Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, u kapën me 180 kg drogë

September 29, 2016 17:15

Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, u kapën me 180 kg drogë

Gjatë natës së shkuar, policia italiane komunës së Aprilia në rajonin e Lacios ka ekzekutuar një operacion antidrogë. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, një spanjoll si dhe 3 italianë.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Adriana Gjoka 30 vjeçe dhe Dorian Kasemi 27 vjeç. Ndërkohë policia ka njoftuar se ka sekuestruar 130 kilogramë hashash dhe 50 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte e fshehur mes ngarkesës me kashtë në një kamion me targa spanjolle. Policia italiane ka sqaruar se lënda narkotike ishte e konfeksionuar me letër alumini dhe në çanta të mëdha të zeza. Gjithashtu u sekuestruan dhe 50 mijë euro kesh. “6 personat janë arrestuar në periferi të qytetit të Aprilias e ka qenë shoqërimi i kamionit nga ana e 3 automjeteve që ka shkaktuar dyshimin e forcave italiane të rendit”, shkruajnë mediat italiane.

Shtetasja shqiptare, Adriana Gjoka udhëtonte me një automjet tip “Opel”, ndërsa 5 personat e tjerë me dy automjete të tipit BMW e “Golf”. Policia ka shtuar se shkëmbimi i drogës nisi të kryhej në një zonë industriale të Aprilias, ku 6 personat u arrestuan në flagrancë nga forcat italiane të rendit. Ndërkohë akuza ndaj tyre është “Trafik ndërkombëtar i lëndës narkotike”.

September 29, 2016 17:15
Komento

1 Koment

  1. ??? September 29, 17:41

    130 kilogramë hashash dhe 50 kg marijuanë. = me 180 KG kanabis!!! 50 mijë euro kesh = me 50 mijë euro to mos kesh!!!
    Hajde rrumpalle gjuhesore hajde!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*