te hidhem ne ilegalitet per te mbrojtur kauzen e floririt zogoll, nga qafe kuqet e panumert.
    Ju pershendes ne kembe , e dore ne zemer.
    Ju puth fort. Rrofte mbreti.

    Reply to this comment
  5. . September 11, 14:55

    ***************************************************************************************

    SOS, SOS, SOS, SOS, SOS ………

    FMN-ja shtyn dhenien e kestit “trete” Shqiperise per shkak te vjedhjes Bankes Shqiperise.

    ——————————————————————-

    Z.Rama,
    mbaj premtimin dhe urgjent mblidh Parlamentin per ndryshimin total te Drejtesise pasi BE-ja dhe Bota do nderpresin komunikimin me Shqiperine.

    *******************************************************************************************

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*