Arrestimi i Gjuriç/ Vuçiç para serbëve: Provokimi i terroristëve të ndihmuar nga Perëndimi

March 26, 2018 22:01

Arrestimi i Gjuriç/ Vuçiç para serbëve: Provokimi i terroristëve të ndihmuar nga Perëndimi

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Sigurinë, ndërsa arrestimin e Marko Gjuriç në Kosovë e ka cilësuar si provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët që po ndihmohen nga Perëndimi. Vuçiç i bëri thirrje popullit serb në Veri të Kosovës të qëndrojnë të qetë sepse, nënvizoi, “terroristët nuk do t’i bëjnë asgjë atyre”.

“Unë do t’ju njoh me provokimin brutal, aktin e marrëzisë dhe veprën penale që kanë kryer autoritetet e Prishtinës në Kosovë dhe Metohi. Është interesante që të gjitha mediat donin të na tregojnë ne faktin se Gjuriç nuk respektoi procedurat e dakorduara për hyrjen në Kosovë dhe u arrestuan”, shpjegoi Vuçiç dhe më pas lexoi në konferencë për mediat Marrëveshjen e Brukselit që i referohet procedurës për regjistrimin e hyrjes në territorin e Kosovës.

Ai deklaroi se urdhri i vetëm ishte të arrestohej Marko Gjuriç dhe kështu të poshtërohej Beogradi dhe se reagimi i Serbisë do të ishte politikisht.

Ai gjithashtu foli për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar se detajet e dialogut nuk do t’i japë publikisht.

“Serbia nuk duhet të jetë e frikësuar, nuk jemi aq keq sa disa njerëz mendojnë, por nuk duam të tregojmë forcën tonë. Urime për ju, heronj të mëdhenj, jeni shumë të fortë, por do të shohim në fund kur do të merrni një karton të kuq”, shtoi Vuçiç.

a.s/dita

March 26, 2018 22:01
Komento

3 Komente

  1. TLN March 26, 23:59

    Ptuuuu felliqesira sllave. Ju sollet varret masive e kampet e perqendrimit qe pas luftes se 2 te boterore dhe akuzoni shqiptaret per terroriste.

    Reply to this comment
  2. MH March 27, 00:40

    Po si mendon qe e drejtat e Brukselit te shkelet nga x shtet perendimor.Kur Brukseli ka ma se nji dekate qe kerkon ti shtroheni te drejtes nderkombetare per njohjen e te drejtave te shtetit te pa varun te Kosoves.Ti cdo dite po ban dua per t’iu bashkue BE.Tashti i kthehesh Rusit per lemosh.C’ka don te thote.Ma shume se paraqitesh,si element i dyshuem.Me hyrja ne BE nuk duhet te kesh lidhje sekrete me Putinin.

    Reply to this comment
  3. Sali o le le, o nene. March 27, 03:05

    Ky eshte transgjinor do ndonje cope sallam, mire do te ishte t’a provonte edhe vete, te shkoje te hyje ne Kosove pa leje.
    Me arrestimin e sotem kosovaret rrezuan mitin prej rere te krimineleve serb se mund te hyjne te dalin e te te bejne cfare te duan ne kete shtet sovran dhe i pavaruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim