Arrestohen policë serbë të Kosovës, Vuçiç vë në gatishmëri ushtrinë

May 28, 2019 09:03

Arrestohen policë serbë të Kosovës, Vuçiç vë në gatishmëri ushtrinë

Një aksion i gjerë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Policia e Kosovës.

Nga ky aksion i policisë janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30.

Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Operacioni është zhvilluar në 4 komunat me shumicë serbe.

Ndërhyrja po zhvillohet nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, nën asistimin e njësive të tjera përkatëse, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës), mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

Sipas mediave kosovare operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës.

Ata dyshohen për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal”, “kontrabandë mallrash”, “shpërdorim të pozitës zyrtare”, “dhënie ryshfeti”, “tregti e ndaluar” etj..

Një alarm që përdoret nga serbët e veriut e që përdoret për tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë që të jenë mbledhur.

Alarmi u dëgjua edhe një orë më pas.

Ndërkohë, pas aksionit të policisë së Kosovës, në Beograd Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka “hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

Nga ana tjetër kryeministri Haradinaj ka njoftuar se aksioni i sotëm policor ka të bëjë vetëm më zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër, pasi targeti ishin persona të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Haradinaj u bën thirrje serbëve në Veri të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë ligjin.

“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, shkruan Haradinaj.

l.h/ dita

May 28, 2019 09:03
Komento

6 Komente

  1. Dulla May 28, 10:07

    Si ky kryeminister i duhet edhe shqikareve te shqiperise ! Ramushit jam une i pari qe do tha jap voten menjehre

    Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur May 28, 10:28

      Është një patriot që ta imponon respektin. .po jam me parafolësin dulla Ramushi i duhet Shqipërisë mbase i fut në vathë duke filluar nga meta e me radhë. .po nuk qe patriot nuk e çon dot përpara vendin tënd ..po qe hajdut si meta apo hundmiell si ‘rilindasi’ normalisht që do ta katandisësh vëndin

      Reply to this comment
      • Titi May 28, 12:19

        Doja te ishte e vertet kjo qe thate por per fat te keq Rrambo e ka vaj me opoziten e korruptuar shqiptare e sidomos me Meten!

        Reply to this comment
  2. Arben May 28, 12:35

    Politikanet e vertete, te serbeve te kosoves, qe duan drejtesi dhe zhvillim, vucic I ekzekutoi, keshtu qe hapi I duhur I organeve te kosoves eshte neutralizimi I krahut kriminal te vucic ne kosove.

    Reply to this comment
  3. Dritan Shkaba May 28, 13:39

    Duhet kuptur qarte, kush punon dhe vepron ne dobi te atdheut te vet, ai duhet te vleresohet e te mbeshtetet me te gjithe forcen, Kosova tashme eshte ne rrugen e ecjes drejt zhvillimit e perparimit, me gjithe pengesat ajo bashke me Shqiperine dhe e mbeshtetur nga ShBA dhe BE do te shkeputet perfundimisht nga e kaluara dhe nga pushtuesit serb. Respekte per President Hashim Thaci qe me durim e kembngulje po menaxhon e drejton me pjekuri situaten ne Kosove.

    Reply to this comment
  4. Adih May 28, 15:27

    Bravo zoti Hajredinaj. Je nje patriot i vertete .Po te bashkohej kosova me shqiperine une do te votoja zoti Hajredinaj per kryeminister ,me gjithe se jam Tirons..E vertetoj kete vetem me nje shembull .Meta Presidenti i zgjedhur direkt nga Rama ,duke i vene ne rresht per nje te gjithe deputet muter te PS votuan Meten per president . 4 viktimat e 21 Janarit u sharruan vetem per vidion e I. Metes ,ku Rama perfitoi nga rasti ,ngrohu bythet ne karrigen e kryeministrit dhe me vone viktimave i ktheu kurrizin . Pra ndryshim e madh .midis Hajredinajt e Rames ,pardesy bardhit te Ramiz Alise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim