Diplomat false në Universitetin “Kristal”, reagon Ministria e Arsimit

March 7, 2018 17:31

Diplomat false në Universitetin “Kristal”, reagon Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, ka reaguar në lidhje me falsifikimin e diplomave në emër të universitetit të mbyllur prej disa vitesh, “Kristal” dhe arrestimit të pronarit të tij, Ahmet Muça.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ministria e Arsimit sqaron se, refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014.

“Ministria e Arsimit refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014, si rezultat i të cilit, u mbyllën 23 universitete, 22 privatë, 1 publik dhe 6 filiale.

Ju bëjmë me dije se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve.

Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve.

Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat, sipas kërkesës zyrtare.

Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat.

Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit.

Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.

Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon”.

o.j/dita

March 7, 2018 17:31
Komento

12 Komente

  1. Potrioti March 7, 17:58

    Po Harito nga kush univerditet e ka masterin. Ka.mundesi te na tregoje dikush.

    Reply to this comment
    • teni March 7, 19:13

      Ti o POTRIOT me siguri duhet te jesh nje nga ata te diplomuarit ne universitetin KRISTAL!!!!!!!! shenim :thuhet PATRIOT dhe lexohet po PATRIOT o POTRIOT.Per sa i perket Haritos sa ka shkolle ajo ti ske jete….

      Reply to this comment
  2. Arbeni March 7, 18:21

    Ha ha ha ha Hajduti therret “Kapeni hajdutin”
    Po diplome “Kristali” ka vete shoqe malokja Lindita Nikolla moreeeee… apo nuk e dini?

    Reply to this comment
  3. h March 7, 19:00

    Nuk ka mundesi të ndodhi kjo gjë në Shqipëri.
    Èshtë shpifje e ambasadorit amerikan i paguar
    nga kryministri i norjegs.

    Reply to this comment
  4. mirel March 7, 19:31

    Po he mo se duan te mbyllin Universitetin Shteteror se nuk kaloi kriteret e licencimit te ca anglezeve qe pruri Ramuti.
    Te tere universitetet private e kaluan.
    Ja ku dolen privatet dhe kriteret e Ramutit.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 March 7, 19:35

    Pse nuk fit ndjekje penale per 86 diplomat e fallsifikuara?

    Reply to this comment
  6. Arber I March 7, 19:51

    Ministria e Arsimit duhet te verifikoje te gjitha Doktoraturat e aprovuara prej saj, te cilat nuk kane gjetur rrugen e botimit te permbajtjeve te tyre. Ne Shqiperi nuk duhet te miratohen Doktoratura pa u bere publike nepermjet botimit te tyre.

    Reply to this comment
  7. info analitike March 7, 20:11

    Po edhe vete ministrja e arsimit ka diplome master Kristali, ku eshte problemi ketu?

    Reply to this comment
  8. Potrioti March 7, 20:19

    O teni Harito me shumice ka shkollen e partise si shoqja Lenka.

    Reply to this comment
    • Nga FSHN March 8, 03:54

      M. Harito ka mbaruar shkelqyer informatike, kur u hap kjo dege per here te pare ne Shqiperi, ne FSHN, ne 1984.
      Pra laj gojen para se te permendesh emrin e saj Potrioto.

      Reply to this comment
  9. !!!!! March 8, 00:30

    Sali largqofti ,e anti shqiptari ,i te gjitha koherave e shkateroi ket vend ,duke ndertuar e lejuar, universitete private ,shqiperia ,do e ndjej kete katrahure me shume me vone se sa si sot .
    Shikoni ,kush ka blere diplloma me leke ,pa shkuar as edhe nje dite te vetme ne keto fakultete . Rasti me flagrand eshte i deputetit te PS FATE VELAJ ka blere dipllome tek kristali ,pa shkuar as edhe nje dite . Ka punuar ne Austri ,ne keto vite ,dhe kete e e verteton roga qe ka mare ne Austri . Mire ka thene Konica i madh ,moj shqiperi te kam dhj..e ste kuptova as edhe nje here ??

    Reply to this comment
  10. perkthyesi March 8, 16:33

    Mendoj se eshte krejtesisht e pamundur qe te funksionoje ky universitet, pa perkrahjen e ndonje delenxhiu te madh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*