Arrestimi i Kserës, Ristani: PD nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi

January 30, 2016 14:33

Arrestimi i Kserës, Ristani: PD nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të ish ministrit Spiro Ksera.

Arben Ristani, sekretar i përgjithshëm i PD-së tha se PD nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo hetim dhe akt të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin”, tha Ristani.

Ai i ka kërkuar prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar vetëm ligjin.

Ne inkurajojmë hetime të drejta dhe objektive, të pandikuara nga politika dhe veçanërisht nga nevoja që ka qeveria dhe kryeministri më i korruptuar në Ballkan, për të larguar vëmendjen nga hajdutëria masive që po bëjnë çdo ditë, në dogana, tatime, tendera, koncesione dhe privatizime”, tha Ristani.

January 30, 2016 14:33
Komento

3 Komente

  1. drejtesia January 30, 14:52

    Si keshtu mor Ben!!!!……Po lini njeriun tuaj ne balt????….Ju kete gje nuk e bete per Xhelon,i vajtet ne biruc dhe bete njeren qe te dilte!!!Keshtu bete dhe per Fullanin…….Apo e dini se te marten do dali nga biruca???….AH RE POPULL…….SHIHNI CFARE NJEREZISH VOTOJME PER TE NA UDHEHEQUR!!!!

    Reply to this comment
  2. MH January 31, 18:17

    Gallatat e PD nuk kane te sosur,aq ma teper kur kemi shume ustallare ne krye te PD qofshin ne diell apo ne hije.
    Me ti dal pija Ristangjiut,duke lene mejhanen e kthyer ne strofkullen e PD,do kujtohet qe lideri i shpirtit te tije,Berisha,e quajti politike arrestimin e Kseres.
    Mbesim ne pritje me motivin”Dallandyshe ktheu ndryshe”.
    Partiturat si ristangjite e PD do i nenshtrohen shkopit(hunit) te dirigjentit vicidolian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*